S A 2019-04-21T07:39:54+02:00 Qytetarët sot në ditën e mbajtjes së rrethit të parë të Zgjedhjeve presidenciale 2019 dhe zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë do të mund të paraqesin çfarëdo lloj shkelje të së drejtës së votimit në linjën falas telefonike 0800-54321 e cila do të jetë në funksion nga ora 7:00 deri në orën 19:00 në zyrën e Avokatit të Popullit. Siç kumtojnë nga zyra e Avokatit të Popullit, të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit në: Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe në…
Author: almakos
S A 2019-04-21T07:33:19+02:00 Është zhvilluar pa probleme dhe pengesa votimi në institucionet ndëshkuese-përmirësuese në vend. Në 13 INP të drejtë vote kanë 1.640 persona, prej të cilëve numri më i madh në INP Burgun-Shkup. Deri në orën 11 ditën e djeshme kanë votuar 67 të burgosur, ndërsa tre nuk kanë votuar, sepse nuk kanë qenë në listën zgjedhore. Zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçeska, në pres konferencën e sotme, njoftoi se të gjitha vendvotimet janë hapur në kohë dhe se votimi në burgje po zhvillohet pa probleme. Loading…
Alsat 2019-04-20T20:06:32+02:00 Qendra për Liri, CIVIL inkurajon të gjithë qytetarët që të raportojnë parregullsitë e çdo lloji. Presionet, kërcënimet, shantazhet, korrupsionin, ryshfetin, keqpërdorimin e resurseve publike apo pozitës zyrtare, thyerjen e heshtjen zgjedhore, punën e paligjshme të administratës zgjedhore, agjitacionin e propagandën, gjuhën e urrejtjes, lajme të rreme, probleme me listat e votuesve, respektivisht gjithçka që qytetarët mendojnë se nuk është në pajtim me botëkuptimin e tyre për zgjedhjet e lira, të drejta dhe demokratike, mund t’i raportojnë në CIVIL. Siç citojnë nga CIVIL-i në njoftim, raportimet mund të bëhen çdo ditë, në faqen e internetit Zgjedhje të lira, me…
Një person i moshës 32 vjeçare me inicialet F.K. është arrestuar në rrugën ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, pasi i njëjti ka kanosur me armë të gjatë viktimën i cili po kalonte në atë rrugë. Sipas Policisë, derisa viktima së bashku me një person po kalonte rrugës me veturën e tij në rrugën ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, aty ishte duke i pritur një person i dyshuar me veturë të ndaluar anash në rrugë. “Sipas viktimës i dyshuari në dorë mbante armën e gjatë, më pas ka dalë para veturës së viktimës duke i ndaluar, i afrohet tek dritarja e mjetit dhe…
Një aksident komunikacioni ka ndodhur të shtunën, në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në dalje të Sllatinës. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:00. Përveç dëmeve materiale, nuk dihet nëse ka të lënduar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Telegafi ka tentuar të flasë me policinë, por nuk mundur të marrë përgjigje.
