Alsat 2019-08-30T18:41:05+02:00 Bashkimi Europian duhet të bjerë dakord për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, deklaruan sot disa ministra të Jashtëm të unionit, pavarësisht shqetësimeve për progres të ngadaltë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor. ”Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së…
Author: almakos
Pas dy letrave që shkëmbyen sot kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kanë nisur reagimet në VV.Ish-deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha Kollçaku pas refuzimi të ofertës së Kurtit nga LDK’ja për koalicion parazgjedhor pa kandidat për kryeministër, ajo ka thënë se nuk ka asnjë argument që arsyeton këtë vendim. “Nuk ka argument që e arsyeton vendimin e LDK-së Na priftë e mbara! #fairplay #qeveriaKurti”, ka shkruar Kollçaku. Ndërsa, pak më parë, kandidatja e propozuar për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, deklaroi se Kurti duhet të rimendoj dhe të ndryshojë ofertën, pasi sipas saj,…
Alsat 2019-08-30T18:28:06+02:00 Propozimi i kryeministrit Zoran Zaev që Nina Angellovska të jetë ministre e Financave ka nxitur debat të ashpër mes deputetëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Deputetja e opozitës maqedonase, Ana Llashkoska ka akuzuar kryeministrin Zoran Zaev se Angellovska emërohet si ministre vetëm që të jetë përgjegjëse e politikave të dështuara ekonomike të Zoran Zaevit. [embedded content] Sot kryeministri Zaev ka vendosur që ta emërojë Nina Angellovskën ministre të Financave që një ditë të ketë se kush të mbajë përgjegjësi për përfundimin e mandatit të kësaj qeverie në mënyrë katastrofike. Buxheti për momentin është në gjendje të tmerrshme, përfitimi i…
Quint u kërkon partive politike të mos sulmojnë dhe të mos etiketojnë mediumet me “lajme të rreme”, vetëm disa ditë pasi PDK’ja bëri thirrje të mos lexohet Gazeta Express.Pesë ambasadat e Quint’it (e Gjermanisë, e Francës, e SHBA’së, e Britanisë së Madhe dhe e Italisë) kanë lëshuar sot deklaratë të përbashkët, ku ndër të tjera u kanë kërkuar partive politike të mos bëjnë presion dhe sulme ndaj mediave. “Ne refuzojmë çfarëdo sulmi ndaj mediumeve, qoftë ai fizik apo në formë të thirrjes për dhunë, dhe refuzojmë tentimet për të etiketuar mediumet me ‘lajme të rreme’. Ne qëndrojmë pranë mediumeve të…
Ish-kandidati për president të Maqedonisë Veriore, Blerim Reka, ka lavdëruar ofertën e fundit të Albin Kurtit për koalicionin me LDK-në.“Propozimi i tij për Vjosa Osmanin – bartëse e listës së përbashkët LDK-LVV; dhe mospërmendja fare e emrit të tij – as si i dyti në atë listë; ishte kundër-përgjigjja më e denjë e tij”, ka thënë ai. Sipas Rekës, fjalia kryesore e Kurtit në atë ofertë ishte “çkapja e Republikës”, jo kreu i shtetit, që tejkaloi interesat e ngushta personale, për të mirë të synimit madhor. Postimi i plotë: Fair Deal: VV-LDK Oferta e fundit e Albin Kurtit për LDK-në,…
Alsat 2019-08-30T18:03:59+02:00 Rreth orës 17:00 ne pikë pagesën Tetovë- Gostivar, është aksidentuar makina zyrtare e ministrit të Kulturës. Sipas informacioneve të para, nuk ka asnjë të lënduar por veç dëme materiale. Siç shihet edhe nga fotografitë makina zyrtare është marrë përpara nga një kamion i tonazhit të lartë. Ekipet e SPB-së Tetovë janë në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rastin në fjalë. Loading…
Në fushatën për zgjedhjet e vitit 2017 në një tubim të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, një i moshuar e zëvendësonte Profetin Muhamed me kandidatin e atëherëshëm të PAN-it për Kryeministër Ramush Haradinaj.Plaku thoshte që Ramush Haradinaj duhet të jetë Kryeministër, e për më tepër tregon rastin kur një qytetar i ka kërkuar një hoxhe që Ramush Haradinajn ta fus në “lutjen” kryesore të fesë islame që njihet si “Shahadeti”. Ndiqeni përsëri video e vitit 2017 e cila u bë sërish virale. /GazetaExpress/ [embedded content]
Alsat 2019-08-30T17:45:56+02:00 12 kilogramë drogë janë kapur sot në mesditë në Tetovë në një operacion të policisë lokale. Droga ka qenë e fshehur në bagazhin e makinës së tyre, në një thes të madh të zi. Policia e Tetovës në një ndërhyrje të shpejtë, pas informacioneve dhe ndjekjes në kohë të të dyshuarave ka pikasur makinën, por mësohet se të dyshuarit kanë tentuar arratisjen. Policia është angazhuar me forca të shumta dhe kanë ndaluar babë e bir me inicialet GM dhe NM. Loading…
Kreu i LDK’së, Isa Mustafa, i është përgjigjur Albin Kurtit për ofertën e bërë para pak minutash. Në këtë përgjigje të Mustafës është ripërsëritur qëndrimi i deritashëm i LDK’së që koalicioni të lidhet nën drejtimin e Vjosa Osmanit si kanidate për kryeministre, shkruan Gazeta Express.Sipas LDK’së shkuarja në zgjedhje pa një kandidat për kryeministër dhe vetëm me një listë zgjedhore i lë gjërat shumë të paqarta. Kurti në ofertën e tij i ka dhënë LDK’së numrin një të listës për Vjosa Osmanin dhe numrin dy për LVV’në. Sipas tij kush do të fitonte më shumë vota, duhet të marrë pastaj…
Alsat 2019-08-30T17:24:49+02:00 Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në Helsinki të Finlandës takoi homologët e tij nga vendet anëtare të BE-së dhe vendet kandidate për anëtarësim. Ai kërkoi prej tyre datë për fillimin e negociatave në tetor duke thënë që nuk duhet të tolerohet që vendi të jetë dëm anësor për diçka që nuk është në dorën e tij, duke ju referuar skepticizmit për zgjerim. Dimitrov foli edhe për rastin “Reket” dhe arrestimin e Katica Janevës duke thënë që është radha e institucioneve të bëjnë punën e tyre. I pyetur nga mediat, Dimitrov pranoi se Franca akoma nuk ka shprehur qartë…
Komisioni i Pavarur i Mediave me votim unanim nga të gjithë anëtarët e ka emëruar Luan Latifin, kryeshef ekzekutiv të KPM-së.Sipas një komunikate të KPM-së, vendimi për emërimin e Latifi për kryeshef ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura konkursin publik për pozitën kryeshef ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP). Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik – drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC). Luan Latifi është i…
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, ka përsëritur angazhimin e Kombeve të Bashkuara për të mbështetur përpjekjet për të zbardhur fatin dhe vendndodhjen e personave të zhdukur në Kosovë.Ndërsa vuri në dukje se 70 për qind e çështjeve në lidhje me personat e zhdukur në Kosovë ishin zgjidhur brenda grupit punues për persona të pa gjetur në luftën në Kosovë, ai u bëri thirrje të gjitha autoriteteve kompetente që të dyfishojnë përpjekjet e tyre derisa personi i fundit i zhdukur të gjendet dhe të identifikohet. Sipas…

