Aktivisti Edison Lika deklaroi nga protesta se qeveria dështoi ta mbante premtimin për veriorët pasi Aeroporti i Kukësit nuk funksionon më.
Në fjalën e tij, ai theksoi se Aeroporti, që u trumbetua shumë nga qeveria, nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj dhe se tani ka vetëm panele diellore.
Sipas tij, premtimi i kryeministrit ndaj veriorëve mori fund shumë shpejt.
“Aeroporti i Kukësit nuk ka funksionuar më shumë se 6 muaj. Sot është i mbushur me panele diellore. Asnjë avion as nuk ulet dhe as nuk ngrihet. Hapja bombastike ku i jepej besa kuksianëve dhe gjithë veriorëve se nuk do të kishin nevojë të përdornin as Rinasin pasi premtimet e tyre do të përdornin Kukësin duket se mori fund shumë shpejt.
Kukësi si shumë qytete të tjera ka ngelur me shtëpi bosh dhe me një aeroport i zëvendësuar me panele diellore. Ky ka qenë plani dhe projekti 13 vjeçar i Ramës për qytetet shqiptare. Si Kukësin do të bëjë edhe Vlorën. Kur është premtuar se do të hapet. Në 2024? 2025? 2026? Pse nuk hapet? “, deklaroi ai.



