Author: almakos

Një simulim aksidenti ka ndodhur në qytetin e Podujevës.Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 qershorit rreth orës 19:00, teksa një këmbësore shtiret se po aksidentohet nga një veturë e cila ishte në komunikacion. Nga videomateriali i siguruar nga një sinjalizues në këtë qytet, duket se si e dyshuara i hidhet automjetit derisa shoferi kishte ndaluar dhe po bëhej gati për tu kyçur në rrugën tjetër. Simulimi nga kjo e dyshuar, duket se vë në lajthitje edhe personin që po e shoqëronte shoferin, i cili me të parë vajzën e hedhur mbi veturë, del nga makina për t`i ofruar ndihmë. Në…

Lexo më Shumë

Ish-Deputeti i LDK-së dhe Kryetari i Degës së kësaj partie në Prizren, Anton Quni në një intervistë për Gazetën Express ka folur për nominimin e Vjosa Osmanit për kryeministre, koalicionin LDK-Vetëvendosje, vijat e kuqe me PDK-në dhe rreth asaj nëse LDK-ja do të iniciojë ndonjë nismë për shkarkimin e Hashim Thaçit nga posti i Presidentit.Për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje, Quni është i prerë. Ai thotë se posti i kryeministrit i takon LDK-së si partia më e madhe në vend dhe se për një gjë të tillë kërkon edhe mirëkuptimin e partisë së Kurtit. Ndërkohë për rrëzimin e Thaçit…

Lexo më Shumë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se Kryesia e saj ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme për të shqyrtuar gjendjen pas prishjes së mishit të kurbanit.Kryesia ka marrë vendim që të formojë një komision hetues që do të zbardh rrethanat dhe shkaqet që çuan në prishjen e mishit. “Kryesia e BIK pasi dëgjoi raportin e Komisionit të Kurbanit për ecurinë e aksionit të therjes së kurbaneve gjatë ditëve të Kurban Bajramit, pastaj për hapat që kanë marrë pas shfaqjes së dyshimit për cilësinë e mishit, mori vendim që të formojë një komision hetues, i cili do të zbardh rrethanat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T13:21:17+02:00 Filloi debati në Komisionin për çështje evropiane për amendamentet e partive politike për ligjin e Prokurorisë Publike. Gjithsej janë dorëzuar 51 amendamente, pjesa më e madhe nga VMRO-DPMNE-ja. Debati fillon me 10 amendamentet për te cilat partitë kanë arritur marrëveshje gjatë pushimit të seancës. Për të tjerat do të debatohet më vonë gjatë kësaj seance./Alsat Loading…

Lexo më Shumë

Në raport parashikohet  gjithashtu prodhimi në shkallë masive të organeve të shtypura në 3D, impiantet për të monitoruar shëndetin dhe vetëpastrimin e shtëpive do të jenë gjëra të zakonshme të jetës së përditshme.Parashikimet janë përpiluar nga një grup akademikësh dhe futuristësh, duke përfshirë presidenten e TechUK dhe bashkë-kryetaren e Institutit të Kodimit, Jacqueline de Rojas, drejtorin e inxhinierisë dhe arsimit në Akademinë Mbretërore të Inxhinierisë, Dr. Rhys Morgan dhe futurologen ushqimore Dr. Morgaine Gaye. Taksitë dhe autobusët fluturues do të përdoren në zonat urbane për të zbutur trafikun, ndërsa më shumë udhëtime në distanca të gjata do të përfshijnë raketa…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i cili është shef  i shtabit zgjedhor të kësaj partie, tha sot para mediave se bashkimi mes LDK’së dhe VV’së po ndodhë dhe se është i mundur koalicioni parazgjedhor mes tyre.Pak orë pas takimit mes liderëve Isa Mustafa e Albin Kurti, rreth bisedimeve të dy partive ka folur shefi i shtabit zgjedhor. Haziri ka thënë se duan ta ndajnë suksesin me ata qe besojnë në ndryshimin e vendit, transmeton Gazeta Express. “Me nda suksesin me ata që besojnë dhe janë në vija të njëjta për me ndyshu Kosovën”, tha ai. Haziri tregon se për çështje…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T12:35:15+02:00 Klinika për Fëmijë pranë spitalit Nënë Tereza ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur dje në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, ku dy fëmijë, vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe ishin mbyllur në makinë. “Më 28.08.2019 në ora 23:00 fëmijët u sollën me ambulancë të shoqëruar nga policia në Klinikën e fëmijëve në Shkup: Fëmija e gjinisë femërore, 7 vjeçe. Fëmija i gjinisë mashkullore, 4 vjeç. Në kohën e pranimit, gjatë ekzaminimit kishim përshtypje se fëmijët ishin braktisur (të zhytur me rroba të…

