Author: almakos

Alsat 2019-08-28T15:23:09+02:00 Kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në hapësirat e prekura nga zjarri pranë liqenit të Velesit të quajtur “ Mlladost” theksoi se të gjitha institucionet shtetërore do të angazhohen që pyllëzimi i këtij rajoni të bëhet në afat sa më të shkurtër. Zaev tha është patjetër që dekadat për revitalizimin e pyllit ti shndërrojnë në vite. Ai theksoi se gjatë rebalancimit ardhshëm të buxhetit, qeveria do të ndajë mjete të posaçme financiare. “Njësite e vetëqeverisjeve lokale duhet ti ndryshojnë prioritetet e tyre, Qeveria do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve për parandalimin e këtyre rasteve. Nga këtu DZS duhet…

Lexo më Shumë

Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriqm, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq. Në deklaratën e përbashkët të këtyre subjekteve politike thuhet se qëllimi i tyre më i rëndësishëm, strategjik dhe politik do të jetë ruajtja dhe forcimi i serbëve të Kosovës në atë mënyrë që do të siguronte mbijetesë të qëndrueshme. “Qëllimi ynë afatgjatë është të krijojmë kushte të mira jetese…

Lexo më Shumë

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka takuar kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifin. Hoxhaj përmes Facebookut ka njoftuar se ka diskutuar me të parin e Preshevës për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Luginës së Preshevës.Hoxhaj ka shkruar se qeveria e re e udhëhequr nga PDK-ja do të luftojë fushatën e egër të Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës. “Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të luftojë me të gjitha rrugët diplomatike fushatat e egra të Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përfshirë atë të fshirjes së adresave”, ka shkruar Hoxhaj. Ai ka thënë se PDK-ja do të lehtësojë pajisjen…

Lexo më Shumë

Një zyrtar policor është sulmuar në viti.Një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që derisa ishte në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar, i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka rrezikuar zyrtarët policorë, me ç’rast i njëjti është goditur me pjesën e pasme të kamionit. “Është raportuar se një zyrtar policor ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Lëndimi ka ardhur pasi që derisa zyrtari policor ka qenë në përpjekje për ta ndaluar një të dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me kamionin e tij me targa vendore i ka…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-28T14:40:05+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski bën thirrje për hetim thelbësor dhe pa ndikime të jashtme për rastin “Reket”. Ai nuk dëshiron të komentojë zhvillimin e deritanishëm të hetimit por thotë se është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre. E dini se kanë ndodhur disa aktivitete rreth kësaj. Kemi pasur privim nga liria të ish prokurores speciale dhe procedura mori kahje siç është përcaktuar me ligje. Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, iu ka dërguar një mesazh partive politike lidhur me mundësitë e zgjidhje së krizës që ka përfshirë vendin.Në një takim me zëvendëskryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka theksuar se zgjedhjet, 13 tetori i dekretuar si datë kushtetuese për mbajtjen e vendoreve, janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës politike. “Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve…

Lexo më Shumë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave.IKSHPK-ja nëpërmjet një njoftimi publik ka njoftuar qytetarët se si duhet të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave, po ashtu, ky institut ka treguar edhe për trajtimin e sëmundjes së virusit Nil. Më poshtë mund ta shihni njoftimin e plotë të Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës: Virus i Nilit perëndimor është shfaqur në Balklan? Kujdes nga pickimi i mushkajave! Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-28T13:52:45+02:00 Presidenti Stevo Pendarovski për momentin nuk dëshiron ta komentojë zhvillimin e hetimit për rastin Reket por thotë se është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre. Ai bëri thirrje për hetim thelbësor pa ndikime nga jashtë. “E dini se kanë ndodhur disa aktivitete rreth kësaj. Kemi pasur privim nga liria të ish prokurores speciale dhe procedura mori kahje siç është përcaktuar me ligje. Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se çfarë…

Lexo më Shumë

Vrasja e Ilias Mahmutit në Bazel të Zvicrës tronditi opinionin.Kosovari, shtatëvjeçari ishte vrarë nga e moshuara Angela N, duke u kthyer prej shkollës. Pas 6 muajsh nga vrasja, janë zbardhur disa dokumente të gjykatës së Bazelit, të cilat kanë treguar se vrasja e kosovarit kishte qenë e planifikuar, shkruan ”Blick”. Ajo pas vrasjes së 7-vjeçarit kishte pretenduar se kishte vepruar në ndikim. Mirëpo, nga disa dokumente të gjykatës,  kuptohet se Angela N. Veproi me qëllim. Hetuesit kanë gjetur telefonin e saj, ku ajo kishte shkruar një mesazh një ditë para aktit. Në të ajo kishte rrëfyer paraprakisht për aktin e…

Lexo më Shumë

Zyrtarja e AAK’së, Time Kadrijaj ka reaguar pasi zëvendëskryeministri në detyrë, Behgjet Pacolli tha se liderët që po premtojnë se do ta mbajnë taksën ndaj Serbisë, po i gënjejnë votuesit.Kadrijaj thotë se tema e taksës dhe e ushtrisë janë punë të kryera nga shefi i saj, Ramush Haradinaj. Ndërsa, ish-partnerit i thotë se ka mbetur me një deputet dhe se “s’do të jetë më”, transmeton Gazeta Express.  “Po e dëgjoj Behgjetin se taksa ndaj Serbisë do të hiqet, se ushtria është mashtrim etj. Behgjet po ta rikujtojë se këto janë tema të kryera tashmë edhe shumë tjera do kryhen, por…

Lexo më Shumë

Shtatori do të sjellë shumë pranë Tokës një asteroid, përmasat e të cilit janë shumë të mëdha, krahasuar me ato të ndërtesave më të larta në planet.Ekzaktësisht më 14 shtator, pritet të shfaqet asteroidi 2000 QW7, me një diametër prej 650 metrash. Trup qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specilistëve, nuk përbën asnjë rrezik. Sidoqoftë, qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës. Qershorin e këtij viti, u bë me dijeni se teknologjia më e fundit e teleskopëve është mjaftueshëm e avancuar për të sinjalizuar në kohë njerëzit, në rast të…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-28T13:07:39+02:00 Me urdhër të Prokurorisë Publike në Veles është zgjeruar hetimi për zjarrin që dogji rreth 400 hektarë pyje pranë liqenit “ Mlladost”. Përveç katër personave që tashmë janë arrestuar nga policia, hetimi do të përfshijë edhe personin përgjegjës të kompanisë ndërtimore si dhe vet kompaninë e cila kishte angazhuar punonjësit e ndërtimtarisë për të kryer punime në atë zonë. Procedura është ngritur për “vepër të rëndë penale kundër sigurisë së përgjithshme”, dënimet për të cilën parashihen në nenin 292 të Kodit Penal, ku thuhet: Vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme. (1) Nëse për shkak të veprave të…

Lexo më Shumë