Author: almakos

Alsat 2019-08-29T15:46:51+02:00 Me një vendim unanim të 9 anëtarëve, Këshilli i Prokurorëve Publik hapi procedurën e shkarkimit të shefes së PSP-së për sjellje joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Vendimi vjen pas analizave të materialit për rastin Reket, në të cilin Janeva është e dyshuar, por edhe trajtimi i saj në lëndën “Perandoria”. Raporti do të përmbajë, sepse jemi të kufizuar në zbulimin e të dhënave, emrave dhe mbiemrave, ai do të përmbajë përmbajtje që do të pasqyrojë disa nga deklaratat, që ne mendojmë se janë të rëndësishme për Kuvendin, që të ketë fakte të vërtetuara, për të sugjeruar më tej deri…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T15:36:27+02:00 Gjithnjë e më e zëshme është ideja që shefi i njësisë së re për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, që pritet ta pasojë PSP-në, të jetë një i huaj. Dje, edhe Presidenti Pendarovski tha se nuk kishte asgjë kundër përfshirjes së ekspertëve të huaj kompetent në atë fushë. Për ish prokurorin Aleksandar Nakov, një “prokuror i huaj” shihet si nevojë e domosdoshme që gjyqësori dhe prokuroria të funksionojnë, pasi që as qytetarët dhe as politikanët nuk janë të kënaqur me punën e tyre. Ne kemi treguar se e kemi prekur fundin. Sistemi juridik nuk…

Lexo më Shumë

Nisma AKR dhe PD janë koalicioni i parë që do të dorëzohet zyrtarisht në KQZ, tash kur për këtë ka mbetur vetëm edhe një ditë afat. Kjo po i jep fund, lajmeve se ky koalicion mund t’i bashkëngjitet para zgjedhjeve ndonjë partie të madhe politike, siç është PDK-ja apo LDK-ja. Pra, koalicioni NISMA, AKR dhe PD shkon në zgjedhje me kandidaturën e Fatmir Limajt për kryeministër, raporton Gazeta Express.Gazeta Express Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express, këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj. “Po ne sot do të dorëzojmë në KQZ listën e koalicionit që kemi në këto zgjedhje me…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T15:23:28+02:00 Grupi i punës në MPB nisi aktivitetin për zbatimin e vetingut në këtë dikaster. Për të gjithë të punësuarit në MPB, raport do të kërkohet nga disa Institucione: Policia Financiare, Drejtoria e të hyrave publike, Kadastra, Anti-korrupsioni dhe Prokuroria. Vettingu, apo pastrimi i brendshëm në MPB pritet t’i prekë të gjithë, duke u nisur edhe nga vet ministri Spasovski. Dekan i Fakultetit të Sigurisë, i kyçur në këtë grup si ekspert i jashtëm Nikolla Dujovski tha se në procesin e vetingut nuk duhet të përfshihen vetëm uniformat blu, por edhe nga të gjitha organet tjera shtetërore, të cilat…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër nga ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, për 20-vjetorin e intervenimit të NATO’s në Kosovë.Clinton, e cila nuk arriti të jetë pjesë e manifestimit për 20-vjetorit e çlirimin e Kosovës në qershor, i ka shkruar sot Haradinajt për ta falënderuar për ftesën. Ish-sekretarja thotë se burri i saj, Bill Clinton, i ka treguar se sa madhështore ishte dita e çlirimit. Ndërsa Haradinaj shkruan se Clinton do të mbetet gjithmonë mikja më e veçantë e Kosovës. “Jashtëzakonisht i nderuar të pranoj letër falënderimi nga ish sekretarja e shtetit amerikan,…

