Author: almakos

Alsat 2019-08-29T20:39:25+02:00 LSDM do të pranojë “veting” në gjyqësor, madje edhe nga ekspert të huaj por nëse për një gjë të tillë arrihet konsensus me partitë tjera politike. Kështu thonë funksionar të lartë të partisë maqedonase në pushtet. Nga kjo parti thonë se propozim ligji i BDI-së për “veting” nuk do të analizohet dhe nuk do të hapet për diskutim dhe shqyrtim derisa BE të vendos për datën e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Por edhe derisa të përfundojë procesi i anëtarësimit të plotë të NATO-s në BE. Burime nga socialdemokratët thonë po ashtu se besojnë që me VMRO-DPMNE-në janë…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një takim të degës së kësaj partie në Lipjan, është parë në shoqërimin e Ramë Bujës.Sipas një postimi që vet Hoxhaj e ka bërë në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se gjatë vizitës në degën e PDK-së në Lipjan, ka qenë i shoqëruar edhe nga Ramë Buja. “Takim i frytshëm mobilizues me ekipin e PDK-së në Lipjan dhe kryetarin Hyzer Rizani, ku qëndrova së bashku me Bajrush Xhemajlin dhe Ramë Bujën. Më gëzon jashtëzakonisht shumë fakti që në takimet me ekipet tona nëpër gjithë Kosovën shoh entuziazëm dhe gatishmëri për…

Lexo më Shumë

Kryetari i NISMËS Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive.  Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PDPor, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme. “Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i kosovës është që nisma e akr të shkojnë së bashku” tha ai. Ndërkohë i pari i NISMËS thotë se koalicioni që ai i prin do…

Lexo më Shumë

Ndërsa ministrat e Jashtëm të BE-së në Helsinki diskutojnë “bashkëpunimin rajonal” me partnerë nga Ballkani Perëndimor sot dhe nesër, presidenti i Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar diplomacisë franceze që të punojë në “ri-integrimin e Ballkanit Perëndimor në gjeografinë e Evropës”.“Të kesh një strategji evropiane do të thotë të kesh parasysh kufijtë e Evropës,” tha Macron në takimin e tij vjetor me ambasadorët francezë në të gjithë botën, raportojnë sot mediat franceze. Macron theksoi se në “një botë që ndryshon strategjikisht dhe gjeopolitikisht”, brenda kufijve të Evropës, Franca duhet të ri-angazhohet “me fqinjët tanë dhe vendet që na duan thellësisht,…

Lexo më Shumë

Pas takimit në mëngjesin e sotëm mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me atë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar për mundësitë e koalicionin parazgjedhor, pasdite kanë vazhduar diskutimet në nivelin e nënkryetarëve, mes Glauk Konjufcës dhe Lutfi Hazirit.Por, pa ndonjë rezultat konkret. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, derisa nuk ka dhënë detaje për diskutimet që janë zhvilluar. Manxhuka është shprehur se ata janë të gatshme për marrëveshje, por pa kushtëzime. Ai ka kërkuar nga LDK-ja që mos t’i vendosin para fakteve të kryera, por të koordinohen. “Vetëvendosje është e gatshme për marrëveshje,…

Lexo më Shumë

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe për ditët vijuese.Kjo si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Kjo situatë meteorologjike kushtëzon mot relativisht të qetë dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, në vlerat e rrezikut. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Lexo më Shumë

Për 4 muaj rresht Shemsi Garaj i dyshuar për krime të luftës qëndroi në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.Por ai një ditë më parë u lirua nga kjo qendër pasi që Prokuroria Speciale vlerësoi se kanë pushuar shkaqet dhe arsyet për vazhdimin e kësaj mase, raporton KTV. Garaj i cili muaj më parë u arrestua nën dyshimet se kishte kryer krime luftës gjatës periudhës së luftës, thotë se arriti të sigurojë dokumente nga shteti i Holandës të cilat dëshmojnë se ai gjatë asaj kohe nuk gjendej në Kosovë. Sipas Prokurorisë Speciale, Garaj së bashku me vëllanë e tij…

Lexo më Shumë

Sot gjatë ditës një shofer në Kosovë ka bërë një veprim të çuditshëm. Ai gjatë kohës sa po voziste, ka vendosur njërën këmbë jashtë dritares së makinës.Në këtë video, të dërguar nga lexues të Express, shihet se personi në fjalë duke mjaftë rehat gjatë vozitjes. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Sllatinë, në rrugën nga Fushë-Kosova drejtë Prizrenit, në ora 16:30. /GazetaExpress/ Për më shumë, ndiqni videon:

Lexo më Shumë

Në lagjen Mati 1 të Prishtinës ka shpërthyer uji i kanalizimit. Konkretisht në rrugën “Uran Ajeti”.Si rezultat i kësaj, banorët po rrezikohen nga epidemi të ndryshme. Banorët e lagjes janë ankuar se po vjen erë shumë e rëndë. Në foto dhe video më poshtë shihet se uji ka shpërthyer që një kohë të gjatë, derisa shihen edhe pellgje të formuara si rezultat i shpërthimit të ujit.

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA-ja do të vazhdojë të mbajë prezencën e saj ushtarake në Afganistan, edhe pasi të arrihet një marrëveshje paqeje me talibanët.Duke folur në një intervistë në radio Fox News më 29 gusht, Trump tha se numri i trupave do të bjerë në rreth 8.600. “Ne do të mbajmë një prani atje”, tha Trump. Zyrtarët amerikanë dhe talibanët aktualisht janë përfshirë në një rund të nëntë bisedimesh, për të nënshkruar një marrëveshje historike, që do t’i jepte fund konfliktit 18-vjeçar afgan. SHBA-ja po kërkon që talibanët të japin garanci, se vendi nuk…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, me anë të një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se është lëshuar për qarkullim ura perëndimore te rrethrrotullimi në lagjen “Lakrishte” në Prishtinë.“Qarkullimi nëpër këtë urë do të ndikojë në rregullimin e rrjedhës së trafikut rrugor në këtë pjësë shumë të frekuentuar të Prishtinës”, ka thënë kryetari i Partisë Socialdemokrate. Rruga do të sigurojë dalje më të lehtë ne lagjen “Arbëri”, dhe do të lehtësojë trafikun në Qendër të qytetit. Ky është postimi i plotë i Ahmetit: [embedded content] /Gazeta Express/

Lexo më Shumë

Imami, Drilon Gashi, thotë se Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e ka përjashtuar nga puna si imam i xhamisë në Vitomericë të Pejës – ku ka punuar për dy vjet – me arsyetimin se ka shkelur parimet e Kuranit.Sipas tij, shkak për këtë shkarkim, është bërë një deklaratë e bërë në muajin qershor të vitit 2018, në televizionin Rrokum ku ai ka thënë se “teoria e evolucionit është teoria e vetme bashkëkohore që ka arritur t’iu bëjë ballë furtunave të kohës. Do të thotë argumentet po shkojnë deri tek ajo që evolucioni është fakt”, kishte thënë Gashi. Në një postim…

Lexo më Shumë