Author: almakos

Një person është arrestuar në Istog, pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur dje në ora 13.00, ka bërë të ditur sot Policia e Kosovës. Personi i lënduar ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në strehimore ne Pejë, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-22T14:14:59+02:00 Informatat për dislokimin e mundshëm të pikës për ngarkim shkarkim të mbeturinave nga dalja e Tetovës, në një fushë tjetër, ka irrituar një pjesë të banorëve të cilët në shenjë proteste, kanë bllokuar rrugën për hyrjen në këtë parcelë. Ata thonë se ka dyshimi që këtu do të sillet deponia, ndërkohë që rrezikon jo vetëm fushat e mbjella por edhe shtëpitë për rreth. Banorët kërkojnë nga ndërmarrja publike që të ndalojë punët për dislokimin e mbeturinave. “Duan ta sjellin bërllokun e qytetit ta zbrazin këtu, deponi bërlloku. Ne këtu e kemi jetën këtu punojmë, këto toka janë pjellore.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit egjiptian në Pejë, pasi ky i fundit në gjendje të dehur kishte penguar ekipin mjekësor të emergjencës t’i japin ndihmën e parë. Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Rexhë Avdia”, në ora 11.00, sipas Policisë së Kosovës. Me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje derisa të jetë në gjendje për procedura policore.

Lexo më Shumë

Një person ka marrë lëndime trupore, pasi është rrahur me mjete druri nga tre persona të tjerë në Rahovec. Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në rrugën “Mulla Cufa”, mbrëmë në ora 20.55. Personi i sulmuar ka marrë tretman mjekësor, ndërsa sulmuesit janë dërguar në stacion policor, ku pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

[embedded content] Alsat 2019-04-22T13:28:05+02:00 Kandidati për president Stevo Pendarovski një dit pas zgjedhjeve deklaroi se vazhdon fushatën zgjedhore për t’i  bindur qytetarët që të votojnë për opsionin e tij. Në ndërkohë i pyetur për bisedime me opozitën shqiptare, gjegjësisht votat e Blerim Rekës, tha se mbështet tezën që të mos bëhen pazare politike me votat, por gjithsecili votues të përcaktohet vetë për kandidatin për të cilin mendon se do të jetë më i mirë. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T13:12:45+02:00 Sipas Prokurorisë Themelore të Kumanovës, mbi trupin e babait  dhe djalit të tij 9-vjeçar në Sllupcan të Kumanovës, janë gjuajtur më shumë plumba në afërsi të automjetit ku mbrëmë  u gjetën trupat e tyre. Pritet që autopsia të jap më shumë detale se sa plumba saktësisht janë qëlluar mbi trupat e tyre dhe dinamikën e ekzekutimit. “Prokuroria Themelore Publike Kumanovë  ka kryer hetim  në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë ishte gjetur automjeti  ndaj të cilit janë gjuajtur shumë plumba.  Në hetim ishte konstatuar se nga afër është gjuajtur  në automjetin motorik në të cilin kanë qenë dy…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-04-22T12:58:28+02:00 Fillon vaksinimi kundër fruthit në terren sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinim në terren  për të gjithë fëmijët e pa vaksinuar të moshës shkollore. Në 11 shkolla në territorin e qytetit të Shkupit në katër komuna sot do të bëhet vaksinimi i më shumë se 480 fëmijëve, deklaroi sot në SHFK “Jan Amos Komenski”, drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Shkup, Zllate Mehmedoviq, ku ekipet shëndetësore duhet të vaksinojnë ose rivaksinojnë rreth 50 fëmijë. Ai theksoi se në atë shkollë  prej në mëngjes deri tani janë vaksinuar dy fëmijë. Në periudhën e fundit, potencoi,  kemi pasur një  vaksinim…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-22T12:31:25+02:00 47 vjeçari Elham Saallahu dhe djali i tij nëntë vjeçar nga fshati Opajë i komunës së Likovës, janë gjetur të vrarë me armë zjarri mbrëmë në hyrje të fshatit Sllupçan, në vendin e quajtur “Bunari në Sllupçan”. Siç kanë informuar nga MPB-ja e Kumanovës, trupat janë gjetur nga ana e policisë në makinën e tipit “Opel Astra” me regjistrim të Shkupit. Prokurori Publik dhe ekipe të policisë së Kumanovës kanë dalë në teren dhe kanë konstatuar se një autori deri tani i panjohur me armë zjarri ka shtënë drejt personave të cilët tani më janë gjetur të…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-22T12:04:04+02:00 Babai dhe djali i tij 8 vjeçar janë gjetur të vdekur në automjet në afërsi të fshatit të komunës së Likovës, Sllupçan. Sipas informatave të para nga prokuroria e Kumanovës, në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri derisa ishin mbrenda makinës me të cilën po udhëtonin, autorët ende nuk dihen. “Prokuroria themelore publike e Kumanovës ka kryer hetime në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë është gjetur një makinë në drejtim të së cilës ishte shtënë me armë zjarri. Nga hetimi i kryer është konstatuar drejt makinës është shtënë nga afër ku përfunduan të vdekur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-22T11:19:53+02:00 Liderët kryesorë të Bashkimit Europian uruan sot komedianin, Volodymyr Zelensky pas fitores së tij në presidencialet në Ukrainë, pasi vlerësuan se procesi zgjedhor dëshmon angazhim ndaj vlerave demokratike të këtij shteti të trazuar në dyert e BE-së. Në një mesazh të përbashkët drejtuar Zelensky-it, presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker theksuan lidhjen e fortë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës që populli i Ukrainës dëshmoi përgjatë gjithë procesit zgjedhor. Loading…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-22T08:17:07+02:00 Rrethi i parë i djeshëm i zgjedhjeve presidenciale kaloi me jehonë më të ulët deri më tani të votuesve krahasuar me ciklin paraprak për shef të shtetit. Sipas të dhënave të fundit që i publikoi KSHZ-ja jehona në rrethin e parë të Zgjedhjeve presidenciale ka qenë 41,82 për qind apo në votim kanë dalë 755.816 qytetarë. Në zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1994 në votim kanë dalë 1.053.761 qytetarë, ndërsa për shef të shtetit është zgjedhur Kiro Gligorov me  715.087 vota të fituara. Trashëgimtari i tij, Boris Trajkovski në vitin 1999 është zgjedhur me 582,808 vota, ndërsa në votim…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-22T08:13:56+02:00 Presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë Veriore do të zgjidhet në raundin e dytë, pasi asnjë prej tre kandidatëve nuk fitoi shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i votuesve në votimin e djeshëm, pra 904.066 vota. Sipas rezultateve paraprake të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së prej 99,96 për qind të votave të përpunuara, kryeson kandidati presidencial i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,85 për qind, e dyta është kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 42,24, ndërsa i treti është kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka…

Lexo më Shumë