Author: almakos

Nora dorëzon kërkesën për divorc dhe ngreh padi për Robertin.Nora ka dorëzuar një padi në gjykatë për Robertin, duke e cilësuar si abuzues dhe me lidhje jashtëmartesore. Insajderi ka zbuluar se padia është bërë dy javë më parë në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Disa ditë pas dorëzimit të padisë, Robert Berisha, ka njoftuar se është ndarë me Nora Istrefin. “Padia është dorëzuar dy javë më parë në Gjykatë. Arsyeja e kësaj është se Robert Berisha, është abuzues dhe është në lidhje jashtëmartesore me një modele nga Prishtina”, ka thënë ky burim. Ky burim ka thënë se çifti i famshëm i…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T17:30:19+02:00 Mbrëmë në fshatin Lubin të komunës Saraj, një fëmijë trevjeçarë është përplasur nga makina që e ka drejtuar babai i tij. Sipas policisë, fëmija në gjendje të rëndë është dërguar për kurim në Klinikë. “Më datë 28.08.2019 në ora 19, është denoncuar që në fshatin Lubin të Shkupit, I.V. 42 vjeç, deri sa është future brenda oborrit me veturë “Mazda” me targa të Shkupit, pa vërejtur ka përplasur djalin e tij trevjeçar. Fëmija është dërguar menjëherë në Klinikë për kurim me çrast mjekët kanë konstatuar plagë të rënda trupore”, njoftoi MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Disa punonjës të restorantit më të mirë kinez në Nashville janë filmuar duke larë enët e kuzhinës në liqen.Sipas raportimeve të mediave, ata u kapën duke larë çdo gjë nga tiganët tek tenxheret në ujërat e një liqeni të populluar në zonë. Menjëherë pas postimit të videos në Facebook, departamenti i shëndetit dërgoi një inspektor për të analizuar situatën. Shpjegimi i tyre ishte se ata kishin një lavaman që mblidhte shumë yndyrë dhe donin që t’i lanin diku tjetër ku lavamani të mos mbushej me yndyrë. Restoranti u mbyll dhe u urdhërua që çdo enë dhe pajisje brenda ambienteve të…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PSD-së Dardan Sejdiu, ka deklaruar në ‘RADIO 1’ se koalicioni AAK-PSD do të jetë koalicioni fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se Haradinaj do të jetë kryeministër.Me LDK-në Sejdiu ka thënë se mund të flasin pas zgjedhjeve, në bazë të numrave përderisa ka shtuar se e tërë përpjekja e PSD-së dhe AAK-së është që PDK-në ta çkapin dhe ta lënë në opozitë. “Ne do jemi koalicioni fitues dhe Haradinaj do të jetë kryeministër. Ne kemi shkrirë dhe bashkuar shtabet zgjedhore dhe puna po shkon mrekullisht mirë. Me z.Ahmeti dhe z.Haradinaj po punojmë ngushtë dhe do e shihni…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së afatit të dytë të Provimit të Maturës, nesër më 30 gusht 2019, në ora 10:30, do të vizitojë Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime.Provimi i Maturës shtetërore shërben për vlerësimin e nxënësve të shkollave të mesme.

Lexo më Shumë

Victoria është bërë shteti i pestë që lejon njerëzit transgjinorë dhe me gjini të ndryshme të ndryshojnë gjininë në certifikatën e tyre të lindjes.Fatura e certifikatës së lindjes kaloi 26-14 në Shtëpinë Upper Vicotorian të martën në mbrëmje, që do të thotë se zyrtarisht do të bëhet ligj pasi të marrë pëlqimin mbretëror. Sipas ligjeve të reja, njerëzit transgjinorë do të kenë lirinë që dokumentet e tyre ligjore të pasqyrojnë gjininë që ata e identifikojnë me shoqëri, madje edhe para se të kryejnë një operacion për ri-caktimin gjinor. Sipas Daily Mail fëmijët gjithashtu do të jenë në gjendje të vetë-nominohen…

Lexo më Shumë

Një person 27 vjeçar ishte duke u endur rrugëve me biçikletë teksa ishte dëshmitar i një grabitje. Ai e pa që një hajdut sulmoi dhe grabiti para nga një plakë 86 vjeçare, transmeton Gazeta Express.Emri i djaloshit është Danny Neilson dhe ai po konsiderohet si një hero nga ata që panë videon në media sociale. Hajduti është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Hull në Yorkshire të Anglisë. Këto janë pamjet: /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T16:16:33+02:00 Dy fëmijët që mbrëmë ishin lënë në makinë, në lagjen Lisiçe të Shkupit, janë strehuar në familje për përkujdesje. Edhe pse prindërit e fëmijëve nuk janë evidentuar në regjistrin e prindërve pa kujdes, Qendra për çështje sociale do të vendos nëse do t’u merret e drejta prindërore. [embedded content] Ekipi i ekspertëve vlerëson se për momentin interesi më i mirë i fëmijëve është që të vendosen në një vend të sigurt, ku ata do të marrin kujdesin e duhur dhe mbështetjen psikosociale. Pra, kjo nënkupton vendosjen e përkohshme në një vend tjetër të sigurt dhe për sa i…

Lexo më Shumë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, është takuar sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin kanë diskutuar rreth zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 6 tetor të këtij viti, shkruan Gazeta Express.Haradinaj ka thënë se në këto zgjedhje të gjitha partitë duhet të përkushtohen që të jetë një proces zgjedhor demokratik, i cili do të fuqizojë institucionet e Republikës së Kosovës.  “Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T16:03:04+02:00 Prindi i të riut që u plagos para një muaji në një dasmë në Tetovë, në një prononcim për Alsat ka përgënjeshtruar deklaratën e një dite më parë të deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi i cili hodhi poshtë çdo përfshirje të tij në këtë incident. Por, Jusuf Bilalli, prindi i njërit nga të plagosurit thotë të kundërtën. Bilalli thotë se është dëshmitar i tërë ngjarjes se si Xhevat Ademi së bashku me një person tjetër kanë gjuajtur me armë zjarri dhe nga plumbat e shkrepur është plagosur djali i tij dhe një i ri tjetër. Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T15:55:31+02:00 Miratimi i 10 amendamente të LSDM-së, BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së të dakorduara paraprakisht, ishte arritja e parë e negociatave ndërmjet grupeve të punës për ligjin për Prokurorinë Publike. Në komisionin për çështje evropiane gjithsej nga partitë u pranuan 51 amendamente, prej të cilave, ashtu siç pritej, më shumë janë nga VMRO-DPMNE-ja. Ndër amendamentet që morën dritë jeshile ishin kryesisht ata që rregullonin aspekte të caktuara teknike. Opozitës maqedonase ju pranua propozimi për rritjen e buxhetit të prokurorisë prej të paktën 0.4% nga buxheti i përgjithshëm i shtetit. Por, pjesët problematike për të cilat palët kanë pasur më shumë përplasje…

Lexo më Shumë

Nesër në Helsinki të Finlandës do mblidhen Ministrat e Jashtëm të BE-së të cilët do të diskutojnë për një seri cështjes që ndërlidhen me Evropën. Ndërkohë një prej temave që pritet të diskutohet është edhe situata në Ballkanin Perëndimor, konkretisht taksa e Kosovës për produktet serbe. Në këtë takim në Helsniki, me ftesë të Mogherinit, do të marrin pjesë edhe vendet që nuk janë ende kandidate për anëtarësim. Kosova do të përfaqësohet nga ministri i Jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli.Krerët e diplomacisë europiane do iu bashkohen në këtë takim edhe homologët e tyre nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë (Serbia, Bosnja…

Lexo më Shumë