Alsat 2019-08-30T15:25:35+02:00 Takime joformale mes grupe politike për ligjin e prokurorisë publike ka pasur edhe gjatë ditës së sotme. Partitë ishin të rezervuara për të dhënë informacione se cilat nga amendamentet e tyre janë të pranueshme për propozuesin e ligjit, Ministrinë e Drejtësisë. Në seancë plenare LSDM-ja akuzoi opozitën se me qëllim pengon miratimin e ligjit. [embedded content] Nëse jeni të sinqertë në qëllimin se duani drejtësi dhe shtet të së drejtës, gjykim pa presione, klientelizëm, atëherë pse edhe më tej nuk pajtoheni që sa më shpejt ta sjellim ligjin për prokurorinë publike? Pse në negociata kërkoni që të gjitha…
Author: almakos
Në një postim në Facebook Albin Kurti i ka dalë hakësh LDK’së. E ka sfiduar të dalin bashkë në zgjedhje kurse kryeministrin le ta vendosë vota. I ka ofruar Vjosës që t’i prijë listës, shkruan Gazeta Express.“Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit”, ka shkruar…
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me rastin e mbajtjes së pjesës së parë të Provimit të Maturës (afati i shtatorit), vizitoi sot Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime, për të parë rrjedhën e procesit të testimit të maturantëve në këtë shkollë.Ministri Bytyqi me këtë rast ka vlerësuar se, tashmë është krijuar një traditë e mirë e organizmit të testeve dhe se është arritur që të ngritet vetëdija e nxënësve sa i përket përgjegjësisë në test. Ministri Bytyqi tha se, matrurantët e kanë kuptuar se ata duhet të jenë të koncentruar në testimin e njohurive të tyre në…
Uragani Dorian pritet të forcohet në shkallën e stuhive “jashtëzakonisht të rrezikshme” teksa i afrohet tokës amerikane, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare për Stuhi.Dorian aktualisht gjendet në kategorinë e dytë të stuhive, mirëpo pritet të arrijë në të treten më vonë gjatë ditës. Stuhia pritet të godasë Floridan dhe Xhorxhian jugore, ditën e diel. Deri atëherë, erërat e këtij uragani pritet të arrijnë në më shumë se 209 kilometra në orë. Stuhitë zakonisht forcohen më shumë teksa barten afër ujërave të ngrohtë, siç janë në brigjet e Floridës. Disa parashikues të motit kanë krahasuar këtë stuhi me uraganin Andrew, që më…
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK ende nuk kanë arritur në dakordim se kujt do t’i takojë pozita e kryeministrit, tash kur për koalicion parazgjedhor nuk ju ka mbetur edhe shumë orë kohë. Isa Mustafa dha sinjale që kjo do të thotë se dy partitë shkojnë vetëm në zgjedhje, derisa, tha se do të bashkëpunojnë me Albin Kurtin pas 6 tetorit. Nga VV po thonë për Gazetën Express se nuk pranojnë kushtëzime e se në zgjedhje shkojnë edhe vetëm, shkruan Gazeta ExpressGazeta Express Zgjedhjet e vitit 2017-të, kishin bashkuar në minutat e fundit Partinë Demokratike të Kosovës, AAK-në dhe Nismën e Fatmir…
Duke qenë se ofron shërbimet më të mira në vend, me internetin më të shpejtë në mobil, në gusht IPKO ka arritur numrin e 800 mijë klientëve aktiv vetëm në segmentin e telefonisë mobile.Në fillim të këtij viti, IPKO ka vazhduar të modernizojë rrjetin e saj në të gjitha regjionet. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, janë modernizuar me teknologjinë 4G. Ndërsa është operatori i parë në vend që ka zbatuar tërësisht kodin shtetëror të Kosovës 383. IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive,…
