Alsat 2019-08-30T13:20:05+02:00
Gjykimi për rastin “TNT” të PSP vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja, pasi Këshilli Gjyqësor hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e debatit të përgjithshëm deri në zgjidhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për lëndën “Reket”. Mbrojtja, para fillimit të seancës së sotme, kërkoi ndërprerje të procedurës deri në zbardhjen e plotë të situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva. Avokati Donço Nakov tha se prokurori publik Burim Rustemi është marrë në pyetje për lëndën “Reket” dhe nuk mund ta përfaqësojë Janevën, e cila është në paraburgim.
Në rastin “TNT”, për prishjen e kompleksit Kosmos akuzohen shumë persona mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski dhe kryetari i atëhershëm i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski.
Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi./Alsat
Loading…



