Shpend Ahmeti, ka përmendur emrat e 10 deputetëve aktual të PSD-së që do të jenë kandidatë edhe për legjislaturën e ardhshme: Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Shqipe Pantina, Dukagjin Gorani, Faton Topalli, Sali Salihu, Besa Baftiu, Aida Dërguti.Nuk ka përmendur emrat e Fisnik Ismailit dhe Frashër Krasniqit si kandidatë të mundshëm për deputetë edhe pse ka thënë se u ka propozuar të gjithëve të garojnë në zgjedhje. “S’ka kuptim që të futemi në koalicion parazgjedhor me synimin që menjëherë pas zgjedhjeve t’i ndajmë rrugët. Jam i bindur se mund ta kemi një grup parlamentar për shkak të…
Author: almakos
Para pak minutash në qytetin e Lipjanit, tek një kënd i lodrave është shënuar një incident.Një nga lodrat e ashtuquajtur ‘balerinë’ është shkëputur, me ç’rast disa persona dyshohet të kenë marrë lëndime trupore. Vlen të kujtojmë faktin se pjesë të tilla frekuentohen më shumë nga fëmijët.
Ish-deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se për të arritur një koalicion parazgjedhor duhet të ketë kompromise, dhe kjo ka thënë se është bërë edhe me koalicionin parazgjedhor mes AAK-së e PSD-së.Sipas tij, ndër dallimet kryesore që ishte në të kaluarën është plani i AAK-së për autostradën e Dukagjinit, e që PSD tash thotë se e ka pranuar. “Çka nënkupton bashkëpunimi. S’nënkupton shkrirje. S’është kjo dashuri. Është për çka janë bashkuar. Ne s’jemi bashkuar pse pajtohemi 100 për qind, por kemi thënë a mundemi që plani jonë dhe i juaji të integrohet jo 100 për qind, por të gjejmë…
Anëtarja e AAK’së, Donika Kadaj-Bujupi, e ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’, ka thënë se Haradinaj u la i vetëm nga të gjithë liderët dhe të gjitha partitë kur erdhi puna të taksa.“Haradinaj u la i vetëm nga të gjithë për taksën”, tha Kadaj-Bujupi në “DPT te Fidani”. Ajo këtu ka përfshirë të gjithë liderët dhe të gjitha partitë, duke mos e përjashtuar as Fatmir Limën e Nismës. “Të gjithë janë tërhjekë kur erdhi puna te taksa, e kur e panë që kryeministri nuk po ndryshon qëndrim janë kthy disa nga Haradinaj”, shtoi Kadaj-Bujupi në T7. [embedded content]
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka paralajmëruar se do të ketë lëvizje të trupave në pjesë të ndryshme të Kosovës.Kjo sipas KFOR-it është në rutinën e stërvitjeve të tyre si shenjë e gatishmëritë për garantimin e sigurisë. “KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerët dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve.Por nga organizata Demokracia Plus kanë kërkuar nga partitë politike të nominojnë njerëz kompetent ndërsa KQZ të organizojë trajnime të nivelit të lartë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që komisionerëve dhe këshillave të vendvotimeve të ua rritë pagesat që marrin gjatë ditëve të trajnimit dhe ditën e zgjedhjeve. Kjo rritje prej 33% është konsideruar e arsyeshme, sipas Ilir Gashit nga Këshilli për Buxhet Financa. Ai ka thënë se shuma që do të marrin komisionerët…
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.Pacolli ndër të tjera ka folur edhe për ekstradimin e jashtëligjshëm të gjashtë shtetasve të Turqisë në vendin e tyre. Ai e pranon se ka qenë gabim i gjithë procesi dhe se fajtorët duhet të vihen para drejtësisë. “Fajtorët duhet të japin llogari. Por mund të them se Flamur Sefaj, një djalë shumë mirë i edukuar, pagoi faturën e tjetërkujt”, thotë kryetari i AKR’së. Pacolli atë kohë mbante pozitën e Minsitrit të Punëve të Jashtme, ndërsa Flamur Sefaj ishte Ministër i Punëve të Brendshme. Sefaj ishte shkarkuar…
Për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po planifikon t’i organizoj e vetme zgjedhjet në veri te Kosovës, pa asistimin e organizatave ndërkombëtare.Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një bisedë për Top Channel ka thënë se ata janë të mendimit të mos marrin as asistencën e OSBE-së, e cila për vite me radhë ka ndihmuar Kosovën në organizimin e zgjedhjeve. Daka ka bërë të ditur se megjithatë edhe në zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë misionet vëzhguese që do ti dërgoj Bashkimi Evropian. Të gatshëm për zgjedhje të jashtëzakonshme janë shprehur kosovarët, megjithëse vetëm në…
Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.Pacolli ndër të tjera ka folur edhe për lidhjen e koalicionit AKR-NISMA sociale demokrate. Lideri i AKR’së u pyet për debatet e shumta që kanë pasur mes vete në të kaluarën me liderin e Nismës, Fatmir Limaj. “Me zotëri Limaj kemi folur gjithmonë lirshëm. Ai e ka thënë të vetën dhe unë timen. Andaj nuk ka pasur asnjë lloj bagazhi nga e kaluara”, ka thënë Pacolli. Tutje ai tregon se si erdhi deri tek lidhja e koalicionit. “Kemi menduar se dy partitë, të njejta nga madhësia, njëra…
Deputeti i PSD’së, Dukagjin Gorani, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Haradinaj ishte ai që propozoi idenë e koalicionit një apo dy ditë pas dorëheqjes së tij.“Është e vërtetë se Haradinaj është ardhë një ditë apo dy pas dorëheqjes, dhe për ne kjo ishte një nder që na u bë”, ka thënë Gorani Gorani gjithashtu ka sqaruar se ideja e PSD’së ishte që në zgjedhje të shkonin pa koalicion. “Na e kemi pasë ndërmend me shku vet, sepse s’jemi parti që i trokasim partive tjera në derë për koalicion”, ka thënë Gorani në Pressing të T7.…
Super të pasurit e botës, gjithnjë e më shumë po blejnë në mënyrë të paligjshme gatopardë si kafshë shtëpiake, dhe kjo duket se po con në zhdukjen e tyre.Këlyshë nga Somaliland, një shtet i shkëputur nga Somalia, kapen shpesh nga autoritetet në duart e trafikantëve.Rreth 300 këlyshë gatopardi, trafikohen nga Somaliland çdo vit, shifër kjo thuajse e njëjtë me atë të popullatës së plotë të të gatopardëve të rritur dhe adoleshentë në zonat e pambrojtura të kepit të Afrikës. Sipas fondit për ruajtjen e gatopardëve, një organizatë që ka si qëllim mbrojtjen e gatopardëve që jetojnë në natyrë të egër,…
Alsat 2019-08-28T21:48:10+02:00 Një adoleshent i dyshuar për vrasje të trefishtë në Virginia është arrestuar pasi tentoi t’i ikë policisë duke vrapuar nudo në rrugë. Matthew Bernard u arrestua për tre vrasje të shkallës së parë pasditen e së martës. 18-vjeçari besohet se ka qëlluar dhe vrarë tre të afërm të tij në një shtëpi në Keeling. Policët gjetën trupin e vdekur të njërës prej viktimave, një gruaje, në rrugën e shtëpisë. Ndërsa dy viktimat e tjera, një fëmijë dhe një grua, u gjetën brenda shtëpisë. Bernard u akuzua si i dyshuari për vrasjet. Kur policia shkoi ta arrestojë ai tentoi…

