Tashmë është shpërndarë një slogan të cilin zyrtarë e aktivistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës po e përdorin.“Me Vjosën kryeministre”, është fushata që LDK tashmë e ka nisur në rrjete sociale, shkruan Gazeta Express. Një fotografi me këtë slogan sapo e ka vendosur në faqen e saj zyrtare edhe kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani. Slogani ka simbolin e fitores, që LDK’ja e përdorë që nga koha kur atë e udhëhiqte Ibrahim Rugova. /Express/
Author: almakos
Alsat 2019-08-28T16:30:00+02:00 Deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi mohon të jetë përfshirë në incidentin më armë zjarri në një dasmë në Reçicë të Vogël të Tetovë ku djali i tij dhe një person tjetër mbetën të plagosur nga plumbat e shkrepur nga pjesëmarrësit në këtë aheng familjar. Deputeti i BDI-së nuk deshi të flet para kamerës së Alsat por në një bisedë telefonike tha se ka marrë pjesë në këtë aheng familjar, po kategorikisht hedhë poshtë pohimet se ka gjuajtur me armë zjarri. [embedded content] Reagimi i deputetit Ademit vjen një muaj nga incidenti që hapi debate të shumta në opinion,…
Të dhënat e fundit të publikuara nga Zyra Evropiane për Azil tregojnë se aktualisht në vendet e zonës Shengen ka vetëm 1500 kërkesa të azilkërkuesve nga Kosova.Sipas kësaj zyre, 12 shtete të tjera që mund të hyjnë pa viza në BE kanë numër më të lartë të kërkesave për azil. Statistikat e publikuara nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit, tregojnë se azilkërkuesit nga Kosova nuk përbëjnë shqetësim aq të madh për Bashkimin Evropian dhe emigracionin e parregullt, raporton televisioni publik. Sipas këtyre të dhënave, në fakt janë 12 shtete të tjera të cilat nuk kanë regjim vizash por që…
Alsat 2019-08-28T16:09:33+02:00 Grupet e punës të pushtetit dhe opozitës pritet të vazhdojnë nesër negociatat për ligjin e prokurorisë publike. Për nesër është caktuar edhe seanca e Komsionit për çështje evropiane por siç njoftoi një ditë më parë kreu i tij Artan Grubi, prioritet është harmonizimi i qëndrimeve. Kjo lentë hapur mundësinë që debati në komision të mos fillojë nesër por nga java e ardhshme. Edhe nga qëndrimet e sotme publike, palët duket se nuk kanë lëvizur nga pozitat e tyre. Kryeministri Zaev deklaroi se pushteti është i gatshëm për të lëshuar pe por duke ruajtur linjat e kuqe që nënkupton…
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, tha se që nga Asambleja e Përgjitshme e INTERPOL-it, vitin e kaluar në Dubai ku është kundërshtuar kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, nuk ka pasur asnjë zhvillim që do të sillte ndryshimi të atij vendimi.Siç thuhet në komunikatën e MPB-së serbe, të cilën e transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, Stefanoviq po ashtu tha se pranimi eventual i Kosovës në INTERPOL, do të krijonte mundësinë që informacionet konfidenciale “të binin në duart e kriminelëve dhe terroristëve”. Komunikata po ashtu sqaron se Stefanoviq i ka bërë këto…
Alsat 2019-08-28T15:58:14+02:00 Ministria e Drejtësisë tani për tani nuk zbulon më shumë detaje për të ashtuquajturin Plan B për PSP-në, nëse ndryshimet në ligjin e ri të prokurorisë nuk miratohen me dy të tretat. Si ndryshe mund të vazhdojë jeta e PSP-së, ose e lëndëve, nga qeveria paralajmëruan përgjigje për nesër. Gjërat do të përcaktohen më qartë nesër kur të fillojë seanca e Komisionit për çështjet Evropiane”-thonë nga Ministria e Drejtësisë. Anonio Milloshovski nga VMRO DPMNE reagoi ndaj qëllimit të pushtetit, që duke ndryshuar ligjin për Këshillin e Prokurorëve Publik, të sigurohet zgjedhje e u.d shef i PSP-së, ose të…
