S A 2019-04-22T12:04:04+02:00
Babai dhe djali i tij 8 vjeçar janë gjetur të vdekur në automjet në afërsi të fshatit të komunës së Likovës, Sllupçan. Sipas informatave të para nga prokuroria e Kumanovës, në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri derisa ishin mbrenda makinës me të cilën po udhëtonin, autorët ende nuk dihen.
“Prokuroria themelore publike e Kumanovës ka kryer hetime në afërsi të fshatit Sllupçan ku mbrëmë është gjetur një makinë në drejtim të së cilës ishte shtënë me armë zjarri. Nga hetimi i kryer është konstatuar drejt makinës është shtënë nga afër ku përfunduan të vdekur dy persona, një vozitës dhe një fëmijë. Dy personat kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e të shtënave”, kanë njoftuar nga Prokuroria.
Në vendngjarje janë gjetur dhe janë marrë një numër i konsiderueshëm i gëzhojave me çka të njëjtat po hetohen dhe pritet që të vërtetohen fakte kyqe mbi vrasjen. Do të hetohet edhe makina ku shihen shenja të shumta të sulmit me armë zjarri. Gjithashtu është dhënë urdhër që trupat e personave të vdekur të dërgohen për obduksion.
Nga Prokuroria themelore publike e Kumanovës kanë theksuar se do të merren veprime me qëllim që të zbardhet rasti.
Loading…