Kryetari i Degës së AAK-së në Pejë, Ali Berisha, ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë Ramush Haradinajn në zgjedhjet e 6 tetorit, pasi sipas tij, Haradinaj ka ndalë tendencat për copëtimin e Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Berisha thotë se Haradinaj ka parandaluar copëtimin e Pejës e më pas edhe ndarjen e Kosovës.
Ndër të tjera kreu i Degës së AAK-së në Pejë thotë se me planin për Autostradën e Dukagjinit, Haradinaj po tenton që të parandalojë diskriminimin e rajonit të Dukagjinit.
Shkrimi i plotë:
Qytetarë të Pejës, më 6 tetor e keni shansën me i dhënë drejtim zhvillimit të qytetit tonë.
Si Aleancë, jemi në rrugën drejt fitorës historike që do ta bënte ndarjen përfundimtare nga tendencat dashakqija për coptimin e Kosovës, ashtu sikurse kishte tendenca për ndarjen e Pejës 20 vjet më parë.
Është pikërisht Ramush Haradinaj, ai që e ndali ndarjen e Pejës e edhe sot po e ndal ndarjen e Kosovës, po e ndal diskriminimin e Dukagjinit që u la në harresë për shumë vite.
Me 6 tetor mund t’ii themi PO Autostradës së Dukagjinit dhe JO ndarjes së Kosovës.
Ju ftoj që të bashkojmë fuqinë për një shtet 100%..