Alsat 2019-04-20T08:15:27+02:00 Në mesnatë përfundoi fushata zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe për zgjedhjet e parakohshme lokale që do të mbahen në komunat e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës dhe fillon heshtja zgjedhore. Sot, një ditë para zgjedhjeve, të drejtën e votës mund ta realizojnë 1.640 persona në burgjet e vendit dhe persona që janë në arrest, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit, si dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar të cilët këtë e kanë kërkuar nga komisionet komunale zgjedhore. Personat e zhvendosur brenda vendit votojnë në strehimoret ku strehohen, të sëmurët dhe personat me aftësi të kufizuara në…
Author: almakos
Alsat 2019-04-19T20:50:12+02:00 Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu deklaroi sot se Rumania mirëpret anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Melescanu, i bëri këto komente në konferencën për shtyp pas takimit trepalësh të ministrave të jashtëm të Turqisë, Polonisë dhe Rumanisë, në Ankara. “Mbështesim politikat e dyerve të hapura të NATO-s. Në drejtim të realizimit të këtij synimi mirëpresim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO”, u shpreh ai. Ai ndër të tjerat tërhoqi edhe vëmendjen në rëndësinë e sigurisë dhe stabilitetit të rajonit Euroatlantik. Rumunia mban presidencën e radhës së Bashkimit Europian (BE)./ATSH Loading…
Stacioni i autobusëve në Prishtinë përmes një njoftimi për media, thekson se drejtori i këtij stacioni, Luan Hoti, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës. Në njoftimi, thuhet se arsyet e arrestimit të drejtorit është sjellja arrogante dhe sulmi ndaj disa punëtorëve dhe se i njëjti tani gjendet në stacionin policor jugu në Prishtinë. Mirëpo sipas Policisë së Kosovës, nuk ka pasur ndonjë sulm. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Telegrafin se sot në stacionin policor janë intervistuar dy persona lidhur me një mosmarrëveshje që kanë pasur palët në vendin e tyre të punës. “Sot…
Alsat 2019-04-19T19:13:45+02:00 Numri më i madh i ngacmimeve ndaj grave në internet ndodh në rrjetet sociale dhe qeveritë duhet të marrin seriozisht në konsideratë kuadrin ligjor për ndalimin e ngacmimit përmes internetit, tha sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunim Rajonal (RCC), Majlinda Bregu. “Numri më i madh i ngacmimeve ndaj grave në internet po ndodh në rrjetet sociale dhe këto rrjete përdoren çdo ditë nga 45 për qind e qytetarëve të Evropës Juglindore. Qeveritë duhet të marrin seriozisht kuadrin ligjor për të ndaluar ngacmimet në internet pa kompromentuar lirinë e fjalës”, tha Bregu. Përmes një komunikate ky Këshill kujton…
Alsat 2019-04-19T15:56:26+02:00 Ideja e kryeministrit Zaev që në rast mos-arritjes së censusit, presidenti të zgjidhet në parlament ose të hiqet censusi, kundërshtohet ashpër nga kreu i opozitës Hristjan Mickoski. Në rast se vjen deri te ndryshimi i Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit, Mickoski druan se do të shkelet vullneti i popullit dhe se zgjedhja e kryetarit do të shndërrohet në pazare të ulëta politike. Ky është një skenarë për suspendimin e vullnetit të qytetarëve, shkatërrimin dhe pezullimin e të drejtës së qytetarëve që drejtpërdrejtë në zgjedhje të rregullta ta zgjedhin presidentin e tyre. Dihet mirë se kush e ka shumicën…
Alsat 2019-04-19T15:53:27+02:00 Ish-drejtori i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov sot në sallën e gjyqit e mori në pyetje informatorin Zvonko Kostovski, i cili i nxori “bombat” nga policia sekrete dhe është dëshmitar kryesor i Prokurorisë Speciale Publike në rastin “Target-Fortesa”. Me pyetje të përgatitura paraprakisht të shkruara në disa fletë, Mijallkov u përpoq ta diskreditonte dëshminë e Kostovskit. Ai e pyeti nëse kishte parë ose dëgjuar për kërkesën e drejtorit të DSK-së, që ti ndjekë komunikimet e një personi të caktuar, për të cilën Kostovski u përgjigj se nuk i kujtohej. Mijallkov gjithashtu pyeti edhe për emrat e…
