Alsat 2019-04-20T13:19:40+02:00 Në fshatin Misleshevo të Strugës, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, janë shfaqur parulla me mbishkrimet BOJKOTO-VERIUN, të varur në rrugët e fshatit. Po ashtu mesazhe me të njëjtat përmbajtje janë gjetur edhe të shkruara nëpër mure dhe rrugë të këtij fshati. Sektori i Punëve të Brendshme të Ohrit ka bërë të ditur se rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm, stacioni policor në Strugë është njëdtuar se në një shtyllë telefoni në afërsi të shkollës fillore “Jonce Krezhoski” në këtë fshat janë gjetur shkrime propagandistike për zgjedhjet e nesërme presidenciale. Nga Policia njoftojnë se janë marrë të…
Author: almakos
Alsat 2019-04-20T12:52:33+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë sot në orën 12:00 edhe daljen e parë për ygjedhjet Presidenciale, që kanë filluar sot me të burgosurit dhe personat e paaftë, trupet diplomatike që punojnë jashtë etj. Sipas zëdhënëses së KSHZ-së, me të drejtë vote në këto zgjedhje presidenciale janë 1 808 131 votues. Ditën e sotme janë hapur votimet në 32 vendvotime konsullore jashtë vendit ku gjithsej të drejtë vote kanë 1 781 votues jashtë vendit. Vendvotimet konsullore në SHBA dhe Kanada nuk janë hapur akoma për shkak të orës legale. Në 13 vendvotime nëpër entet përmirësuese-ndëshkuese të drejtë vote…
Një person është gjetur pa shenja jetë të premten rreth orës 23:35 në fshatin Baballoq, në Deçan. Në një njoftim për media nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Tutje thuhet se njësitet policore të stacionit policor në Deçan, së bashku me mjekun kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes. “Me datën 19 prill 2019 rreth orës 23:35, Policia është informuar se në fsh. Baballoq në shtëpin e ankusit, tani viktima E.H. (i lindur) 1998 m/k/sh, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete, vdekjen e…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë shpreh unitetin shtetëror dhe përfaqëson vendin në skenën politike ndërkombëtare, ndërsa të drejtat dhe detyrat e tij i ushtron në bazë të dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve. Presidenti zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta, me votim të fshehtë. Mandati presidencial zgjat pesë vite, duke filluar nga dhënia solemne e betimit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për President të Republikës i njëjti person mund të zgjidhet më së shumti dy herë. Presidenti duhet doemos të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë, në zgjedhje të jetë së paku në moshën 40 vjeçe.…
Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar disa qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë 1.31 gram, marihuanë 1.70 gram, dhe kokainë 0.38 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë në peshë 0.36 gram. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga një person tjetër. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:30, në Pejë. Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti pas pranimit te tretmanit mjekësor është liruar. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-20T10:19:17+02:00 Nesër duhet të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski. Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili ka fituar shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, gjegjësisht 904.066 vota. Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë. Raundi i dytë i votimit mbahet në…
Një person është arrestuar pasi ka kanosur një person tjetër duke i uzurpuar pronën e tij. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10, në Klinë. Sipas raportit të policisë, i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-20T10:13:03+02:00 Për zgjedhjet e gjashta presidenciale dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë që duhet të mbahen nesër, votuesi mundet vetëm njëherë të paraqitet në vendvotim për realizimin e të drejtës së votës. Votuesi merr një fletëvotimi për zgjedhje të presidentit, ndërsa në tre komunat edhe një fletëvotimi vetëm për zgjedhjen e kryetarit të komunës, duke pasur parasysh se këshillat janë përbërë në zgjedhjet e rregullta lokale. Në komunat Ohër dhe në Dibër zgjedhjet për kryetar janë shpallur për shkak të vdekjes së papritur të Jovan Stojanvskit dhe Ruzhdi Latës, ndërsa në Novo Sellë do…
Prej pavarësisë së Republikës së Maqedonisë në kolltukun presidencial u ulën katër presidentë. Presidenti i parë Kiro Gligorov dhe ai aktual Gjorge Ivanov postin presidencial e kanë ushtruar në dy mandate, ndërsa nga një mandat kishin Boris Trajkovski dhe Branko Cërvenkovski. Kiro Gligorov, presidenti i parë i RM-së (1991-1999) Presidenti i parë i Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov është i lindur më 3 maj të vitit 1917 në Shtip. Gligorovi është zgjedhur President i Republikës së Maqedonisë më 27 janar të vitit 1991 nga Kuvendi i Maqedonisë, kur mori mbështetjen e 114 prej gjithsej 119 deputetëve të pranishëm,…
Alsat 2019-04-20T09:26:58+02:00 Komuna e Hanit të Elezit dhe Komuna e Gazi Babës nga Shkupi pajtohen që në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë të konkurrojnë me projekt të përbashkët në fondet e IPA-së për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore. Ky pajtim doli nga takimi ndërmjet Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma me Sasho Trajkov, Udhëheqës i Sektorit për Zhvillim Ekonomik Rajonal dhe Ardian Marku, Konsulent për IPA-Asistencë Teknike. Dy palët e vlerësuan në interes të përbashkët aplikimin në këto fonde duke pas parasysh mundësinë që përmes këtyre fondeve të realizojnë projekte që…
Alsat 2019-04-20T08:30:42+02:00 Sektorët për punë administrative do të punojnë të shtunën dhe të dielën, respektivisht më 20 dhe 21 prill të vitit 2019, si dhe më 4 dhe 5 maj të vitit 2019, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nga ky dikaster theksuan se të gjitha kërkesat për dhënie të letërnjoftimeve (të dëmtuar, të humbur, apo të vjedhur), sipas procedurës ligjore, do të lëshohen urgjentisht në të gjitha Sektoret rajonale për punë administrative pranë MPB-së edhe atë vetëm nëse parashtruesi nuk posedon dokument identifikimi biometrik. Loading…

