Alsat 2019-08-29T12:05:28+02:00
Seanca gjyqësore për rastin Dhuna në Qendër është anuluar për më 10 shtator. Seanca e sotme u shty për shkak të situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila është në paraburgim për rastin “Reketi”.
Rasti për dhunën në Komunën Qendër, që ndodhi në qershor të vitit 2013 udhëhiqet nga gjykatësi Dushan Josifov, ndërsa përfaqësues i rastit është Gavril Bubevski nga PSP.
Në këtë rast mes tjerëve, akuzohet edhe ish kryeministri Nikola Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Daniella Rangellova dhe disa persona të tjerë të cilët ishin pjesë e turmës më 10 qershor të vitit 2013 gjatë protestave në Komunën Qendër.
Loading…


