Author: almakos

Alsat 2019-08-28T19:11:23+02:00 Ish-kryeministri i dënuar, azilanti Nikolla Gruevski sot përmes profilit të tij në rrjetin sociale Facebook ka dërguar urim me rastin e festës së Ngjitjes së Shën Mërisë. “Sot është një ditë gëzimi. Një nga festat më të mëdha të krishterimit në Republikën e Maqedonisë, që nga viti 2007 edhe festë shtetërore. Kjo ditë le të sjellë shëndet dhe lumturi për të gjithë. Le të na kujtojë dashurinë dhe respektin ndaj prindërve. Le të na ndihmojnë që të jemi njerëz më të mirë. Bëni mirë, që t’ju kthehet e mira. Dhe, siç kanë thënë populli ynë, mos hapni varrin…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se partia të cilës ai i takon nuk bën kompromis për postin e kryeministrit, duke thënë se posti i kryeministrit i takon PDK-së.Në emisionin Frontal të Televizionit 7, ai ka thënë se posti i kryeministrit është i panegociueshëm dhe se PDK do të shkojë e vetme në zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 6 tetor. Gjithashtu, Hoxhaj potencoi se lista e deputetëve të PDK-së do të jetë një befasi e madhe.

Lexo më Shumë

Duke u thirrur në një postim në instagram, disa media raportuan se kryeministri Zoran Zaev ka takuar në Qeveri njërin ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në botë Big Majk, shkruan Alsat. Nuk jepen më shumë detaje se kur është realizuar ky takim ndërsa vet Big Majk ka shkruar në profilin e tij se Maqedonia do të shndërrohet në një ndër superfuqitë botërore të kanabisit. Nga Qeveria ndërkohë duke iu përgjigjur interesimit të mediave nëse është realizuar takimi thanë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe kryeministri Zaev në nivel ditor realizojnë numër të madh të takimeve të punës…

Lexo më Shumë

Mbretëresha Elizabeta II ka miratuar zyrtarisht kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson për të pezulluar punën e parlamentit para largimit të planifikuar të këtij shteti nga Bashkimi Evropian, një hap që do të zvogëlojë dukshëm kohën e ligjvënësve për të diskutuar largimin nga ky bllok.Liderët e zemëruar opozitarë kanë cilësuar kërkesën e Johnsonit si tentim të qëllimshëm, përmes së cilit i pengon ligjvënësit që të bllokojnë një Brexit pa marrveshje. Johnson në anën tjetër ka mohuar këto pretendime. Ai ka fituar një muaj më parë pozitën e kryeministrit dhe menjëherë është zotuar se Britania do të largohet nga blloku evropian…

Lexo më Shumë

U bënë katër ditë që një 55-vjeçar me inicialet Sh.Sh., nga Obiliqi është zhdukur në Liqenin e Batllavës.Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij.Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15:30. Familjarët e 55-vjeçarit, emri i tij i njohur për redaksinë, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë. Sipas tyre, Sh.Sh., së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe. Ata ishin futur në ujë për t’u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55-vjeçari.…

Lexo më Shumë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se pas kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga kjo parti, në Facebook kanë filluar të hapen faqe të rreme në emër të saj.Në faqen zyrtare të LDK-së, në Facebook, shkruhet se kjo faqe është falso si dhe nuk përfaqëson as kandidaten për kryeministre dhe as LDK-në, derisa, të njejtën e kanë raportuar te organet e rendit dhe ligjit. “Kjo faqe është falso dhe nuk përfaqëson as kandidaten për Kryeministre Vjosa R. Osmani dhe as LDK-në. Faqja mbledhë jashtligjshëm të dhënat personale të vizitorëve. Faqja është raportuar tek organet e rendit dhe ligjit”, shkruhet…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, i ngarkuar nga partia edhe për çështjet që ndërlidhen me organizimin zgjedhor është takuar sot me anëtarin më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtirin.Për këtë takim që është cilësuar i rëndësishëm nga ana e kreut të Mitrovicës e që është mbajtur larg syrit të mediave, kreu i Gjilanit ka mohuar se kanë diskutuar për mundësinë e një koalicioni me partinë e Kurtit. Ai ka thënë për T7 se arsyeja e takimit është një projekt për ujëra të zeza, raporton Gazeta Express. [embedded content]

Lexo më Shumë

Arban Abrashi, i cili ishte ministër e më pas edhe deputet,  tash sekretar organizativ i LDK në emisonin Frontal të T7-tës ka folur për qeverisjen e Isa Mustafës.Ikjet e qytetarëve që ishin në vitin 2014 sipas Abrashit nuk ishin si pasoj e qeverisjes. Sipas tij problemet e qeverisjes së Mustafës ishin Demarkacioni e temat e tjera por jo ikjet. “Rezultat dhe raportet tregojnë diçka tjetër. Ne në atë kohë morëm menjëherë masat. Probleme ishin pakënaqësitë për Demarkacionin”, ka thënë ai. Kurse kandidaturën e gruas nga Mitrovica e sheh si kandidaturën më të mirë që është në skenë aktualisht. “Vjosa është…

Lexo më Shumë

Pas bashkimit të forcave në mes të AAK-së e PSD-së, koalicioni i dytë që u nënshkrua ishte ai në mes të Nismës e AKR-së. Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli dhanë firmën për koalicionin të cilit po synojnë t’ia bashkojnë edhe disa parti të vogla. Deri tani iu është bashkuar vetëm Partia e Drejtësisë. Në krejt këtë marrëveshje parazgjedhore Pacolli po del të merr një hise mjaft të vogël. Gazeta Express ka konfirmuar se në marrëveshjen NISMA-AKR-PD, partisë Aleanca Kosova e Re e asaj të Drejtësisë i takojnë vetëm 25 emra në listën për deputetëGazeta Express Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti…

Lexo më Shumë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me përfundim se angazhimi i dy anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KSHC), si profesorë të rregullt në fakultetete të Universitetit të Prishtinës nuk paraqet konflikt të interesit. Bëhet fjalë për profesoreshën Rozafa Koliqi dhe profesorin Dukagjin Zeka.“Agjencia në përgjigjen e saj, të datës 28.06.2019, ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat dhe ka konstatuar se çështje e adresuar në Agjenci për shqyrtim dhe trajtim të konfliktit të interesit, nuk bie ndesh me Ligjin Nr. 96/L-011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, thuhet në letrën e AKK’së. Ndryshe, anëtarët Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka nuk kishin…

Lexo më Shumë

Në emisionin Frontal të televizionit T7 i ftuar do të jetë sekretari Organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.Abrashi në këtë emision do të flas për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ai do të tregoj për koalicionin e mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. A kishte apo jo takim Lutfi Haziri me Agim Bahtirin e Mitrovicës? Si u zgjodh emri Osmanit për kandidate për kryeministre? Këto e shumë të tjera në Frontal, me fillim nga ora 17:00 në T7./Express/

Lexo më Shumë

Deputeti sllovak i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, në një intervistë për EWB ka folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vendosjes së taksës dhe rreth idesë së shkëmbimit të territoreve, raporton Gazeta Express.Kukan ka lëshuar kritika të ashpra në drejtim të shefes së Politikës së Jashtme të BE-së dhe kryenegociatores së dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, duke thënë se nuk ka treguar që ka aftësitë e duhura për të drejtuar diçka. Sipas tij Mogherini është dashur që të tregohet e ashpër në momentin kur Prishtina ka vendosur taksën ndaj produkteve me origjinë serbe. “Në momentin kur Kosova ka vendosur…

Lexo më Shumë