Alsat 2019-08-29T15:46:51+02:00
Me një vendim unanim të 9 anëtarëve, Këshilli i Prokurorëve Publik hapi procedurën e shkarkimit të shefes së PSP-së për sjellje joprofesionale dhe të pandërgjegjshme. Vendimi vjen pas analizave të materialit për rastin Reket, në të cilin Janeva është e dyshuar, por edhe trajtimi i saj në lëndën “Perandoria”.
Raporti do të përmbajë, sepse jemi të kufizuar në zbulimin e të dhënave, emrave dhe mbiemrave, ai do të përmbajë përmbajtje që do të pasqyrojë disa nga deklaratat, që ne mendojmë se janë të rëndësishme për Kuvendin, që të ketë fakte të vërtetuara, për të sugjeruar më tej deri te ne shkarkime ose nuk do të propozojë. Sipas vlerësimit tonë, ai do të përmbajë informacion të mjaftueshëm të kërkuar me ligj për t’i mundësuar Kuvendit të veprojë – deklaroi Kole Shteriev, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.
Këshilli duhet të dorëzojë raportin në Kuvend. Në Institucionin ligjvënës, duhet të kalojë përmes komisionit dhe më pas të kalojë në seancë plenare, ku me dy të tretat të votave dhe shumicë Badenteri, duhet të vërtetohet propozimi për shkarkimin e Janevës. Më pas, propozimi sërish kthehet për vendim në Këshill. Kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski tha se është mirë që Këshilli ka treguar rezistencë ndaj presioneve dhe ndikimeve për miratimin e këtij vendimi.
Unë gjatë ditës kam nisur konsultime parimore me z. Xhaferin dhe me një pjesë të koordinatorëve të grupeve politike dhe jam në pritje të Raportit. Në atë moment kur ta kemi Raportin, do të veprojmë në drejtim të dinamikës së procedurës – tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE.
Në rastin e shkarkimit të Janevës, megjithatë, Shterjev thotë se ekziston një mundësi për të zgjedhur një shef të ri të PSP-së, i cili me siguri do të zgjidhej nga prokurorët e rregullt dhe jo nga prokurorët special.
Në nenin 9 paragrafi 3 ose 4 thuhet që mandatet e prokurorëve publik nuk mund të tejkalojnë mandatin e prokurores publike. Që do të thotë se kur të kam arsye për të folur dhe nëse dikush mendon se mendimi im është i rëndësishëm, unë do ta them atë – theksoi Kole Shterjev, kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik.
Përndryshe, sot skadon edhe mandati i Kole Shterjev si kryetar i Këshillit. Seanca për të zgjedhur pasardhësin e tij ishte caktuar për sot, por për shkak të vendimit për Janevën, u shty për nesër. Ai mori detyrën në fund të gushtit të vitit 2017. Mandati zgjat 2 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.
Alsat
Loading…



