Deputeti në legjislaturën e fundit nga radhët e AAK’së, Muharrem Nitaj, është i ftuat sonte në emisionin Pressing në T7.Nitaj ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen me datën 6 tetor. Nitaj ka thënë se koalicioni PSD-AAK do të dalë fitues pasi që këtë e thonë sondazhet. “Në një sondazh të 31 korrikut, AAK si e vetme ka dalë vetëm 2% përfundi partisë së parë. Tani me lidhjen e koalicionit jemi të parët” “PSD ka sjellë vlera të reja në parti” Nitaj ka thënë që pret një garë të fortë…
Author: almakos
Data e zgjedhje të parakohshme është caktuar me 6 tetor.Por, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka asnjë cent për organizimin e tyre. Ky mekanizëm po kërkon pesë milion e 700 mijë euro për të organizuar si duhet procesin zgjedhor. Në KQZ nuk kanë ndenjur duarkryq sa i përket sigurimit të fondeve. Kryetarja Valdete Daka, tashmë u është drejtuar me një shkresë zyrtare Presidencës dhe Qeverisë. ‘’Të gjitha procedurat nvaren nga buxheti, pa materiale zgjedhore ne nuk mund të organizojmë zgjedhjet..’’ Daka shton se nuk marrin përgjegjësi nëse procesi komplikohet, për shkak të vonesave. ‘‘Ne presim, që Qeveria sa ma…
Jetlir Zyberaj, këshilltar i Behgjet Pacollit, ministër në dorëheqje i Punëve të Jashtme, ka thënë se Kosova duhet të lëshojë urdhërarrest ndërkombëtar, përmes UNMIK-ut, kundër Vladimir Cizeljit, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.Përmes një reagimi në Facebook, Zyberaj ka thënë se “ky kriminel i lidhur me rrjetet ndërkombëtare të krimit të organizuar dhe i përfshirë thellë në afera korruptive në të gjithë botën në emër të Ivica Daçiqit, është përpjekur të shkaktojë dëme ndaj Kosovës”. “Ne kemi qenë duke kundërshtuar atë dhe shefin e tij me vite dhe bota ka kuptuar veprimet e pista të Daçiqit dhe…
Alsat 2019-08-28T20:50:58+02:00 Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj prononcimit të deputeti të BDI-së, Xhevat Ademi lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël në Tetovë, ku nga të shtënat me armë në një aheng familjar ishte plagosur djali i tij dhe një person tjetër. Nga kjo parti thonë se Prokuroria dhe Policia e jo Xhevat Ademi duhet të tregoj se kush ka plagosur dy të rinjtë. Ndryshe, sot në një bisedë telefonike për Alsat, Ademi pranon se ka qenë në dasmë, por hedh poshtë njoftimet të ketë gjuajtur me armë. “Sot duhej Gjykata, Prokuroria dhe Sektori i Punëve të Brendshme në…
Ish-deputetja dhe themeluesja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se është duke vazhduar procedura për koalicionin midis Alternativës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Deri më 30 gusht , sipas procedurës ligjore duhet të vendosin a do të lidhin koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.“Koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje ende nuk është vendosur, mirëpo jemi në procedurë shumë shpejt do të vendosim për pasi sipas procedurës ligjore duhet të përcaktohemi deri me datën 30 gusht”, Tha Kusari-Lila për Indeksonline. Ndërsa në pyetjen se a a është mundësia për koalicion me partitë e tjera pasi e ka përkrahur publikisht kanditaturën e deputetes së LDK-së Vjosa Osmanit për…
Nëpërmjet një komunikate për media, organizata jo-qevritare Germin, ka bërë thirrje ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të mundësuar dhe lehtësuar provcesin e votimit për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë jashtë vendit.Në komunikatë bëhet thirrje që të lehtësohet procesi i votimit për mërgimtarët. ‘’Duke vlerësuar lartë kontributin dhe rolin e diasporës në të gjitha proceset politike dhe shoqërore në Kosovë përgjatë periudhave të ndryshme, institucionet tona shtetërore, veçanërisht KQZ-ja, duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet që të lehtësojë procesin e votimit për pjesëtarët e disporës në mënyrë që atyre t’u mundësohet ushtrimi i…