Alsat 2019-04-20T16:24:18+02:00 Të mbyllur në qeli, por me shpresë për një të ardhme të ndritur, sot votuan të burgosurit në burgun e “Idrizovës”. Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim. Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale. Ata për TV Alsat, shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre. [embedded content] Tash, votimet të jenë korrekt, të kalojnë pa incidente. Të votojmë, kush do që është president le të mendojë edhe…
Alsat 2019-04-20T16:18:34+02:00 Asociacioni qytetarë Most zgjedhjet e nesërme presidenciale do t’i ndjekë me mbi 1500 vëzhgues. Me përzgjedhje të rastësishme ata do të shpërndahen në 1160 vendvotime me çka do të mbulojnë një të tretën e vendvotimeve në vend. Vëzhguesit e MOST janë statik dhe do e ndjekin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përveç kësaj, MOST do të shpërndajë edhe 100 ekipe mobile në terren të përbëra nga dy vëzhgues të cilët do të shërbejnë për mbështetje logjistike të vëzhguesve statik dhe kohë pas kohe do t’i mbikëqyrin vendvotimet ku MOST nuk ka vëzhgues statik. Në mënyrë plotësuese, 80…
Alsat 2019-04-20T16:01:30+02:00 Dikur auto- kamp elitar ndërsa sot tmerr i vërtetë. Kështu duket kampi i pushimit “Treska” në Strugë. Infrastrukturë tërësisht e shkatërruar, shtëpiza druri të thyera, rimorkio të shkatërruara apo të vjedhura dhe nyje të prishura sanitare. Dikur vendi i preferuar i shumë mysafirëve vendor dhe të huaj, i ndërtuar në vitin 1976, sot është vetëm një kujtim i tranzicionit të rëndë dhe të dhimbshëm. Përderisa bregu i Ohrit dhe Strugë ballafaqohet me ndërtimin e objekteve të reja dhe shkatërrimin e ambientit jetësor, disa kapacitete të vjetra turistike po shkatërrohen. [embedded content] Nga kohërat e mira, tani kanë mbetur…
Alsat 2019-04-20T15:56:46+02:00 Shkollat e mesme profesionale tashmë kanë hyrë në garë se kush do të pranojë numër më të madh të semimaturantëve, përkatësisht nëse do të plotësojnë numrin e nxënësve të paraparë me konkurs. Përfaqësuesit e shkollave kanë nisur prezantimet para nxënësve për t’i njoftuar me drejtimet dhe kushtet për mësim. Në shkollën fillore “Adem Jashari” takuam përfaqësuesit e shkollës profesionale “Boro Petrushevski” që për vitin e ri shkollor 2019-20 ka paraparë 3 drejtime me 5 paralele dhe atë: drejtimi i komunikacionit, makinerisë dhe elektroteknik. Dy drejtime hapen në sferën e komunikacionit, teknik për komunikacion rrugor dhe drejtimi i shpedicionit,…
Alsat 2019-04-20T15:53:49+02:00 Motivimi kryesor që për 20 vjet të kontrollohen 650 000 fëmijë për lidhshmërinë e vaksinës MRP me autizmin e studiuesve danezë ishte të tejkalohen mitet kundër vaksinave. Këtë në një intervistë për “360 gradë”, e thotë autori kryesor i studimit të bërë në Institutin Statens Serum në Kopenhagë, Anders Hvid. Me ndihmën e regjistrit kombëtar danez, ata nxorën të dhënat të lindurve në vitin 1999, duke përfshirë vitin 2010, dhe më pas i kanë krahasuar të dhënat. Nuk janë marrë parasysh vetëm 6 000 fëmijë të lindur në atë periudhë për shkak se kanë vdekur para kohe, janë…
Alsat 2019-04-20T15:44:47+02:00 Votimi për zgjedhjet presidenciale për të plogështit, të sëmurët, të ndaluarit dhe të burgosurit po vijon pa asnjë problem, deklaruan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Votohet në 13 burgje ku të drejtë vote kanë 1.640 të burgosur. Në shtëpitë e tyre votojnë 3,539 votues, si dhe 12 persona që janë në arrest shtëpiak. Diaspora voton në 32 konsullata diplomatike. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se zgjedhjet presidenciale janë interesante edhe për vëzhguesit si për ato vendas ashtu edhe për ato të huaj, por edhe për ekipet e gazetarëve nga jashtë- deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së. Nga Komisioni Shtetëror…
Alsat 2019-04-20T14:18:30+02:00 Asociacioni qytetar MOST do të monitorojë zgjedhjet e nesërme me më shumë se 1 500 vëzhgues. Në 1 160 vendvotime, të përzgjedhura sipas një mostre të rastësishme dhe përfaqësuese, do të vendosen po kaq vëzhgues për të mbuluar 33 për qind të numrit të përgjithshëm të vendvotimeve në vend. “Vëzhguesit e MOST-it janë statikë dhe do të ndjekin procedurën e votimit gjatë gjithë ditës. Përveç kësaj, MOST do të vendosë 100 ekipe mobile, të përbërë nga 2 vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe do të vëzhgojnë herë pas here vendet e…