Lexo më Shumë

Ekrem Mustafa erdhi në krye të MPB-së atëherë kur në atë ministri u ndërruan paraprakisht dy ministra. Mustafa arriti që të gëzojë këtë post, pasi që Labinot Tahiri-Labi, insistoi që Qeveria Haradinaj të përfaqësohej me një ministër nga Ferizaj. Tash kur Labi ka lënë AKR-në për të dalë në AAK, Mustafa ka treguar për Express se a do të vazhdojë të qëndrojë në partinë e Behgjet Pacollit.Gazeta Express Pas lirimit të Bejtush Gashit nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme, Labinot Tahiri, apo siç njihet në opinion si Labi, kishte bërë kërkesë në AKR-në e Behgjet Pacollit, që në…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T15:00:59+02:00 Universitetet kanë hapur dyert për regjistrimin e studentëve të rinj. Në Universitetin e Tetovës dhe atë të Nënë Terezës regjistrimi ka filluar nga e hëna dhe do të zgjasë deri nesër, ndërkaq në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit afati i parë është hapur sot dhe do zgjasë deri nesër. Studentët e ardhshëm të cilët i anketoi Alsat interesim më të madh treguan për të studiuar gjuhët e huaja. “Unë po regjistrohem në Fakultetin Filologjik, gjuhë angleze. Mendoj që pas studimeve të punoj si përkthyese”. “Në Fakultetin e Gjuhës maqedonase. Nuk e di, mendoj se do të vazhdoj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka folur për zhillimet e fundit në skenën politike në partinë e tij.Muhaxheri ka lënë të hapur mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe ka folur për listën e deputetëve që partia e tij do paraqesë për zgjedhje. “Është e qartë që LDK e ka nominuar Vjosa Osmanin dhe kandidatja jonë nuk mundet të negociohet në çështjen e kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës. Të gjitha opsionet e tjera janë të hapura dhe ka mundësi t’i diskutojmë deri më 30 gusht kur përfundon afati për koalicione” ka thënë Muhaxheri për Radio…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T14:47:27+02:00 Dy fëmijët të cilët gjatë ditës së djeshme ishin ngujuar brenda një makine në lagjen Lisiçe të re janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa tashmë janë vendosur në një familje kujdestare. Në bazë të provave, ditëve në vijim do të vendoset për revokimin e mundshëm të të drejtave prindërore. Vëllai (4 vjeç) dhe motra (7 vjeçe) dje rreth orës 22:00 u gjetën në një parking në Lisiçe të Shkupit nga kalimtarët. Me ndihmën e policisë fëmijët ishin xjerrë nga makina dhe ishin dërguar në Klinikën e fëmijëve në spitalin “Nënë Tereza” në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T14:41:24+02:00 Sindikata e Arsimit dhe Ministria e Arsimit nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre. Greva e mësimdhënësve, e cila është paralajmëruese do të zgjasë vetëm një ditë. Të hënën më 2 shtator mësimdhënësit dhe nxënësit do të paraqiten në shkollë, por mësim nuk do të ketë. Nga mos gjetja e gjuhës së përbashkët mes dy palëve, të dëmtuarit janë fëmijët, të cilët orët e parealizuara të mësimit, sipas ligjit të ri nuk do t’i plotësojnë gjatë fundjavave, por në qershor, kur përfundon viti. Nga Sindikata pranojnë se për ata është e rëndësishme të mos dëmtojnë fëmijët, por pavarësisht kësaj,…

Lexo më Shumë

Drejtori i Kompanisë “Instituti Vlatacom”, Vladimir Cizelj, këtë vit nuk ka qëndruar në Francë, thuhet në një përgjigje të kësaj kompanie për Radion Evropa e LirëNjë portal në Republikën e Afrikës Qëndrore ka shkruar se ministria e Jashtme e Serbisë, përmes një ndërmjetësuesi, në Paris gjatë muajit korrik të vitit 2019, i ka ofruar ryshfet ministres së Jashtme të Afrikës Qëndrore, Sylvie Baipo Temon, para vendimit të pretenduar për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Ndërkohë, ministrja e Jashtme e Kosovës, përmes një reagimi ndaj këtij shkrimi, pati thënë se ky ndërmjetësues është Vladimir Cizelj. “Në korrik (Vladimir Cizelj), vizitoi Australinë,…

Lexo më Shumë

Aftësimi për profilin e muratorit të garanton një pozicion të rëndësishëm në industrinë e ndërtimit, duke qenë se ti mbetesh pjesë e projektit nga vënia e themeleve deri në vendosjen e kulmit.Në Gjermani dhe në Kosovë industria e ndërtimit po lulëzon, por ka një mungesë të specialistëve të kualifikuar në këtë sektor. Shkolla e mesme profesionale Bau Academy ofron aftësim profesional me standarde gjermane, që ju siguron një përfshirje të menjëhershme në tregun e punës. Kosova dhe Gjermania, përkatësisht Al Trade Holding së bashku me institutin gjerman Heimerer dhe kompania e ndërtimit Amberg Bau GmbH  kanë ndërmarrë një projekt të përbashkët për aftësimin e…

Lexo më Shumë