Ky është momenti dramatik kur një maune rritë shpejtësinë duke tentuar tejkalimin në një autostradë. Por për fat të keq shoferi humb kontrollin dhe bllokon të gjithë rrugën duke shkaktuar një aksident.Çuditërisht vetëm një person është lënduar nga ky aksident duke marrë lëndime të lehta. Aksidenti ka ndodhur në Cheshire të Britanisë së Madhe. Këto janë pamjet: /Express/
Alsat 2019-08-28T20:09:17+02:00 Një person ka vdekur në një aksident me makinë në rrugën rajonale Dibër – Mavrovi Anovi afër urës Skudrinski. Sipas informacionit fillestar nga SPB-Tetovë, aksidenti ka ndodhur mes një automjeti me rimorkio me targa të Dibrlës dhe një makine të tipit Hyundai me targa të Shkupit. Njëri nga pasagjerët ka vdekur në vendngjarje ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Gostivarit. Në vendngjarje po kryen inspektime ekipi i SPB-Tetovë dhe prokurori publik. Loading…
Presidenti i Aleancës Kosova e Re, sot ka vizituar degën e AKR-së në Mitrovicë, ku ka zhvilluar takim me koordinatorin e degës, Nusret Qubreli dhe anëtarë tjerë të shumtë.Para anëtarëve të degës, lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, shprehu falënderimin e tij për angazhimin dhe besimin që qytetarët mitrovicas po i japin AKR-së dhe vizionit të tij për zhvillimin e vendit. “Dyert e AKR-së mbeten të hapura, për të gjithë atë që ia duan të mirën asaj, për të gjithë ata që me sinqeritet duan të punojnë me ne që bashkë t’i kthejmë dinjitetin qytetit të Mitrovicës”, ka…
Është arrestuar një person që dyshohet se kishte kontaminuar ujin e pijshëm në Kamenicë.Policia thotë që ai është në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, KTV-ja mëson se personi që është i arrestuar, aksidentalisht kishte ndotur ujin me disa mjete që i përdor për punë në fermën e tij. Sipas Policisë, Prokuroria është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme. Për shkak të kontaminimit, banorët e Kamenicës disa ditë me radhë kishin mbetur pa ujë të pijshëm. “Policia e Kosovës me të marrë informatën ka thirrur edhe drejtoritë përkatëse komunale që në vendin e ngjarjes kanë marrë mostrat e ujit dhe…
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se ministri i Jashtëm i Spanjës, Josep Borrell e mbështet qëndrimin e Spanjës kundër pavarësisë së Kosovës.Bërnabiq i bëri komentet gjatë një vizite në qytetin Santander të Spanjës. Sipas Bërnabiqit, Borrell, i cili është kandidat për shef të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, “do të ketë një qëndrim të balancuar dhe objektiv”, derisa një nga prioritetet e tij do të jetë çështja e Kosovës. “Qëndrimi i BE-së ndaj pavarësisë së Kosovës është neutral. Ajo nuk ka qëndrim spese nuk ka konsensus. Ka anëtarë që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka që nuk e…
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur kohë më aprë planin e tij që të mbyllë ato shkolla ku numri i nxënësve është tepër i vogël.Tani pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, në Kamenicë pritet që të mbyllen plotë 19 shkolla për të përmbushur planin e ri për arsim në këtë Komunë. Kastrati ka thënë se ato shkolla po mbyllen për shkak të gjendjes së keqe në të cilën gjenden ato. Në anën tjetër, Sindikata e Bashkaur e Arsimit paralajmërojë grevë në rast të mbylljes së shkollave në këtë komunë. Ata madje paralajmërojnë…

