Alsat 2019-08-30T15:51:07+02:00
Raporti i Kosovës me dokumentacionin e nevojshëm për gjendjen shëndetësore të rasatit të peshkut arriti në agjencinë për ushqim. Me gjithë pengesat që ekzistojnë për dy javë mes dy shteteve, ekonomia e Maqedonisë nuk do të dëmtohet nga ndalimi i importit të patateve dhe mjaltit nga Maqedonia në Kosovë, pasi këto dy produkte tashmë kanë licenca eksporti në tregun evropian.
Dëmet ndaj ekonomisë së Maqedonisë janë thuajse zero, duke pasur parasysh se produktet tona mund të eksportohen edhe në tregje tjera, sidomos mjalti. Në afat prej 1 muaji, ne veçmë i kemi plotësuar të gjitha kushtet që patatet të eksportohen nëpër tregjet evropiane, për ne dëmi është zero duke pasur parasysh se barrierat e tyre janë vendosur para disa javëve ndërsa mbi 70% të eksportit veç se e kishim realizuar në Kosovë”-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.
Ministri për Tregti dhe Industri i Kosovës, Endrit Shala përmes një shkrese e njoftoi kolegun e tij Kreshnik Bekteshi se dokumentacioni i duhur është dorëzuar si dëshmi se janë përmbushur kushtet për importin e ikrës dhe rasatit për peshq. Megjithatë, pas raportit të marrë Agjencia gjatë javës që vjen do të bëjë hetim dhe kontroll në teren. Nëse vërtetohet se nuk ka kurrfarë parregullsi sipas rregullativës ligjore, do të ndërpritet ndalesa për import të ikrës dhe rasatit të peshkut nga Kosova.
Andrea Çobanova
Loading…