Lexo më Shumë

22 persona janë helmuar në një restorant në Gjilan. Të helmuarit prej ushqimit janë shtirë në Spitalin rajonal të Gjilanit, ku po marrin shërbime mjekësore.G.RR, një prej personave që është helmuar po shtrihet në spital, i ka thënë Indeksonline-t, ndërsa rasti ka ndodhur para 5 ditësh në një restorant në Gjilan, si pasojë e ushqimit të prishur. “Kanë kaluar qe pesë ditë, unë jam ende këtu në spital për shkak të helmimit nga ushqimi i restorantit. Simptomat që kam pas kanë qenë ethe, temperaturë, jashqitje, ngerçe në stomak, vjellje e marramendje. Janë edhe të tjerët, duke marrë trajtim këtu dhe…

Lexo më Shumë

Para pak minutash në zyret e LDK-së ka hyrë ish-deputeti i pavarur Korab Sejdiu i përcjellë nga kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.Kjo shënon edhe aderimin zyrtar të Korab Sejdiut në Lidhjen Demokratike të Kosovës, megjithëse Sejdiu ende nuk e ka konifirmuar këtë i pyetur nga Express. Në ndërkohë, takimi i strukturave të LDK-së në krye me Isa Mustafën po vazhdon akoma.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T12:05:28+02:00 Seanca gjyqësore për rastin Dhuna në Qendër është anuluar për më 10 shtator. Seanca e sotme u shty për shkak të situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reketi”. Rasti për dhunën në Komunën Qendër, që ndodhi në qershor të vitit 2013 udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues i rastit është Gavril Bubevski nga PSP. Në këtë rast mes tjerëve, akuzohet edhe ish kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë të cilët ishin pjesë e turmës më 10…

Lexo më Shumë

Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë Ramush Haradinajn në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi sipas tij, Haradinaj ka ndalë tendencat për copëtimin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.Berisha thotë se Haradinaj ka parandaluar copëtimin e Pejës e më pas edhe ndarjen e Kosovës. Ndër të tjera kreu i Degës së AAK-së në Pejë thotë se me planin për Autostradën e Dukagjinit, Haradinaj po tenton që të parandalojë diskriminimin e rajonit të Dukagjinit. Shkrimi i plotë:  Qytetarë të Pejës, më 6 tetor e keni shansën me i dhënë drejtim zhvillimit të qytetit…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T11:54:01+02:00 Pala mbrojtëse në rastin “Dhuna në Qendër” në seancën e sotme kërkoi që seanca kryesore të shtyhej deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reketi”. “Tashmë dihet se Janeva është në paraburgim për rastin “Reket”, ndërsa ajo përfaqëson disa raste në këtë Gjykatë. Kjo do të thotë që Gjykata ka vlerësuar se Janeva mund të përsërit veprën në këtë dhe në raste të tjera dhe ka vendosur masën e paraburgimit”-tha Dimitar Dangov, avokat. Ai theksoi se Janeva, sipas ligjit të PSP-së, është përfaqësuesi i vetëm kompetent…

Lexo më Shumë