Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se e ka anuluar udhëtimin e tij në Poloni, pasi do t’i duhet të qëndrojë në SHBA, për shkak të stuhisë Dorian, e cili po kërcënon të godasë shtetin e Floridas, brenda disa ditëve të ardhshme.“Për të siguruar që të gjitha burimet e qeverisë federale janë të përqendruara në Florida, unë kam vendosur të dërgoj nënpresidentin, Mike Pence, në Poloni këtë fundjavë”, tha Trump. Presidenti amerikan tha se është e rëndësishme që ai të mbetet në Uashington, për t’u marrë me stuhinë, duke shtuar se ajo mund të jetë “shumë e fuqishme”. Trumpi, ishte…
Author: almakos
Alsat 2019-08-30T09:01:28+02:00 Këshilli i prokurorëve publik sot duhet të zgjedh kryetar të ri në vendin e Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit. Shterjev në një deklaratë dje për media konfirmoi se në seancën e sotme do të zgjedhet trashëgimtari i tij, pa precizuar emra të kandidatëve të mundshëm. Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik zgjedhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat d vite, pa të drejtë të rizgjedhjes. Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar…
Si çdo vit, u mblodhën në konferencën vjetore ndërkombëtare njerëz të një komuniteti “shkencor” që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë.Sipas tyre, Toka e rrumbullakët është një përrallë dhe në të vërtetë shtëpia jonë është e sheshtë dhe akujt në Polin e Veriut dhe Antarktida në jug na mbrojnë që të mos rrëzohemi prej saj. Megjithëse ka me mijëra foto e filmime nga hapësira që provojnë se Dielli është qendra e sistemit tonë, ata parashtrojnë idetë e tyre kundër modelit heliocentrik dhe për të shmangur pyetjet e vështira të kundërshtarëve, diskutimet i zhvillojnë në forume të…
Lutfije Vokshi, me prejardhje nga Mitrovica, tash e 20 vjet është duke e kërkuar vëllanë e saj, kurse Erblini babain e tij, dr. Adem Ademin. Ademi është zhdukur më 19 prill të vitit 1999, kur së bashku me një grup prej 25 personash, nëpër mal kishin provuar të dalin nga Kosova në drejtim të Malit të Zi.Siç thotë Lutfija, besohet që ky grup është ndaluar nga forcat serbe në fshatin Dren, në komunën e Zubin Potokut. Që atëherë, atyre u është humbur çdo gjurmë. “Në fillim e kemi kërkuar, sepse kemi shpresuar që është diku i gjallë. Mirëpo, duke kaluar vitet,…
Alsat 2019-08-30T08:25:58+02:00 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 110-të duhet të zgjedh dy ministra dhe tre zëvendësministra që i ka propozuar qeveria e kryeministrit Zoran Zaev. Niona Angellovska është propozuar ministre e re e Financave, ndërsa Hysen Xhemaili ministër pa dikaster i angazhuar për përmirësim të klimës investuese. Për zëvendësministër të Ekonomisë është propozuar Kirill Kolemishevski, për zëvendësministre të Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska, ndërsa Nexhad Mehmedoviq zëvendësministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Deputetët në seancën e sotme duhet të zgjedhin edhe zëvendësguvernator të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka…
Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, në prag të zgjedhjeve nacionale ka deklaruar se krijimi i një reforme zgjedhore është i domosdoshëm, mirëpo sipas saj partitë politike në vazhdimësi nuk e kanë pasur në agjendë riformimin e procesit zgjedhorZgjedhjet nacionale të 6 tetorit do të mbahen përsëri pa një reformë zgjedhore, e cila është tejet e nevojshme për vendin, mirëpo për krijimin e kësaj reforme nuk kanë shfaqur vullnet asnjëra nga qeveritë e deritanishme. Kështu ka deklaruar në një intervistë për “Zërin” kryesuesja e KQZ-së Valdete Daka, e cila ka theksuar se nevoja për reformimin e procesit zgjedhor është kërkesë e…
