Alsat 2019-08-29T15:36:27+02:00
Gjithnjë e më e zëshme është ideja që shefi i njësisë së re për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, që pritet ta pasojë PSP-në, të jetë një i huaj. Dje, edhe Presidenti Pendarovski tha se nuk kishte asgjë kundër përfshirjes së ekspertëve të huaj kompetent në atë fushë. Për ish prokurorin Aleksandar Nakov, një “prokuror i huaj” shihet si nevojë e domosdoshme që gjyqësori dhe prokuroria të funksionojnë, pasi që as qytetarët dhe as politikanët nuk janë të kënaqur me punën e tyre.
Ne kemi treguar se e kemi prekur fundin. Sistemi juridik nuk funksionon, prokuroria nuk funksionon fatkeqësisht për këtë popull të varfër. Një prokuror publik i pavarur nga jashtë do të ketë detyrë të madhe të krijimit të rendit në shtet sepse rendi është i humbur. Ne nuk kemi atë hierarki , ekzistencën e hierarkisë dhe subordinimit si parime themelore për funksionimin e shoqërisë – tha Aleksandar Nakov, ekspert.
Duke komentuar propozimin e partisë së Ziadin Selës për një prokuror special të huaj, presidenti Stevo Pendarovski tha se në parim të huajt kanë pasur ndikim pozitiv në vend, megjithatë duhet të shihen kornizat ligjore për këtë.
Nëse ju kujtohet, në vitin 2006 ishe një ide e tillë që prokurori publik shtetëror të jetë një i huaj. Interpretimi i juristëve në atë kohë ishte se kjo s’mund të bëhet. Në parim, asnjëherë nuk kam pasur problem me përfshirjen e të huajve nëse janë përkatës dhe profesionist në fushën e caktuar. Më në fund shohim se ka vetëm ndikim pozitiv nga përfshirja e politikanëve të huaj, BE, NATO dhe shtetet mike. Nuk e di a është e mundur kjo, parimisht dua të shoh përfshirje të personave të huaj profesionist në mbështetjen e sistemit tonë të gjyqësorit – u shpreh Stevo Pendarovski, president.
Sipas kryeministrit Zaev, më e pranueshme është që fillimisht opozita të del me propozim për ekspert se sa për dikë nga jashtë. Për ekspertë nga jashtë do të mendohet, shprehet Zaev, nëse të gjithë konstatojnë se nuk e kemi personin e këtillë në shtetin tonë. Nga VMRO DPMNE thonë se me Ligjin e ri për prokurori publike, opozita duhet ta propozojë prokurorin publik.
Vesna Vellkova
Loading…