Alsat 2019-08-28T15:50:38+02:00 Derisa institucionet gjyqësore janë vënë në kërkim të fajtorit i cili në opinion publikoi dëshminë e Orce Kamçev për rastin “Reket”, mbrëmë janë publikuar pjesë nga disa raporte të reja, ku besohet se të gjitha janë të dëshmitarit në rastin konkret. Të njëjtat i ka publikuar portali Infomaks, por vetëm me datat kur ata kanë dëshmuar dhe faqet e procesverbaleve, të vendosura në formë të pyetjes. “A është e saktë që në dëshminë e njërit prej dëshmitarëve, të dhënë më 11.06.2019, për të cilin gjithashtu ka procesverbal prej gjashtë (6) faqeve, në faqen e pestë shkruan se…!”-shkruan Infomaks.…
Alpinistja Uta Ibrahimi, ka konfirmuar në një prononcim për Gazetën Express se është lënduar rëndë, derisa ishte duke u ngjitur në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.Alpinistja Ibrahimi, ka thënë shkurtimisht për Express se lajmi për lëndimin e saj ka qenë i vërtetë, e që ajo vazhdon ende trajtimin nëpër mjekë. “Po lajmi është i vërtetë. Dal shpejtë me deklaratë, vetëm ende jam nëpër mjekë”, ka thënë Uta Ibrahimi. Alpinistja, ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në…
Kosovo and Macedonian flag Alsat 2019-08-28T15:45:08+02:00 Tanimë tre ditë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk jep përgjigje nëse raporti i Kosovës ka mbërritur me garancinë e nevojshme për gjendjen shëndetësore të rasatit për peshq, respektivisht ikrat dhe peshqit e rinj. Alsat kërkoi gjithashtu përgjigje nga Agjencia e Ushqimit në Kosovë, por heshtje edhe nga atje. Ndërsa institucionet nuk e informojnë publikun si dhe nëse do e zgjidhin problemin, tregtarët pësojnë dëme. Bllokada asnjëherë nuk është zgjidhje e mirë sidomos në këtë rast kur ka një plasman të kontraktuar paraprakisht të mallrave që aktualisht kanë ndalesë për import dhe eksport, sipas…
Alsat 2019-08-28T15:39:29+02:00 Që nga 25 qershori, kur u ndërmor aksioni në Luboten dhe 12 lokacione tjera në Shkup për duhanin, akoma asnjë procedurë penale për të dyshuarit. Nga Prokuroria Publike thonë se nuk ka arritur ndonjë dosje për rastin e duhanit në Luboten. Sipas tyre, ende nuk mund të marrin masa ndaj të dyshuarve për kontrabandë. [embedded content] “Dy muaj pas aksionit policor për konfiskimin e duhanit të kontrabanduar në fshatin Luboten të Shkupit, autoritetet vazhdojnë të heshtin. Nga Policia Financiare nuk u përgjigjen pyetjeve se deri ku është procedura e hetimit ndaj banorëve të dyshuar për paketim dhe firmave…
Një gjykatë në Kerala të Indisë i ka dënuar me burgim të përjetshëm dhjetë burra për vrasjen e një personi të krishterë, i cili i përkiste një shtrese më të ulët të shoqërisë dhe dëshironte të martohej me një vajzë të shkalle më të lartë.Kevin Joseph, elektricist 23 vjeç, u vra në maj të vitit të kaluar, dy ditë pasi kishte aplikuar për ta regjistruar martesën me vajzën 21 vjeçe, Neenu Chacko, e cila i përkiste besimit të njëjtë me burrin. Në mesin e personave të dënuar me burgim të përjetshëm është edhe vëllai i vajzës, Sanu Chacko, i cili…
Alsat 2019-08-28T15:31:55+02:00 Avokatët e pjesëtarëve të grupit të Kumanovës të cilët po vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut, në pritje të vendimit të shkallës së dytë, kërkojnë që Kosova të nisë iniciativën për ekstradimin e tyre. Duke komentuar qëndrimin e ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj që të dënuarit të ekstradohen pasi të përfundojë procedura gjyqësore, avokati Naser Raufi tha se shteti i Kosovës nuk duhet të presë edhe shumë për të kërkuar ekstradimin, për shkak se procedura e ankimimit mund të zgjasë me vite. Si zgjidhje, Raufi ofron dy opsione: [embedded content] Pa marrë parasysh nëse rikthehet…

