Alsat 2019-08-29T15:00:59+02:00
Universitetet kanë hapur dyert për regjistrimin e studentëve të rinj. Në Universitetin e Tetovës dhe atë të Nënë Terezës regjistrimi ka filluar nga e hëna dhe do të zgjasë deri nesër, ndërkaq në Universitetin e Shën Kirilit dhe Metodit afati i parë është hapur sot dhe do zgjasë deri nesër. Studentët e ardhshëm të cilët i anketoi Alsat interesim më të madh treguan për të studiuar gjuhët e huaja.
“Unë po regjistrohem në Fakultetin Filologjik, gjuhë angleze. Mendoj që pas studimeve të punoj si përkthyese”.
“Në Fakultetin e Gjuhës maqedonase. Nuk e di, mendoj se do të vazhdoj më shumë, apo do të studioj më tepër diçka”
“Unë u regjistrova në Fakultetin Filologjik për gjuhë turke. Unë erdha nga Turqia të studiojë këtu, kur do e kryej Fakultetin do të shoh se ku do kërkojë punë, këtu apo atje. Mendoj të punoj si përkthyes, Turqisht – Maqedonisht”.
Nga Universiteti Kirili dhe Metodi thonë se interesimi i studentëve edhe për këtë vit rezulton thuajse i njëjtë me vitin e kaluar.
Deri më tash mund të them se 40-50% janë paraqitur për tu regjistruar. Edhe gjatë vitit të kaluar ishte fluks i njëjtë i studentëve, shpresojmë të ketë edhe më shumë – deklaroi Martin Arsovski, UKIM.
Në Universitetin e Tetovës afati i dytë do të zhvillohet nga data 10 deri më 13 shtator. Ndërsa në Universitetin Nënë Tereza afati i dytë është paraparë nga 11-16 shtator. Në Kirili dhe Metodi afati i dytë mbahet më 12 dhe 13 shtator ndërsa afati i tretë më 25 shtator. Sipas ligjit për arsim të lartë, viti akademik fillon më 1 tetor.
Vjollca Aliti
Loading…