Në llogaritë e përdoruesve të lidhur me Hezbollahun me qendër në Liban, kanë qarkulluar foto që dyshohet se trupat izraelite kanë vendosur kukulla në automjetet ushtarake në kufirin e dy vendeve.Korrespondenti i Al-Manar për televizionin satelitor Hezbollah, Ali Shoaib, postoi në llogarinë e tij në Twitter foto kukulla me uniforma që dyshohet të kenë zëvendësuar ushtarët në kufirin me Libanin. Shoeib e quajti këtë veprim një “shaka” në Twitter, duke deklaruar se “armiku duhet të mësojë të merret me një grup të zgjuar, profesional, të guximshëm dhe besnik që mund t’i mposht”, njoftoi Jerusalem Post. Ushtria e vendit kishte refuzuar…
Ju ndoshta keni dëgjuar disa tregime të guximshme të ushtarëve që bënë diçka heroike gjatë betejës.Disa ushtarë janë shumë të guximshëm dhe pastaj ka disa që thjesht kanë bërë gjëra pa patur fare frikë. Por çfarë ndodh kur një ushtar bëhet i fundit i mbetur në këmbë dhe përfundon heroikisht duke u përballur me një ushtri të tërë i vetëm? Nga vikingët që me një dorë i morën ushtritë e të gjithëve në luftërat botërore, heronj që bënin të pabesueshme. 10 Most Insane Warriors Of All Time
Të premten, Gjermania do të fillojë zbatimin e dy dekreteve, që do ta bëjnë më të lehtë marrjen e shtetësisë gjermane, kryesisht për hebrenjtë të cilët ikën nga regjimi nazist, për shkak të persekutimit, si dhe pasardhësve të tyre, njoftoi ministria e Brendshme.Masa pason një fushatë nga pasardhësit e refugjatëve nga Gjermania naziste, të cilët janë të zemëruar që kërkesat e tyre për shtetësi janë refuzuar, pavarësisht nga garancitë kushtetuese. Referendumi i Brexit-it (daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja) shkaktoi një rritje të aplikacioneve nga pasardhësit e atyre që nga Gjermania ikën në Britani, midis viteve 1933-1945. “Gjermania duhet…
Mbi 10 mijë maturantë sot do t’i nënshtrohen afatit të dytë të provimit shtetëror të maturës, të cilët do të kenë pjesën e parë të testimit, ndërsa pjesën e dytë do ta kenë me 7 shtator.Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë qysh në afatin e parë kishte paralajmëruar se në të gjitha qendrat e testimit do të vendoseshin zhurmues të valëve, si mënyrë për të parandaluar kopjimin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ishte realizuar, e zhurmuesit nuk janë siguruar as për afatin e dytë të provimit shtetëror të maturës. Kryetari i komisionit shtetëror të maturës, Fehmi Hysenaj, thotë se…
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur ose të Zhdukur që kësaj radhe vjen me moton “20 vjet pritje, dhimbje dhe krenari”.Për të kujtuar personat e zhdukur që nga koha e luftës në Kosovë, sot do të organizohen disa aktivitete. Do të bëhen homazhe tek memoriali i personave të zhdukur para Kuvendit të Kosovës si dhe do të mbahet marshi për të pagjeturit në sheshet e Prishtinës. Gjithashtu, do të promovohet libri “Të jetosh më kujtimet e të pagjeturve” me rrëfimet e familjarëve të personave të pagjetur.
Pilotja e makinave të shpejta, Jessi Combs, mbajtëse e titullit të “gruas më të shpejtë mbi katër rrota” , humbi jetën ndërsa përpiqej të thyente rekordin që kishte vendosur vetë.Kolegu Adam Savage, i cili prezantonte së bashku me Jessin programin televiziv “Mythbusters”, e përshkroi 39 vjeçaren si një pilote brilante, inxhinjere, mekanike, njeri me njohuri të shumta shkencore, dhe një shembull për të tjerët. Të afërmit e saj sqaruan se përplasja kishte ndodhur në juglindje të Oregonit, por pa dhënë detaje të tjera. Jessi e fitoi titullin në 2013-tën, kur arriti shpejtësinë 641km/h. Ajo po përpiqej ta thyente atë rekord,…

