Një i moshuar apeloi që drejtësia të hetojë kryeministrin Edi Rama për firmat e hedhura siç deklaroi ai në komisionin hetimor pa lexuar se çfarë kishte në dosje.
“Këtu duhet nisur, ku i hodhe 17 firmat në emër të Shqipërisë fap fap fap. Këtu duhet ta fillojë Klodian Braho. Unë s’jam prokuror, por ose bëjeni punën ose plasni vulën. Unë kam pasur 3 gra dhe kam 4 fëmijë sepse ma shkatërroi jetën komunizmi”, tha ai.



