Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditë së nesërme mot i kthjellët dhe me diell do të jetë mbi Kosovës.Temperatura maksimale gjatë ditës së sotme do të jetë kryesisht 30 gradë Celsius, kurse ajo minimale do të jetë 14 gradë Celsius. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-11m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale.
Author: almakos
Në emisionin DPT te Fidani është duke u zhvilluar sondazhi live, ku të gjithë mund të thërrasin dhe të tregojnë se për kë do të votojnë.Mund të thirrni në numrin e telefonit 043 501 122 dhe 049 968 160, duke treguar emrin, mbiemrin, qytetin nga jeni dhe për kë do të votoni. Në këtë sondazh mund të tregoni se për cilën parti do të votoni. /GazetaExpress/ [embedded content]
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka anuluar vizitën në Poloni.Trump ka qenë paraparë që të merr pjesë në 80 vjetorin e shënimit të pushtimit nazist, por që kjo nuk do të ndodhë për shkak se vendi i tij është goditur nga uragani Dorian, shkruan Euronews. Ai iu ka thënë reporterëve se në vend të tij do të udhëtojë zëvendëspresidenti, Mike Pence dhe se personalisht do të ricaktojë një datë tjetër për ta vizituar Poloninë në të ardhmen e afërt
Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka deklaruar se shumë parti politike kanë tentuar që të fitojnë vota nga qytetarët e besimit islam, duke kandiduar persona fetarë në lista për deputetë e duke premtuar shami për vajzat në shkolla.“Disa duke bërë premtime me shami e disa duke future persona të caktuar në lista” tha Kelemendi. Ai shtoi se Partia Fjala asnjëherë nuk ka zhvilluar fushatë në baza fetare dhe se nuk kanë folur për tema fetare në fushata zgjedhore. Madje Kelemendi akuzoi edhe liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke thënë se…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, tha se Lista Serbe (subjekt politik i serbëve të Kosovës) duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë, në mënyrë që “të fitojë dhe luftojë për interesat e serbëve”.Sipas tij “serbët në Kosovë e dinë mirë se kush po lufton për ta, dhe kush po i përfaqëson interesat e tyre”. Vuçiq paralajmëroi edhe intensifikim të kontakteve të zyrtarëve serbë me udhëheqës botëror, duke thënë se ai do të takohet me 15 deri në 20 përfaqësues shtetesh, për të diskutuar situatën në Kosovë. Disa orë pas deklaratës së Vuçiqit, autoritetet e Kosovës u…
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7 ka deklaruar se PDK’ja nuk ka kërkuar që të hiqet taksa por ka kërkuar anulimin e saj për shkak se rrezikohej partneriteti me aleatët.“Propozimi ka ardhur nga zv.kryeministri i PDK’së, ndërsa për 100% ka ardhur nga kryetari i PDK’së.” tha ai duke shtuar se “Asnjëherë nuk kemi kërkuar të hiqet taksa, as më herët as në të kaluarën”. Ai ka shtuar se PDK’ja ka kërkuar që taksa të pezullohet për ta ruajtur partneritetin me aleatët. “Pezullimi si kërkesë ka qenë për shkak të presionit…
Muharrem Nitaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), tha se gjasat të vogla që edhe ndonjë parti të iu bashkëngjitet koalicionit.“Ky koalicion është i pranueshëm, kemi bërë lëvizjen e duhur dhe e kemi përfunduar këtë pjesën. Nuk e di se si do të lëvizet në 24 orët e ardhshme, për dy partitë e tjera nisma dhe AKR”, tha ai në RTK. Sipas tij është abuzuar shumë në emër të qëndrimeve të partnerëve ndërkombëtarë. “Duhet të jemi të kujdesshëm për raportet që kemi me partnerët ndërkombëtarë. Kosova përfundimisht duhet të sillet si shtet sovran. Me miqtë ndërkombëtarë duhet të jemi…
Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, ka thënë se partia e tij nuk del në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve të vet.Në një postim në Facebook, pas diskutimeve që po vazhdojnë akoma lidhur me një koalicion parazgjedhor me LDK-në, e ku posti i kryeministrit po duket të jetë pengesa, Sveçla ka shkruar: “Lëvizja Vetëvendosje! asnjëherë, në asnjë rrethanë, nuk bënë diçka që është në kundërshtim me vullnetin e aktivistëve dhe përkrahësve të vet”. “Gjithçka është më lehtë tani më kur dëshirat e antarëve të Vetëvendosjes janë kërkesa të popullit të Kosovës”, ka vazhduar ai. Sveçla tutje ka thënë se “ka filluar…
Dy nënkryetarët e PDK’së, Memli Krasniqi dhe Uran Ismaili, të ftuar në Pressing të T7, janë shprehur të bindur se partia e tyre do t’i fitojë zgjedhjet nëse të gjitha partitë e mëdha garojnë si të vetme andaj LDK e VV po bëhen bashkë.Ata thonë se LDK dhe VV po tentojnë të lidhin koalicion parazgjedhor sepse po frikësohense do të mposhten nga PDK’ja, nëse garojnë si parti të vetme. Memli Krasniqi ka thënë LDK’ja dhe VV’ja e kanë vetëm një arsye të bëhen bashkë, e sipas tij është frika nga humbja nga këto zgjedhje dhe e vetmja siguri që të…
Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka komentuar vendimmarrjen e presidentit Thaçi në PDK, ka folur për kryesinë e PDK’së që nuk është zgjedhur ende dhe zgjedhjet e brendshme të LDK’së.“Thaçi nuk është president i PDK’së, ai është president i shtetit. Andaj Thaçi nuk ka asgjë të bëjë në vendimmarrje të PDK’së”, ka sqaruar Krasniqi në Pressing. Ai ka treguar se pse PDK’ja nuk e zgjedhi kryesinë edhe pas zgjedhjeve të brendshme të partisë që u mbajtën për disa muaj rresht. ”PDK’ja ka pasë proces të mirë në zgjedhjet e brendshme, por në momentin…
Aderimet në Lëvizjen vetëvendosje kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Kësaj partie tashmë i është bashkuar edhe Ilir Kërqeli, që është ndërmarrës i ri në fushën e teknologjisë informative. Aderimin e tij në VV e ka bërë publike, kryetari Albin Kurti.Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Iliri do ti ndihmojë partisë shumë në fushatë zgjedhore e qeverisje të mirë. Ky është postimi i plotë i Kurtit Ilir Kërqeli është ndërmarrës i ri në fushën e teknologjisë informative, por me sukses të jashtëzakonshëm duke arritur që kompania e tij t’i sjellë Kosovës të hyra nga jashtë të…
Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë arritur që ta gjejnë trupin e 55 vjeçarit, Shaban Shabani nga Obiliqi. Shabani kishte humbur ditën e diele në Liqenin e Batllavës.Gjetja e tij ka ndodhur para pak çastesh nga FSK’ja. Shaban Shabani ishte humbur ditën e diele. Lajmin për Express e kanë konfirmuar burime nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Shaban Shabani kishte dalë për shëtitje me varkë në liqe, dhe më nuk ishte gjendur. FSK’ja ka tre ditë që po e kërkonte. Pamjet janë të rënda dhe të ndjeshme/GazetaExpress/