Deputeti i Bundestagut gjerman që është pjesë e koalicionit të partisë së kancelares Angela Merkel dhe CSU-së, Peter Beyer, do të vizitojë Beogradin në fillim të javës së ardhshme, raporton Gazeta Express.Ai të hënën do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, ministren për Integrime Evropiane dhe drejtorin e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Megjithatë siç raporton ‘tanjug’, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Vazhdimi i dialogut për normalizim të raporteve Prishtinë-Beograd dhe situata aktuale politike pritet të jenë temat e diskutimit. Pas Beogradit, deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer,…
Alsat 2019-08-30T13:59:23+02:00 Prokuroria Publike ka intensifikuar hetimet lidhur me incidentin në Reçicë të Vogël në Tetovë ku para një muaji nga të shtënat me armë zjarri u plagosën dy të rinj. Kështu thonë nga organi i akuzat por pa komentuar deklaratën e djeshme të Jusuf Bilallit, prindit të njërit nga të plagosurit. Siç mëson Alsat, prokuroria ka kërkuar nga Ministria e Brendshme përshpejtimin e procedurës së ekspertizës ligjorë të armëve të konfiskuara në vendin e ngjarjes. Jo zyrtarisht mësohet se një pistoletë dhe një pushkë gjuetie e cila i takon djalit të deputetit të BDI-së Xhevat Ademi, janë marrë në…
Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, është humbur në xhungël për më shumë se një orë, derisa po ndiqte nga afër punën e zjarrfikësve që po luftonin me vatrat e zjarreve.“Gjatë natës së kaluar kam pasur një aventurë. Jam humbur për më shumë se një orë, por falë ushtarëve kamë arritur ta gjej rrugën për në shtëpi”, ka shtuar Morales duke bërë paksa shaka, transmeton Telegrafi. Televizioni Uno ka publikuar një video të shkurtër amatore, ku shihet Morales gjatë natës duke thënë vazhdimisht “Ku jeni? Ku jeni?” Evo Morales visitó la zona más afectada por los incendios en Bolivia Presidenti i…
Alsat 2019-08-30T13:46:18+02:00 Pak ditë pasi zjarri shkrumboi rreth 450 hektarë me pyje pranë Liqenit “ Mlladost”, komuna e Velesit dhe NP “Pyjet Nacionale” kanë filluar me përgatitjet për pastrimin e kësaj sipërfaqeje dhe më pas pyllëzimin e serishëm. Siç informoi sot drejtori i kësaj ndërmarrje, mbjellja e fidanëve në 200 hektarët ku ka pasur pishë të zezë, e cila është djegur plotësisht, do të nisë në fillim të nëntorit, ndërsa faza e dytë e pyllëzimit do të nisë në pranverë. Këtu është dilema se çfarë lloj druri duhet të mbjellim. Propozimi është që të shkohet me drunj më cilësorë, por…
Alsat 2019-08-30T13:31:54+02:00 Aco Kolevski është kryetari i ri i Këshillit të Prokurorëve Publikë. Në seancën e sotme, ai u zgjodh unanimisht me 10 vota pro, ndërsa nuk kishte kandidat tjetër. Kolevski ka përvojë 30 vjeçare si prokurorë. Ai e pason Kole Shterjev, mandati dyvjeçar i të cilit skadon në fund të muajit. Kryetari i Këshillit të prokurorëve publik zgjidhet nga anëtarë me votim të fshehtë. Mandati i tij zgjat dy vite, pa të drejtë të rizgjedhjes. Kryetari i deritanishëm Kole Shterjev është zgjedhur më 31 gusht të vitit 2017. Ka ardhur në vendin e kryetarit të deriatëhershëm Petar Anevski. Loading…
Alsat 2019-08-30T13:20:05+02:00 Gjykimi për rastin “TNT” të PSP vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, pasi Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e debatit të përgjithshëm deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për lëndën “Reket”. Mbrojtja, para fillimit të seancës së sotme, kërkoi ndërprerje të procedurës deri në zbardhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva. Avokati Donço Nakov tha se prokurori publik Burim Rustemi është marrë në pyetje për lëndën “Reket” dhe nuk mund…

