Author: almakos

Koalicioni i OJQ-ve për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim” (DnV), u ka bërë thirrje partive politike që në listat e tyre të garantojnë pjesëmarrje 50 me 50 për të dyja gjinitë.Ismet Kryeziu nga DnV tha se është koha që partitë politike të kalojnë nga premtimet në veprime. “Përbërja e listave, afati kohor deri kur partitë politike kanë afat për të dërguar listat të garantojnë lista 50 me 50 sa i përket kuotës gjinore. Është një shembull i mirë që partitë të ofrojnë hapësirë të barabartë për të dyja gjinitë”, tha ai. Ai ka bërë thirrje që partitë edhe në…

Lexo më Shumë

Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Welle.Deutsche Welle: Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon, se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra? Antje Schlamm: Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga…

Lexo më Shumë

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka publikuar raportin “Perceptimi i komunitetit serb kundrejt Policisë së Kosovës: mike apo armike?”.Shpat Balaj, hulumtues në QKSS, ka thënë se Policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë nuk kanë bashkëpunim zyrtar për shkak të marrëdhënieve mes dy shteteve. Ai tha se në veri të vendit ka hapësirë për më shumë krim. “Janë disa figura që kanë krijuar pushtet për krim si rasti i Milan Radojiçiq. Ai tash shihet i afërt me vëllaun e presidentit të Serbisë”, ka thënë Balaj. “Viteve të fundit komuniteti serb është ambientuar me praninë e policisë kosovare në atë…

Lexo më Shumë

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot njëzëri ka vendosur të fillojë procedurën për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva për shkak të punës joprofesionale dhe joetike, njoftoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve Kole Shterjev. Publiée par Alsat sur Jeudi 29 août 2019 The post Këshilli i Prokurorëve vendos të shkarkoj prokuroren Katica Janeva appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T11:06:07+02:00 Ministria e Bunëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me rastin që ka ndodhur dje në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, ku dy fëmijë, vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe ishin mbyllur në makinë. “Më 28.08.2019 rreth orës 21:50 në SPB-Shkup është raportuar se dy fëmijë janë mbyllur në parkingun në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato” në një makinë të tipit “Alfa” me targa të Shkupit. Policët ndërhynë menjëherë dhe fëmijët u nxorrën nga automjeti dhe u transportuan në Klinikën “Nënë Tereza” me automjetin e urgjencës mjekësore.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T10:50:39+02:00 Gjysmë ore pas mesnate në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, policia ka gjetur dy fëmijë të mbyllur në makinë, fëmijët ishin vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe, konfirmuan për Alsat nga Ministria e Brendshme. Pasi ndërhyrjes së  fqinjëve, policia ka thyer dritaret e makinës prej ku janë nxjerrë fëmijët dhe janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Ende nuk ka asnjë informacion se si fëmijët kishin mbetur vetëm në makinë. Ministria e Brendshme njofton se gjatë ditës do të jepen informacione shtesë në lidhje me rastin. Loading…

Lexo më Shumë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai i Vetëvendosjes, Albin Kurti do të takohen sot në ora 11:00, në hotel Sirus, mëson Gazeta Express.Ky takim vjen një ditë para së të përfundojë afati për koalicione parazgjedhore. Temë kryesore është një bashkëpunim eventual në mes të dy partive, që do të mund të qojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, LDK dhe VV me një listë të përbashkët zgjedhore. 30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore. Isa Mustafa dhe Albin Kurti kishin zhvilluar takim për të diskutuar për këtë çështje, menjëherë pasi që Ramush Haradinaj…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit E.G, për shkak të dyshimit të bazuar se ditë më parë ka goditur me veturë një vajzë të mitur që vdiq në vend të ngjarjes.Me datë 26.08.2019, në rrugën Raushiq – Baran, në udhëkryq, nga pakujdesia ka shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale ndaj këmbësores – të miturës A.B, në atë mënyrë që derisa i pandehuri po qarkullonte me automjetin e tij, me të arritur në vendin e lartcekur duke mos iu përshtatur shpejtësisë…

Lexo më Shumë

Edhe pse marrëdhëniet mes popullit shqiptar dhe atij serb kanë qenë ndër vite të acaruara, situata nuk ka ndryshuar shumë edhe gjatë viteve të fundit.Nga ana tjetër gjuha e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare duke se është shumë larg. Por në rrjet ka bërë bujë një imazh tepër i rrallë, ku flamuri shqiptar qëndron pranë atij serb në një ambient publik. Ka qenë gazetari Idro Seferi i cili ka shpërndarë këtë imazh në rrjete sociale ku shihen dy peshqirë një me ngjyrat e flamurit shqiptar dhe tjetri me ato serbe, të cilët qëndrojnë në dy shezlonge në një pishinë…

Lexo më Shumë

Shkencëtarët kanë gjetur një kafkë të plotë të një njeriu i cili besohet se ka jetuar rreth 3.8 milionë vite më parë.Zbulimi historik është bërë në Etiopi të mërkurën dhe mund të hedhë akoma më shumë dritë mbi mënyrën se si kanë evoluar njerëzit. Kafka, e cila ka marrë emrin”MRD”, u zbulua jo shumë larg ku u gjet Lucy, një paraardhëse e lashtë e njerëzve modernë, dhe tregon se këto dy specie mund të kenë ekzistuar bashkë përpara 100,000 viteve. Paleo-antropologu Yohannes Haile-Selassie u shpreh: Kjo kafkë është një nga fosilet më të plota të hominidëve më të vjetër se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-29T09:34:44+02:00 Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ambasadorja e SHBA-së, Kejt Bërns sot do ta hapin konferencën me temë “Krimi i organizuar dhe korrupsioni si kërcënim global i sigurisë”, që e organizon Qendra Marshall nga Shkupi. Siç është paralajmëruar, pritet në konferencë mes tjerash të mbajnë fjalime edhe përfaqësues nga ambasada gjermane dhe franceze, si dhe profesorët e Fakultetit për siguri, Miodrag Laboviq dhe Marjan Gjurovski. Loading…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në kryeqytet.Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet mjekësore, ndërsa nga fotografitë e siguruara nga KosovaPress, shihet se motoçikleta është dëmtuar tërësisht. Ende nuk dihet për numrin e të lënduarve. Aksidenti ka ndodhur në rrugën ‘Rrustem Statovci’ përkatësisht afër Parkut të Qytetit.

Lexo më Shumë