Author: almakos

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas shumë takimesh të pa frytshme me Isa Mustafën për koalicion parazgjedhor, ka vendosur që të dalë hapur me ofertën e tij për LDK’në.Kurti i ka bërë ofertë partisë së Mustafës që të shkojnë në zgjedhjet e parakohshme me një listë të përbashkët zgjedhore në të cilën Vjosa Osmani do t’i printe listës, ndërkohë numri dy do t’i takojë LVV’së. Ndërsa kandidati që do të merrte më shumë vota, do të merrte më pas kryeministrin. Kjo ofertë ka bërë që Isa Mustafa të thërret në një takim Lutfi Hazirin si përgjegjës për çështjet që…

Lexo më Shumë

Madeleine Westerhout, asistentja personale e presidentit amerikan, Donald Trump është detyruar të japë dorëheqje nga pozita që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, pas rrjedhjes së informacioneve të ndjeshme për familjen e tij.Westerhout, 29-vjeçare, është larguar menjëherë pasi Trump ka mësuar për hollësitë që ka ndarë ajo në një darkë me gazetarë më herët gjatë muajit. Rrjeti CBS, ka raportuar se ajo ka qenë duke pirë teksa ka treguar për qasjen te presidenti Trump kur ai ka qenë në pushime në Nju Xhersi. Westerhout ka punuar me presidentin Trump nga dita e parë e presidencës së tij. Shtëpia e Bardhë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T16:23:23+02:00 Sot pasdite në Saraj të Shkupit ka pasur një përleshje me armë zjarri , ku si pasojë është plagosur personi N.Z nga fshati Arnaqia. “Sot rreth orës 15:00 personi N.Z. nga fshati Arnaqi i Sarajit ka raportuar në polici se në hyrje të lokalit, drejt tij ka gjuajtur me armë zjarri personi XH.J nga fshati Bukoviq, prej ku ka mbetur i plagosur vetë personi XH.J. i cili është transferuar në spitalin “8 shtatori” Ndërsa personi XH.J. së bashku me personin E.J janë arratisur në drejtim të Sarajit”, njoftojnë nga MPB. Loading…