Alsat 2019-04-19T15:47:17+02:00 Sonte në mesnatë fillon heshtja zgjedhore dhe deri të dielën në ora 19:00 kur mbyllet votimi, nuk duhet të ketë aktivitete propaganduese në terren dhe media. Gjatë ditës së shtunë duhet të votojnë rreth shtatë mijë qytetarë. Nga KSHZ, thonë se i kanë përfunduar të gjitha parapërgatitjet. “Komisionet komunale gjatë ditës së nesërme do ta distribuojnë këtë material në Këshillat zgjedhor, gjithashtu do të votojnë edhe personat e sëmurë dhe të paaftë të cilët janë paraqitur në afatin e duhur kohor deri tek KKZ-të dhe kërkesat e të cilëve janë të miratuara. Do të votojnë gjithashtu edhe votuesit…
Alsat 2019-04-19T15:42:18+02:00 Dy gjykime dhe marrje në pyetje në Prokurorinë e krimit të organizuar. Mile Janakieski sot kishte orar të ngjeshur. Pasi u anulua procesi për lëndën “TNT” përkatësisht prishjen e objektit të biznesmenit Fijat Canoski, ai shkoi në gjykim për rastin “Shuplakat” në Qendër. Seanca u mbajt vetëm një orë pasi Janakieski duhej të merret në pyetje nga prokurorët, i dyshuar si një nga organizatorët e hyrjes së dhunshme në ngjarjet e 27 prillit. Edhe pse Gjykata Penale dhe Prokuroria janë afër vetëm 100 metra, Janakieski në bisedë u dërgua me furgon policor për shkak të masës së arrestit…
Alsat 2019-04-19T15:38:35+02:00 E vonuar dhe e pasuksesshme është reforma në administratë me të cilën punonjësit e tepërt i ofrohen sektorit privat. Ky është qëndrimi i profesorit Borce Davitkovski, i cili druan se qeveria me këtë veprim mund të humbasë edhe atë kuadër i cili me të vërtetë vlen dhe për një pagë më të lartë të transferohet në sektorin privat. Punonjës të vërtetë në administratë janë rreth pesë mijë, thotë profesori, dhe atje ka mungesa të caktuara të kuadrit, megjithëse në sektorin publik ka një tepricë të madhe. Do të mbeten thënë kushtimisht “ngjitës të pllakateve” të cilët edhe ashtu…
Alsat 2019-04-19T15:34:38+02:00 Kandidati për President, Stevo Pendarovski fushatën parazgjedhore e fokusoi në konceptin e integrimeve Euro-Atlantike. Ai gjatë fjalimeve të tij nëpër tubime, ardhmërinë e vendit e ka ndërlidhur me opsionin e vetëm për të votuar atë, duke i thënë elektoratit se e kanë amanet që Maqedoninë e Veriut të anëtarësojnë në familjen Evropiane. Nuk do të jetë dallimi vetëm në emër e mbiemër Stevo apo Gordana. Në esencë ju të gjithë duhet të zgjedhni konceptin që e çon Maqedoninë drejt Evropës, për konceptin që na drejton kah bota e zhvilluar, ku shanset janë më të mëdha. Dhe varianti i…
Alsat 2019-04-19T15:22:17+02:00 Nga viti në vit po humbet interesimi për shumë drejtime profesionale në arsimin e mesëm. Mes faktorëve që nënvizojnë përfaqësuesit e shkollave të mesme është ulja e numrit të nxënësve në ciklin fillore dhe shpërngulja drejt shteteve perëndimore. Për të nxitur nxënësit drejt edukimit profesional, shkolla e mesme “Dimitar Vllahov” organizoi ditë të hapur dhe promovoi drejtimet që këtë vit janë paraparë me konkurs si: shërbime profesionale, drejtimi i grafikës dhe profesione kimike-teknologjike me arsim tre dhe katër vjeçar. Për drejtimin e grafikës çdo herë nga pala shqiptare është shfaqur më pak interes. Mirëpo, çdo herë në konkurs…
Alsat 2019-04-19T15:12:21+02:00 Vaksinimi në terren kundër fruthit do të fillojë të hënën për të gjithë fëmijët e pa vaksinuar, ndërsa shtëpitë e shëndetit që tashmë janë të përgatitura, një gjë të tillë do ta bëjnë duke filluar që sot. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel shtetëror ka arritur 45%, por që imuniteti kolektiv të rritet kjo përqindje duhet të jetë 97%, tha ministri shëndetësisë, Venko Filipçe. Shpresoj se të gjithë do t’u përmbahen masave që kemi vendosur për parandalimin e epidemisë në të gjithë territorin. Ose njerëzit do të vaksinohen ose kanë rrezik potencial që të sëmuren nga…

