Alsat 2019-04-20T15:44:47+02:00
Votimi për zgjedhjet presidenciale për të plogështit, të sëmurët, të ndaluarit dhe të burgosurit po vijon pa asnjë problem, deklaruan nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Votohet në 13 burgje ku të drejtë vote kanë 1.640 të burgosur. Në shtëpitë e tyre votojnë 3,539 votues, si dhe 12 persona që janë në arrest shtëpiak. Diaspora voton në 32 konsullata diplomatike.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve theksoi se zgjedhjet presidenciale janë interesante edhe për vëzhguesit si për ato vendas ashtu edhe për ato të huaj, por edhe për ekipet e gazetarëve nga jashtë- deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pohojnë se lista e votuesve do të garantojë proces të drejtë dhe demokratik për zgjedhjen e Presidentit, ndonëse kontrolli i listës nga ana e KSHZ-së i tregon të njëjtat anomali si në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 – votues të regjistruar në adresa të ministrive, si dhe votues që paraqiten në listën e zgjedhësve, ndërsa kanë identitet të dyfishtë.
Bojan Stojanovski
Loading…