Alsat 2019-08-29T09:30:37+02:00 Këshilli i Prokurorëve Publikë sot do ta sjellë vendimin për atë se a do të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe joetike. Janeva për momentin është në paraburgim për lëndën “Reket” të Prokurorisë Speciale Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Kole Shteriev pas seancës, e cila pardje zgjati gati tetë orë, deklaroi se ai dhe anëtarët e tjerë të Këshillit arritën që vetëm t’i kontrollojnë dokumentet, një numër të madh të materialeve të cilat ishin dorëzuar deri te ata në lidhje…
Author: almakos
Alsat 2019-08-29T09:27:16+02:00 Grupi i punës për vetingun në MPB sot duhet ta mbajë takimin e parë. Siç paralajmëroi këtë javë sekretarja shtetërore në MPB, Magdalena Nestorovska, takimin duhet ta hapë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Grupi i punës deri më 1 tetor duhet të përgatisë propozim plan i cili do të parashtrohet në Qeveri për miratim. Në Sesionin e gjashtë të Grupit të punës IV me temë “Vetingu si masë për realizim të integritetit të institucioneve”, që u mbajt të martën, u konstatua se sigurimi i konsensusit mes subjekteve kryesore politike është segmenti kyç për zbatimin e vetingut…
Alpinistja kosovare Uta Ibrahimi përmes rrjetit social Facebook ka treguar se si i ka ndodhur lëndimi gjatë ngjitjes në Valbonë.Ajo ka konfirmuar aksidentin që i ka ndodhur para dy ditësh rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga Maja e Rragamit. Vendi i aksidentitUta ka treguar momentin kur një guri rreth 50 kilogramë i ka rënë mbi trup. “Është e vërtetë, e kam pas një aksident në Valbonë, datë 27.08 rreth orës 16:00 gjatë zbritjes nga tentimi për ngjitjen në Majën e Rragamit / Faqja Veriore, një rrugë teknike – bashk me Aurelin.Në zbritje, afër përfundimit të ngjitjes teknike, lëviz një guri…
Dardan Molliqaj, ish-deputet i PSD-së, ka thënë se sipas sondazheve të fundit, në Kosovë prin koalicioni AAK-PSD.Ai ka thënë se në “asnjë sondazh Vetëvendosje s’ka dalë e para”. Molliqaj ka thënë se matja e fundit që e nxori, sipas tij, koalicionin PSD-AAK në vend të parë, u bë pas datës 3 gusht, kur Isa Mustafa u rizgjodh në krye të LDK-së. “Ka sondazh që dalim të parët. Para se të bëhet koalicioni, pas datës 3 gusht është testuar koalicioni dhe jemi të parët por me diferencë të vogël. 0.7 për qind apo 0.9 ka qenë dallimi me VV-në sepse sondazhi…
Njohësit e rrethanave politike në vend, Shkëlzen Maliqi dhe Imer Mushkolaj, kanë folur për mundësinë e koalicioneve parazgjedhore në minutat e fundit.Ata kanë thënë se lidhja e koalicioneve parazgjedhore në minutat e fundit është e mundshme. Maliqi dhe Mushkolaj kanë vlerësuar se skenari i vitit 2017, ku në ditën e fundit u nënshkruan dy koalicione parazgjedhore, mund ta nxisë sërish çdo lëvizje të partive politike nga blloqet aktuale politike, shkruan Epoka e Re. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore do të jetë data 30 gusht. “Aktualisht duket sikur katër subjektet…
Ndonëse disa prej partive kanë bërë koalicion me njëra-tjetrën e disa të tjera janë në bisedime, Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon të mbesë e vetme përballë sfidës së 6 tetorit. Nga PDK-ja nuk kanë pohuar nëse kanë pasur ofertë nga ndonjë parti për bashkëpunim parazgjedhor, por kanë deklaruar se nuk do ta lusin asnjë subjekt politik për të lidhur koalicion.Në zgjedhjet e fundit parlamentare Partia Demokratike e Kosovës e kishte bërë koalicionin më të madh parazgjedhor në historinë politike të Kosovës, duke mbledhur pas vetes hiç më pak se 21 parti. Pas zgjedhjeve, duke iu bashkuar edhe Aleanca Kosova…
Në Etiopi është zbuluar fytyra e plotë që i përket një paraardhësi të hershëm njerëzor, që jetoi 3.8 milionë vjet më parë.Paraardhësi i përket specieve njerëzore Australopithecus anamensis dhe ngjason me majmunin. Shkencëtarët e kanë quajtur një ikonë të evolucionit njerëzor. Kafka pritet të hedhë dritë mbi historinë e evolucionit të paraardhësve të njeriut. Mashkulli, i njohur si MRD, ishte nga një specie e njohur si Australopithecus anamensis që endej në malësitë e Etiopisë miliona vjet më parë. Ai është paraardhës i “Lucy”, një nga fosilet më të famshme në botë që jetoi në të njëjtën zonë 3.2 milionë vjet…
Alsat 2019-08-29T08:19:15+02:00 Për vizitë treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej sot do të qëndrojë delegacion i lartë i forcave të armatosura (FA) të Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga shefi i shtatmadhorisë së ushtrisë kroate, gjenerali Mirko Shundov. Gjenerali Shundov në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë do të ketë takim me nikoqirin e tij, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurqinovski dhe me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Gjatë ditës, siç paralajmëroi MM, gjenerali Shundov do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Temat kryesore të takimit do të jenë avancimi i bashkëpunimit…
Një adoleshent i dyshuar për vrasje të trefishtë në Virginia është arrestuar pasi tentoi t’i ikë policisë duke vrapuar nudo në rrugë.Matthew Bernard u arrestua për tre vrasje të shkallës së parë pasditen e së martës. 18-vjeçari besohet se ka qëlluar dhe vrarë tre të afërm të tij në një shtëpi në Keeling. Policët gjetën trupin e vdekur të njërës prej viktimave, një gruaje, në rrugën e shtëpisë. Ndërsa dy viktimat e tjera, një fëmijë dhe një grua, u gjetën brenda shtëpisë. Bernard u akuzua si i dyshuari për vrasjet. Kur policia shkoi ta arrestojë ai tentoi ti ikte policisë…
Alsat 2019-08-29T08:00:01+02:00 Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi për sot ka caktuar seancë të Komisionit. Në këtë seancë do të diskutohet për dy ligje kyçe. Projektligji për Prokurorinë Publike dhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të rishikohet në Komisionin për Çështje Evropiane. Loading…
Gjendja në pikat kufitare Pritjet deri një orë të mërgimtarëve nëpër pikat kufitare po vazhdojnë edhe sot.Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, ndërsa për të hyrë në Kosovë 10 deri në 15 minuta, derisa kolona e automjeteve është e gjatë deri në 100 metra. Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 15 minuta
Masat e ajrit të cilat janë stacionuar javë më parë mbi Gadishullin e Ballkanit, do të vazhdojnë të mbesin mbi vendin tonë, duke e mbajtur ketë situatë termike me temperatura të larta.Ditën e sotme priten intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.

