Author: almakos

Alsat 2020-01-30T19:38:14+01:00 Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik pran SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka parashtruar padi penale kundër ish drejtoreshës së Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”. Siç kumton MPB, i denoncuari Z.P (39) nga Shkupi në periudhën nga dhjetori i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017, derisa e ka ushtruar funksionin drejtor i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare me tejkalimin e autorizimeve të tij zyrtare ka vepruar në kundërshtim me nenin 53…

Lexo më Shumë

Pesë vitet e ardhshme mund të jenë më të nxehtat, të regjistruara ndonjëherë në botë, sipas shërbimeve meteorologjike britanike, që përmendin gjithashtu një rrezik që Toka të arrijë një ngrohje prej +1,5 gradë Celsius deri në 2024.Në parashikimet që studiojnë tendencat klimatike të 10 viteve të ardhshme, “Met Office” thekson se për çdo vit nga 2020 deri në 2024, temperaturat do të jenë nga 1,06 deri në 1,62 gradë Celsius më të larta se normalja. Dhe rekordi i 2016-s, deri më tani viti më i nxehtë, i regjistruar ndonjëherë, do të arrihet gjatë kësaj periudhe. “Parashikimet e fundit në pesë…

Lexo më Shumë

Në një kohë kur Bashkimi Europian po promovon diversitetin dhe bashkëpunimin mes kombeve evropiane, pikërisht në institucionin e tij simbol të kësaj përpjekjeje ka ndodhur një skenë e rëndë.Eurodeputeti grek, Ioannis Lagos ka grisur flamurin turk në Parlamentin Europian në shenjë proteste dhe kërcënimi për krizën e emigrantëve. Ish-anëtari i partisë neo-naziste, Agimi i Artë ka akuzuar Presidentin Erdogan se po lejon me qëllim kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt ishujve të Greqisë. Në PE po diskutohej lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm të cilët po gjejnë strehë në ishujt grekë në Egje. Përpara këtij diskutimi, presidenti turk kishte…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-30T17:36:23+01:00 Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së re. Kryesia do të mblidhet nesër në ora 9.00, për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit. “Kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti ka edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës. VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin…

Lexo më Shumë

Po akuzohet se montoi eksploziv në derën e shtëpisë, nga i cili vdiq një person dhe pesë të tjerë mbetën të lënduar, dy prej tyre rëndë. Por, mbi të dyshuarin, Iran Badallin, nuk po rëndojnë veprat penale “Vrasje”, apo “Vrasje e Rëndë”. Prokuroria rastin po e heton si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”. Madje, me këtë lëndë, sot ka pasur edhe një gjykim ndaj Iran Badallit të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Mirëpo, kualifikimi i lëndës “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen” është i pamjaftueshëm për gjykimin e Badallit, thonë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-30T17:06:59+01:00 Punësimet të reja të komuniteteve të tjera në emër të shqiptarëve së fundmi janë bërë edhe në Agjencinë e Kadastrës. Pas publikimit të emrave të përzgjedhur në konkursin e shpallur për punësimin e 23 administratorëve në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, reagoi Lëvizja Besa. Sipas tyre, është paaftësia e BDI-së që në vend të zgjidhen kandidatë shqiptarë, ashtu siç e parashikon konkursi, janë përzgjedhur kandidatë maqedonas. Nga kjo parti kërkojnë anulimin e konkursit. Çka është edhe më skandaloze nuk janë zgjedh kandidatët për njësitë Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe këshilltar shtetëror për çështje financiare që ju takojnë shqiptarëve. Kjo…

Lexo më Shumë

Për 1 muaj katër persona kanë vdekur nga gripi sezonal në Kosovë. Ndërkohë që një paciente tjetër (39 vjeçare) është në gjendje të rëndë shëndetësore. Të prekur me grip në QKUK ka edhe fëmijë.  Nga ta njëri është më rëndë.Gentiana HASANI Pra pak muajve u bë nënë. Por, 27-vjeçarja nga Prishtina nuk arriti ta shijojë gjatë ndjenjën amësisë. Kjo grua e lindur në vitin 1992, kishte disa javë që ishte e shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK’së me simptoma të gripit sezonal. Nga analizat e bëra pranë Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, u vërtetua se pacientja në fjalë ishte e…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-30T16:16:08+01:00 Veshje luksoze të paketuara në 71 thasë, gjësende luksoze, vepra arti. Prokuroria tërë ditën prezantoi në gjykatë, çfarë ka marrë gjatë bastisjes së shtëpisë së Bojan Jovanovskit. Më shumë se 120 palë këpucë, mbi 60 pallto dhe xhaketa, 77 pantallona, 63 bluza dhe 88 palë syze, janë pjesë e veshjeve të marra. Nga shtëpia në Orman gjithashtu i është sekuestruar mobilje nga marka Zebrano, jastëk, katër kolltukë, një divan, tavolinë, një komodë, llambadarë, si dhe një figurë në formë majmuni dhe një në formë qeni. [embedded content] Gjësendet Prokuroria i tregoi përmes fotove, ndërsa nga banesa luksoze ato…

Lexo më Shumë

Është konfirmuar edhe rasti i pestë i koronavirusit në Francë.Rasti i pestë i koronavirusit të ri është konfirmuar në Francë, tha ministrja e Shëndetësisë Aniez Buzen, sipas së cilës bëhet fjalë për vajzën e një burri 80-vjeçar, i cili gjithashtu është i infektuar dhe është në spital. Buzen dje njoftoi se Franca do të dërgojë një aeroplan për të kthyer shtetasit e saj që ndodhen në epiqendrën e virusit Ëuhan të Kinës, ndërsa aeroplani i dytë do të niset sot ose të premten.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-30T15:13:07+01:00 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në takim me homologun gjerman, Mihael Rot në Berlin kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Rot nga ana tjetër siguroi se Berlini po punon për një vendim pozitiv, duke i kërkuar Shkupit t’i vazhdojë reformat. Nëse dëshirojmë të jepet inkurajim i mëtejshëm procesit të reformave, të mos minohen arritjet e vendit si dhe të ruhet kredibiliteti dhe ndikimi i BE-së në rajon, është e domosdoshme të shfrytëzohet rasti i parë për miratimin e vendimit të shumëpritur dhe të merituar”-pohoi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm. Ndajmë dëshpërimin për…

Lexo më Shumë

Lëvizja FOL përmes një konference për media ka bërë të ditur se kanë monitoruar procesin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Gjilan Dheu i Bardhë, për të cilin kanë deklaruar se që nga fillimi është përcjellë me shumë parregullsi.“Nga monitorimi që FOL ka bërë, së fundmi kemi hasur në katër aneks kontrata që Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar me 4 operator ekonomikë që ishin fitues në tenderin për ndërtimin e mbi 22 kilometrave të kësaj autoudhe. Gjatë vitit 2019, e deri më tani kjo autoudhë e paplanifikuar financiarisht po i kushton buxhetit të shtetit mbi 93 milion euro, pa shtuar…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-30T14:00:54+01:00 Raportuesi i BE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Kyçuk theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të prillit në formësimin e perspektivës evropiane të vendit, duke pritur nga qeveria e ardhshme e Shkupit të vazhdojë me reformat dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Anëtarësimi në BE duhet të jetë kauzë kombëtare dhe jo qëllim i vetëm një partie politike. Kjo kërkon që të gjithë politikanët dhe shoqëria civile t’i lënë anash dallimet dhe të fokusohen në kauzën e përbashkët, që gjithnjë shkon përmes mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe demokratike – u shpreh Ilhan Kyçuk, raportues i BE-së për Maqedoninë…

Lexo më Shumë