Një kroate, Jasna Vrhovac ka gjetur në rrugë 7 mijë euro dhe ka lajmëruar në Facebook për vendin dhe shumën ku i ka gjetur, duke kërkuar pronarin të shkojë t’i marrë, para të cilat kanë arritur në duart e duhura.Bëhet fjalë për një të moshuar, të cilit i kishte rënë zarf me paratë, e dërguara nga djali i tij nga Gjermania. Djali i kishte dërguar paratë për të shlyer kredinë bankare për një shtëpi që e kishin në hipotekë. Paratë ishin në zarf në të cilin ishte shkruar vetëm “Për babain”. Por Jasna ka shpërndarë këtë në facebook dhe më…
Author: almakos
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki është duke marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm në detyrë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.Pacolli ka thënë se është i lumtur që është ftuar edhe Kosova në një takim të tillë nën kornizën e Bashkimit Evropian dhe se ndjehet i lumtur që gjendet mes miqsh, shkruan B92, trasnmeton Gazeta Express. “Kjo është një mundësi e mirë për të qenë mes miqve, i trajtuar në mënyrë të barabartë si të gjitah vendet e Evropës”, ka thënë Pacolli. Sipas Pacollit për Kosovën është një ditë më fat, për…
Tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Riheter, në Oqeanin Paqësor, shumë pranë Oregonit.Një tërmet i fortë ka goditur mbrëmjen e kaluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediet botërore raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 6.3 ballë të shkallës Riheter, në Oqeanin Paqësor, shumë pranë Oregonit. Lajmi është bërë i ditur nga Sondazhi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar, raporton “Cnn”. Tërmeti ndodhi rreth 175 milje në veriperëndim të qytetit bregdetar të Bandon, njoftoi agjencia.
Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov ka postuar në profilin e tij në Facebook një video ku shihet një person mashkull se si shkatërron një pjesë të çatisë së Qendrës Tregtare të Qytetit. Bëhet fjalë për instalime të infrastrukturës dhe elemente të tjerë të nevojshëm për ta kthyer çatinë e betonit në një kopsht të gjelbër. [embedded content]
Një person është arrestuar në pikën kufitare në Merdarë, bënë të ditur Policia e Kosovës.Personi i arrestuar dyshohet se i ka ofruar ryshfet zyrtarëve policorë. I dyshuari është mashkull shqiptar, por me shtetësi të huaj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në takimin e Këshillit të Ministrave të BE-së që po mbahet në Helsinki është duke marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirsollav Lajçak. Në këtë takim ai ka bërë thirrje që Prishtina të heq vendimin për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe.Përveç kësaj, Lajçak para gazetarëve ka folur edhe për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke pikëtuar si problem faktin që Kosovën nuk e kanë njohur ende pesë vende të BE-së. “Kosova është problem, sepse ajo ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së. Ky është realiteti i Kosovës”, ka thënë Lajçak para…
Djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova, si duket është i kënaqur me kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton Express.Përmes një postimi që është bërë në Facebook, Ukë Rugova, shihet në një odë në Gollak së bashku me Gani Gecin si dhe Hazir Borovcin, derisa, më këngë e valle festojnë kandidaturën e Osmanit. “LDK besë dhe shpresë per Kosovën. Beslidhja për Vjosa Osmani-n Kryeministre.✌️✌️”, shkruhet në postim. Ukë Rugova është zgjedhur së fundmi anëtar i Këshillit të Përgjithshëm në LDK, derisa, edhe ai ka votuar pro kandidaturës së Osmanit për kryeministre Për kandidaturën…
Georges Blind ishte një francez që ishte anëtar i rezistencës franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe është interesante se kur po pushkatohej, ai nuk e ndalte buzëqeshjenBlind u arrestua në Belfort nga një patrullë naziste më 14 tetor 1944. Më 24 tetor, me të burgosur të tjerë u dërgua nga Belfort në një kamp në Schirmeck, Alsace. Dy ditë më vonë, ata u transportuan në kampin e përqendrimit në Dachau, duke arritur atje në fund të tetorit. Gjermanët përdorën ekzekutime të shumta talljeje për të provuar që të verbërit të hiqnin dorë nga informacioni, por Blind refuzoi të flasë…
Ish-deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se sërish do të kandidojë për deputet të Kuvendit të Kosovës.Këtë Ismaili e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka treguar arsyet se përse do të kandidojë sërish. Ai madje sqaroi një postim të tij të bërë ditë më parë ku pasi që u tha se Agim Bahtiri do t’i bashkohet Vetëvendosjes, Ismaili kishte shkruar se do të tërhiqet dhe nuk do të kandidojë më për deputetë. “Ata që s’ma kuptuan sarkazmën para do ditësh, e nime kujtuan se u tërhoqa me i lëshua udhë Agim…
Një vajzë ka raportuar në polici se është ngacmuar dje në Gllogoc seksualisht nga një mashkull, raporton Express.Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt. “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./GazetaExpress/
Ilustrim Alsat 2019-08-30T09:34:27+02:00 Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur tetë aksidente, nga të cilat gjashtë janë me persona të lënduar, ndërsa në dy është shkaktuar dëm material. Gjithsej janë lënduar shtatë persona. SPB Shkup informon se 63 shoferë janë sanksionuar sepse kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar 13 persona të cilët kanë vozitur para se të marrin patentë shoferi, tre shoferë fillestarë, si dhe 15 automjete të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe 20 shoferë të cilët e kanë përdorur telefonin celular derisa kanë vozitur dhe…
Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24-orësh se ka arrestuar dje në Gjakovë, një person, pasi që i njejti kishte ushtruar dhunë psikike në familjen e tij, raporton Express.U bë e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, derisa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka ushtruar dhunë psikike në familjen e tij. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia./Express/

