S A 2019-04-21T09:46:10+02:00 Të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë, përveç vendvotimit 2344 në komunën e Studeniçanit, pasi personi që e ka pasur çelësin e atij vendivotimi, ka refuzuar që ta hapë derën. Këto janë informacionet e para, nga vëzhgimi i MOST në terren. Asociacioni qytetar MOST procesin e votimit gjatë ditës së sotme do ta monitorojë me 1500 vëshgues, të cilët do jenë prezent në 1160 vendvotime. Preskonferenca e ardhshme, nga MOST, pritet të zhvillohet në orën 11:00. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-04-21T09:35:07+02:00 Procesi i votimit në Komunën e Çairit po rrjedh qetë dhe pa probleme të theksuara. Të gjitha vendvotimet në këtë komunë janë hapur me kohë. Deri ën këto momente nuk është riregjistruar kurrfarë incidenti. [embedded content] Loading…
S A 2019-04-21T09:29:23+02:00 Procesi i votimit në shkollën “Dituria” në Saraj po rrjedh pa probleme dhe materialet zgjedhore janë dorëzuar në kohë. Në orën 07:00 janë hapur vendvotimet dhe deri tani nuk eshte raportuar për ndonjë problem apo incident. Deri në orën 09:00 nuk ka qenë shumë i lartë numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës, por pritet që në orët në vazhdim i njëjti të rritet. Evi Shkopi Loading…
Alsat 2019-04-21T09:11:59+02:00 Në qendrën e votimit, pranë shkollë fillore Kole Nedellkovski në Komunën Qendër procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe pa incidente. Vendvotimet janë hapur në kohë, pra në ora 07:00 dhe i gjithë materiali zgjedhor ka qenë i dorëzuar me kohë. Qytetarët për Televizionin Alsat thanë se procesi i votimit ka qenë i qetë dhe se nuk kanë hasur në probleme. Edhe pse ende është herët, në këtë qendër votimi shihet një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët realizojnë të drejtën e tyre të votës. Loading…
Alsat 2019-04-21T08:59:01+02:00 Në kohë dhe në atmosferë të qetë sot në mëngjes në ora 7 janë hapur 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ku filloi votimi për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë s Veriut. Ndërkohë vëzhguesit e Organizatës Joqeveritare “Civil”, kanë raportuar vonesën prej 5 minutash të disa qendrave të votimit, që nuk pritet të ndikoj në procesin të votimit. Raportohet se rrjedha e votimit deri në këto momente është e qetë. Loading…
S A 2019-04-21T08:38:26+02:00 Me kohë ka filluar votimi në komunat Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan të Vjetër, informuan kryetarët e Komisioneve komunale zgjedhore. Në Kumanovë sot votojnë 86.009 votues, në 167 vendvotime, informoi Zvonimir Nikollovski, kryetar i KKZ Kumanovë. Në Likovë, votojnë 25.363 qytetarë në 36 vendvotime, informoi kryetari i KKZ Lirim Jashari. Votimi ka filluar me kohë edhe në Nagoriçan të Vjetër, informoi Dragan Jovanovski kryetari i KKZ-së. Në këtë komunë të drejtë vote kanë 3,329 qytetarë, të cilët votojnë në 38 vendvotime. Loading…
Alsat 2019-04-21T08:32:20+02:00 Katolikët sot festojnë festën më të madhe krishtere, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët. Tradicionalisht në Maqedoni, shënimi qendror me rastin e festës u mbajt mbrëmë në Kishën katolike “Zemra e shenjtë e Jezuit” në Shkup, ku u mbajt liturgji për Pashkët. Peshkopi i Shkupit dhe ekzarku apostolik në Maqedoni, Kiro Stojanov, besimtarëve u dërgoi porosi me rastin e Pashkëve. Loading…
Alsat 2019-04-21T08:19:22+02:00 Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë zgjedhjet me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1,160 vendvotime. “Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do të ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, MOST do të vendosë 100 ekipe mobile, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e votimit ku MOST nuk ka vëzhgues statikë. Përveç kësaj, 80 vëzhgues do të monitorojnë punën e komisioneve zgjedhore komunale dhe do të monitorohet edhe puna e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve”. Gjatë ditës së…
S A 2019-04-21T08:13:46+02:00 Qytetarët e Maqedonisë së Veriut sot votojnë për presidentin e ri. Mbi 1.8 milionë votues do të përzgjedhin mes tre kandidatëve: Stevo Pendarovski – kandidati i LSDM dhe i përbashkët me partitë e koalicionit qeveritar, Gordana Siljanovska Davkova është kandidatja e mbështetur nga partia opozitare maqedonase dhe Blerim Reka si kandidati i vetëm shqiptar i pavarur, por që mbështetet nga partitë opozitare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa. Fushata për zgjedhjet presidenciale është karakterizuar si më e qetë dhe ndryshe nga të mëparshmet. Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese…
S A 2019-04-21T08:01:03+02:00 Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është plotësisht e përgatitur që të sigurojë një atmosferë të denjë dhe të sigurt, në të cilën çdo qytetar i yni do ta realizojnë të drejtën e votës. Nga MPB-ja thonë se në pajtim me kompetencat e tyre, e ndjekin të gjithë procesin, me qëllim që dita e votimit të kalojë në një situatë të qetë, pa pengesa dhe në mënyrë dinjitoze siç i ka hije një shoqërie të lirë dhe demokratike. Theksojnë se me vendosmëri dhe pa kompromis do të parandalojnë çdo tentativë për çrregullimin e procesit zgjedhor pavarësisht…
S A 2019-04-21T07:49:26+02:00 Sot mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, më shumë se 904.066 vota.Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë. Raundi i dytë i…
S A 2019-04-21T07:44:30+02:00 Me zgjedhjet presidenciale sot do të mbahen edhe zgjedhjet lokale të parakohshme për kryetar komunash në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë. Sipas listës përfundimtare të KSHZ-së, për këto zgjedhje të parakohshme lokale në Ohër të drejtën votës e gëzojnë 52.303 qytetarë, në Dibër 18.625 dhe në Novo Sellë 11.365 persona. Loading…