Lexo më Shumë

Në një kumtesë të përbashkët për media ambasadorët e pesë shteteve SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës dhe Italisë kanë bërë thirrje që zgjedhjet të jenë demokratike dhe të mos ketë manipulime sikur në vitin 2010.“Kosova në të kaluarën ka dëshmuar përvojë në mbajtjen e zgjedhjeve të besueshme dhe të menaxhuara në mënyrë profesionale, edhe pse jo të përkryera. Ambasadat tona presin që këto zgjedhje të kenë përmirësime krahasuar me zgjedhjet e kaluara, dhe që të shmangen manipulimet dhe mashtrimet që njollosën zgjedhjet e vitit 2010”, thuhet në kumtesë për media. Pesë ambasadat e shteteve të Quint-it shprehen se nuk…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T16:05:46+02:00 Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të dielën do të kumtojë vendimin përfundimtar nëse viti i ri shkollor do të fillojë më 2 shtator apo do të mbajnë grevën e paralajmëruar. Kreu i Sindikatës Jakim Nedelkov ka thënë se nëse nuk do ketë marrëveshje me Qeverinë, do të mbajnë grevë të përgjithshme dhe jo vetëm një ditore siç e kanë paralajmëruar për me 2 shtator. Sindikata e punonjësve të arsimit kërkon rritjen e pagave për 25% dhe jo 5% siç kanë njoftuar autoritetet vendore. Ndërkohë grevën e paralajmëruar nga Sindikata e ka mbështetur Aleanca për Shqiptarët. [embedded content]…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti, Ilir Deda, që në legjislaturën e fundit ka qenë në Grupin Parlamentar të LDK’së, ka thënë se partia e Isa Mustafës duhet të pranojë ofertën e bërë nga Albin Kurti, për të shkuar në zgjedhje me një listë të përbashkët, ku numrin një do ta merrte Vjosa Osmani dhe numri 2 do t’i takonte Lëvizjes Vetëvendosjes.Sipas Dedës partia e Isa Mustafës duhet të pranojë një ofertë të tillë, e cila shmang pikën ndarëse në mes të dy partive, postin e kryeministrit. “Propozimi i Albinit për listë të përbashkët zgjedhore LDK-së, duke e mënjanuar pikën ndarëse se kush është kandidat…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T16:00:44+02:00 Maqedonia e Veriut tashmë po funksionon si pjesë e aleancës së NATO-s, dhe procesi i ratifikimit po ecën me shpejtësi. Asnjë shtet anëtar deri më tani nuk ka hapur ndonjë çështje të diskutueshme në protokoll, tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska. Kanë mbetur edhe tetë shtete anëtare të Aleancës që nuk e kanë ratifikuar akoma marrëveshjen. Procesi duhet të përfundojë deri në fund të vitit. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T15:55:09+02:00 Kryetari i Strugës Ramis Merko shetit me makinën e re Audi A6, kurse fëmijët tanë detyrohen të shkojnë në një objekt të shkatërruar që vetëm shkollë nuk mund ti thuash, thonë prindërit fëmijët e të cilëve këtë vit shkollor do të duhet ta ndjekin në objektin e vjetër të shkollës “Vëllezërit Milladinovci, në Strugë. Objekti i ri që u dhurua nga komuna turke e Byjikçekmexhe akoma nuk është gati, ndërsa kishte filluar  të ndërtohen në verën e vitit 2015. Ata thonë se janë të gatshëm të bojkotojnë mësimin dhe të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T15:51:07+02:00 Raporti i Kosovës me dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen shëndetësore të rasatit të peshkut arriti në agjencinë për ushqim. Me gjithë pengesat që ekzistojnë për dy javë mes dy shteteve, ekonomia e Maqedonisë nuk do të dëmtohet nga ndalimi i importit të patateve dhe mjaltit nga Maqedonia në Kosovë, pasi këto dy produkte tashmë kanë licenca eksporti në tregun evropian. Dëmet ndaj ekonomisë së Maqedonisë janë thuajse zero, duke pasur parasysh se produktet tona mund të eksportohen edhe në tregje tjera, sidomos mjalti. Në afat prej 1 muaji, ne veçmë i kemi plotësuar të gjitha kushtet që patatet…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot gjatë ditës dy persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në tetë raste të grabitjeve të armatosura në Gjakovë.“Në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë që nga muaji maj i këtij viti kanë ndodhur tetë grabitje të armatosura kryesisht nëpër pompa të derivateve dhe që nga ajo kohë hetuesit rajonal kanë punuar intensisvisht në identifikimin e kryesve të këtyre veprave dhe ndriçimin e rasteve në fjalë”, thuhet në njoftim. “Gjatë kontrolleve (bastisjeve) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse të personave të dyshuar të realizuara sot në cilësi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-08-30T15:43:48+02:00 Në mënyrë unanime, me dhjetë vota “Për”, Këshilli i prokurorëve publik ka emëruar Aco Kolevskin për kryetar të Këshillit. Ai është zgjedhur nga radhët e anëtarëve të Këshillit ndërsa ka qenë kandidati i vetëm. Kryetari i ri vjen në krye të këtij institucioni në kohën kur ka filluar procedura për shkarkimin e kryetares së PSP-së, Katica Janeva. Nuk deshi të komentojë nëse Këshilli do të emëroj ushtrues detyre në Speciale pas shkarkimit të Janevës. Dua të theksoj se Këshilli vendimet i merr me shumicë votash, kështu që nëse kjo çështje shtrohet para Këshillit, unë do ta nxjerr në…

Lexo më Shumë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Pagjetur. Në Kosovë ka pasur një marsh në kryeqytet duke kërkuar që të bëhet më shumë për fatin e të pagjeturve. Edhe shumë fytyra publike kanë kërkuar që kjo temë të bisedohet në dialogun përfundimtar me Serbinë.Këshilltari Politik në zyrën e Kryeministrit në largim të Kosovës, Gazmend Syla, ka kujtuar ngjarjen e rëndë në familjen Prelvukaj në Pejë. Vajza 18 vjeçare e kësaj familje, Lindita Deli Prelvukaj, ishte rrëmbyer nga forcat serbe në maj të vitit 1999 dhe prej asaj dite nuk ishte parë më. Atë ditë ishin vrarë nga kjo familje edhe…

Lexo më Shumë