Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerë të 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të rrisë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse.Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Evropës”. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, e ka nënshkruar marrëveshjen dhe i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher. Duda ka thënë se kjo është një prej marrëveshjeve më të mëdha të nënshkruara në historinë e forcave të armatosura…
Author: almakos
Alsat 2020-01-31T16:46:27+01:00 Pagat me rritje prej 10 % për punonjësit në arsimin e lartë do të realizohen pas ndryshimeve në ligjin përkatës. Këtë e bëri të ditur rektori i universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Nikolla Jankullovski, përmes një njoftimi me shkrim, duke shtuar se është e pakuptueshme se si individë të caktuar të kundërshtojnë kolegët e tyre në realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e interesave kolektive. [embedded content] Në takimin e sotëm me kryeministrin, Oliver Spasovski, zv.kryeministren Milla Carovska, ministrin e Arsimit, Arbër Ademi dhe rektorët e universiteteve publike të RMV-së, na u tha se Qeveria teknike po kthehet…
Në Gjakovë sot janë përkujtuar dëshmorët Fatmir Kërleshi e Xhevat Hoxha, të rënë heroikisht në demonstratat e vitit 1990, në kundërshtim të okupimit klasik të Serbisë mbi Kosovë.Në nderim të këtyre dëshmorëve, në vendin e rënies, në lagjen “Gecë” të Gjakovës është vendosur një pllakë përkujtimore, si dëshmi për sakrificën që breza të tërë kanë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Zbulimin e kësaj pllake, krahas familjarëve dhe bashkëveprimtarëve të dëshmorëve, e ka bërë edhe kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili në fjalën e tij, mes tjerash ka thënë se rënia heroike e dy djemve të…
Alsat 2020-01-31T15:51:24+01:00 Në seancën e sotme për “Reketin” në detaje u treguan shtëpitë e Katica Janevës, Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevski – Kiçeec, si dhe sendet që u sekuestruan. Ish-prokurorja speciale kishte një mini-palestër, të pajisur me një korsi dhe një biçikletë vrapimi si dhe një thes boksi. Prokuroria, tek Janeva gjeti edhe shënime me emrin e Bokit, por nuk u shpjegua çfarë saktësisht shkruante në to. Sidoqoftë, avokatët e Janevës mohuan se çanta e sekuestruar “Louis Vuitton” ishte e njëjtë me atë që shihej në pamjet nga shtëpia e Orce Kamçevit. [embedded content] Dje dolën disa artikuj dolën se…
I akuzuari për posedim të narkotikëve me qëllim të shitjes, Ardian Ymeri, e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.Ai po akuzohet se ka poseduar narkotikë të llojit marihuanë, me peshë prej 1.71 gram, raporton “Betimi për Drejtësi”. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Ali Uka, i akuzuari Ymeri deklaroi se e pranon fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohet. “Fajin e pranoj. Barin e kam përdorë për nevoja personale. Është e vërtetë se dy tri herë i kam dhënë narkotikun shokut dhe se për atë më ka dhënë nga 1…
Alsat 2020-01-31T14:59:41+01:00 Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sasoli theksoi se institucioni të cilin e drejton po angazhohet për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranën, të cilat sipas tij veçmë do të duhej të kishin filluar. Sasoli tha se në këtë moment është i rëndësishëm dialogu mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për shkak të së ardhmes së përbashkët. Takova krerët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor këtë javë. Ishte rast i mirë jo vetëm për dialogun mes institucioneve, në këtë rast mes Parlamenteve, por edhe për të diskutuar mbi të ardhmen. E dini se proceset e negociatave për anëtarësim janë…
Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, nderoi heronjtë Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, ne rastin e 23-vjetorit të rënies së tyre.Ai ishte i shoqëruar nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, gjeneralbrigade Naim Haziri dhe udhëheqës të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë dhe te vendi i rënie së tre dëshmorëve në fshatin Pestovë, në nderim të jetës dhe veprës së tyre të pavdekshme.
Alsat 2020-01-31T13:53:13+01:00 Procesi gjyqësor për organizatorët e 27 prillit të viti 2017 është caktuar për më 21 shkurt. Këtë e tha sot prokurorja Villma Ruskoska e cila në seancën e sotme për rastin “Reket”, kërkoi që të mos ketë seancë më 21 shkurt, sepse sipas saj do të filloj gjykimi për organizatorët e 27 prillit. Për këtë rast në bankën e të akuzuarve do të ulen ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. Personat në fjalë akuzohen për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë. Në bankën e të akuzuarve nuk do të ulen ish…
Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri ka thënë se hapja e pikës Stançiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin.” Hapja e pikës Stanqiq-Bellanoc është realizim i ëndrrës sonë të përbashkët për qarkullim të lirë dhe afrim me njëri tjetrin. Vendkalimi do të shkurtojë jashtëzakonisht shumë distancën e qarkullimit të lirë të njerëzve, e pas gjashtë muajve, edhe qarkullimin e lirë të mallrave”, ka thënë ai sot gjatë hapjes së pikës kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë projekt madhështor, për…
Alsat 2020-01-31T13:03:39+01:00 Prokuroria kërkoi, ndërsa gjykata miratoi një urdhër paraburgimi 30-ditor, për një mësues që kreu sulm në bazë gjinore ndaj një nxënëse të shkollës fillore në fshatin Çegran të Gostivarit. Incidenti ka ndodhur disa ditë më parë. Gjatë pushimit, mësuesi e ka ftuar nxënësen nëntë vjeçare, që të shkojë tek ai në klasë, e ka prekur dhe e ka puthur, dhe ka bërë një foto të përbashkët me vajzën. Kur vajza ka dalë nga klasa, i dyshuari i ka thënë asaj se do ta thërriste përsëri – thonë nga Prokuroria Publike. Hetimi vazhdon, ndërsa mësuesi dyshohet për veprën –…
Deputetja nga Unioni Social Demokrat, Duda Balje, ka thënë se ende nuk e ka ndarë mendjen nëse do ta votojë një qeveri të pakicave në krye me Albin Kurtin.Për ta marrë këtë vendim ajo tha se pret që gjatë ditës ta zhvillojë një takim me kreun e Vetëvendosjes. “Ende nuk e kam një vendim se a do ta votojë ose jo një qeveri të pakicave me kryeministër Kurtin në rast se vije puna për një qeveri të tillë. Pres që gjatë ditës të takohem me Kurtin dhe t’i sqarojë disa gjëra”. Ndërkaq, nëse opsion është një qeveri që do të…
Alsat 2020-01-31T11:32:11+01:00 Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë hapjes së kufirit Bellanoc-Stançiq, deklaroi se ky është një projekt i cili bashkon dhe një projekt i cili thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. “Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski. Edhe Zv. kryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj u…

