Agjencia Kundër Korrupsionit ka dalë me përfundim se angazhimi i dy anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë(KSHC), si profesorë të rregullt në fakultetete të Universitetit të Prishtinës nuk paraqet konflikt të interesit. Bëhet fjalë për profesoreshën Rozafa Koliqi dhe profesorin Dukagjin Zeka.
“Agjencia në përgjigjen e saj, të datës 28.06.2019, ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat dhe ka konstatuar se çështje e adresuar në Agjenci për shqyrtim dhe trajtim të konfliktit të interesit, nuk bie ndesh me Ligjin Nr. 96/L-011, për Parandalimin e Konfliktit të Interesit”, thuhet në letrën e AKK’së.
Ndryshe, anëtarët Rozafa Koliqi dhe Dukagjin Zeka nuk kishin marrë pjesë në votim as kur ishte votuar për raportet e ekspertëve ndërkombëtar për akreditimin e universiteteve për shkak të letrës së ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi.
Bytyqi kishte kërkuar që të pezullohet puna e KShC-së, si pasojë e letrës së Agjencionit Kundër Korrupsion, në të cilën ishte konstatuar se nuk ka konflikt të interesit të anëtarëve, mirëpo është rekomanduar që të zgjidhet kjo çështje në mënyrë që të mos ketë situatë të ngjashme në të ardhmen.
Bordi i KShC-së kishte vendosur që t’i përjashtojë nga procesi i vendimmarrjes këta dy anëtarë, derisa të marrin një interpretim të rekomandimit të dhënë nga AKK-ja./Express



