Author: almakos

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PDK’së, e cila zgjati rreth dy orë. Drejtori i PDK’së për Komunikim dhe Media, Bashmir Xhemaj thotë se mbledhja s’ka qenë urgjente dhe se në të u diskutua për vizitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrellit.Pas përfundimit të mbledhjes, e cila ishte thirrur pak para mesnatës, zyrtari i PDK’së ka thënë se nuk ka pasur asnjë urgjencë, raporton Gazeta Express. “Mbledhja është planifikuar të mbahet në orën 19:00, por është shtyrë në 22:00 për shkak të angazhimeve të disa anëtarëve të kryesisë”, ka thënë Xhemaj. Sipas tij, kjo mbledhje është thirrur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-29T22:35:06+01:00 Ligji për zgjidhjen e problemit me personat “fantazmë” është në procedurën parlamentare dhe pritet të miratohet së shpejti, tha zv/ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Sanela Shrijelj në paraqitjen e saj të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat. Ajo thekson se pjesë e procedurës është edhe dalja e ekipeve në terren tme qëllim që të evidentohen personat q; nuk janë regjistruar fare në Librat Amë dhe janë të padukshëm për shtetin. “Vetë ligji parashikon që ata të regjistrohen në një libër të veçantë që do t’u lejojë atyre qasje në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale dhe punësim. Kjo…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Skocisë votoi sot kërkesën për të drejtën e një referendumi mbi pavarësinë dhe për të mbajtur flamurin e BE-së, pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian të premten.“Skocia duhet të ketë mundësinë e zgjedhjes midis pranimit të Brexit si pjesë e sistemit parlamentar britanik dhe një të ardhmeje ndryshe si një vend i pavarur”, tha kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon, para votimit. Kreu i SNP, Sturgeon, këmbënguli se Skocia, ku shumica votuan për të qëndruar në BE në referendumin e Brexit-it të vitit 2016, po përballet me tërheqjen nga blloku kundër vullnetit të saj. Ajo pretendon se…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-29T22:15:45+01:00 Pagesat për ndihmën sociale dhe transferet tjera që kalojnë përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale nuk janë dhe nuk do të rrezikohen, tha zv/ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj, në paraqitjen e sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat. E pyetur nëse mosmarrëveshjet midis saj dhe ministres teknike Rashela Mizrahi mund të çojnë në bllokadë të pagesave të ndihmës sociale si dhe të pagesave për kujdes dhe pagesa tjera të ngjashme, Shkrijel tha: “Prioriteti ynë është interesi i qytetarëve. As që mendojmë për mundësinë shtyerjes së pagesave, për shkak të llogaritjeve të tjera të vonohen…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian që ka rolin e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë – Serbi, Josep Borrell të enjten qëndron në Kosovë. Ai do ta takojë presidentin Thaçi dhe liderët e partive politike.Takimin e parë spanjolli që ndërmjetëson në negociatat me Serbinë, do ta mbajë me presidentin Hashim Thaçi në mesditë, njofton zyra e Borrellit, transmeton Gazeta Express. Për takimin me Thaci, Përfaqësuesi i Lartë ka rezervuar tridhjetë minuta. Në orën 12:30, Borrell do t’i takojë liderët e partive politike që janë pjesë e Kuvendit. Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj mund ta takojë zyrtarin e lartë të BE’së në…

Lexo më Shumë

Nëpër rrjetet sociale qarkullon video ku dëgjohet se si një person ofendon dhe sulmon në mënyrë verbale shtetas të Kinës në Qendrën e Shkupit. Personi në fjalë në disa raste drejtohet me sharje deri tek grupi i shtetasve kinezë dhe kërkon nga ata të largohen nga vendi për shkak se gjoja bartin virusin korona. Само нуклеарка за нас! ?? pic.twitter.com/uBV9HkvZBU — Frank Castle (@skopskipunisher) January 29, 2020 Loading…

