Alsat 2019-04-19T15:12:21+02:00
Vaksinimi në terren kundër fruthit do të fillojë të hënën për të gjithë fëmijët e pa vaksinuar, ndërsa shtëpitë e shëndetit që tashmë janë të përgatitura, një gjë të tillë do ta bëjnë duke filluar që sot. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel shtetëror ka arritur 45%, por që imuniteti kolektiv të rritet kjo përqindje duhet të jetë 97%, tha ministri shëndetësisë, Venko Filipçe.
Shpresoj se të gjithë do t’u përmbahen masave që kemi vendosur për parandalimin e epidemisë në të gjithë territorin. Ose njerëzit do të vaksinohen ose kanë rrezik potencial që të sëmuren nga fruthi. Sa më shumë persona të vaksinohen në periudhë më të shkurtër, aq më shpejt do të përfundojë epidemia e fruthit – tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Ministri Filipçe vazhdon të mos luhatet në qëndrimin që fëmijët e pa vaksinuar nuk do të pranohen në shkolla dhe as në çerdhe, pavarësisht se në harmonizim më këtë qëndrim të tyre nuk janë nga dikasteri i Arsimit. Profesorja Aleksandra Grozdanova, kryetare e Komitetit për Imunizimin, tha se gjatë këtij viti në Agjencinë për ilaçe ka pasur vetëm dy ankesa për efekte anësore nga vaksina MRP, ndërsa vitin e kaluar tre të tilla.
Bëhet fjalë për vaksinë plotësisht të sigurt e cila nuk shkakton asnjë problem tek fëmijët. Prindërit duhet të jenë të bindur për këtë, se vaksina është e sigurt dhe cilësore – tha Aleksandra Grozadanova, kryetare e Komitetit për Imunizim.
Momentalisht numri i të prekurve nga fruthi në vendin tonë është 1060. Në qytetin e Shkupit janë vaksinuar 73% e fëmijëve që ishin të pa vaksinuar. Ndërkaq përqindja e fëmijëve të pa vaksinuar.
Në shënimin e Javës Evropiane për Imunizim 24-30 prill, Ministri Filipçe tha se do të publikohet edhe kalendari i ri për imunizim, të cilit do t’i shtohen edhe dy vaksina të reja.
Evi Shkopi
Loading…