Lexo më Shumë

Deputeti i VV’së, Hekuran Murati, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në negociatat VV-LDK kanë qenë gjithsej nëntë oferta nga të dyja palët.“Prej fillimit të negociatave kanë dalë nëntë propozime, të cilat variojnë nga njëra tjetra, por që nuk dalin prej thelbit kryesor”, ka thënë Murati. Ai tregon se dy subjektet kishin vetëm nga një qëndrim deri më datën 26 dhjetor të vitit të kaluar. “Prej asaj dite që është zgjedhur Konjufca kryeparlamentar, VV’ja ka pasur shtatë propozime, kurse LDK’ja ka bërë vetëm një propozim, apo një gjysmë hapi”, shprehet Murati. “Në vend se të kenë presidentin dhe…

Lexo më Shumë

Një nga njësitet më të rrezikuar të policisë është ajo e Njësisë Antidrogë, ata ballafaqohen me situata të papritura.Ishte viti 2014 kur me uniformën e Policisë së Kosovës kishte zhvilluar aksionin e fundit në kuadër të njësisë anti-drogë. E kushtet që iu ofrohen policëve, ndoshta janë arsyeja pse Naim Rudari ka braktisur këtë detyrë. Rudari ishte toger në drejtorinë për hetime të trafikimit të narkotikëve, prandaj ai e di mirë rrezikun me të cilin policët ballafaqohen. Në këto njësite policët detyrohen të veprojnë sa më parë, pasi që të dyshuarit mund të largohen nga vendi i ngjarjes. Nisen për një…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-29T18:44:35+01:00 Larg syrit të publikut, filloi vizita tre-ditore e Misionin Reaktiv të UNESCO-s në Ohër. Pas turneut dy-ditor në pjesën shqiptare të Liqenit të Ohrit, i cili është nën mbrojtje që prej vitit të kaluar, tre përfaqësues të kësaj organizate botërore, së bashku me autoritetet qendrore dhe lokale të vendit, duhet në vendngjarje të binden, çfarë dhe si është plotësuar nga gjithsej 19 rekomandimet e vitit të kaluar, që rajoni të mos renditet në listën e rajoneve të rrezikuara. Pas dyerve të mbyllura u mbajt takimi me organizatat e shoqërisë civile, që ende pretendojnë se është bërë shumë pak…

Lexo më Shumë

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se Ballkani Perëndimor është prioritet i tij sa të jetë në këtë pozitë.Ai ka treguar se rifillimi i negociatave në mes të Prishtinës dhe Beogradit janë në krye të agjendës së tij sa do të qëndrojë në dy kryeqytetet nesër. “Po angazhohem fort që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të rinisë dhe për këtë do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë si të paratë vende në rajon gjatë kësaj jave”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-29T18:05:28+01:00 Pas njoftimit të zv/ministres së Punëve të Brendshme, Slavjanka Petrovska se janë arrestuar dy persona në lidhje me alramin e rrejshëm  për bombë në  qendrën tregtare “City Mall”. MPB ka dërguar informacione shtesë ku mësohet se dy të arrestuarit janë të moshës 19-vjeçare, respektivisht bëhet fjalë për personat me iniciale P.C. dhe A.D. Alarmi i rrejshëm për bombë në qendrën tregtare “City mall” shkaktoi panik tek vizitorët dhe të punësuarit të cilët me shpejtësi kishin lëshuar objektin, ndërsa u deshën vetëm pak minuta që forcat policore të rrethonin qendrën tregtare duke mos lejuar askënd të afrohet. Në vendngjarje…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ftuar në emisionin Frontal në Televizionin T7 ka folur për bisedimet për koalicion në mes të LV-së dhe LDK-së, raporton Gazeta Express.I pyetur se pse nuk po arrihet të bëhet marrëveshja, Selimi thotë se LV-ja po kërkon partneritet dhe partner që të shkohet drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve. “Ne po kërkojmë partneritet dhe partner për të shkuar drejt realizimit të vullnetit të qytetarëve. Nuk e kemi arritur akoma që të dakordohemi plotësisht me partnerët. Unë shpresoj që ky ndryshim të realizohet edhe me bërjen e qeverisë, normalisht e keni parë që kanë…

Lexo më Shumë