Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj ka thënë se AKR-ja do të shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, pas emërimit të Haxhi Shalës si shef i grupit parlamentar të koalicionit Nisma-AKR në Kuvend, raporton Gazeta Express.Zyberaj ka shkruar në Facebook, se Nisma Socialdemokrate nuk e ka konsultuar fare AKR-në për këtë vendim. “Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkepunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj. Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate. Ai ka bërë të ditur se…
Author: almakos
Alsat 2020-01-31T10:49:23+01:00 Takim i ri i grupit të punës në format më të gjerë, gjegjësisht me praninë e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do të mbahet sot për Ligjin për Prokurorinë Publike. Pas takimit që do të mbahet në Kuvend, do të dihet se a do të tejkalohen çështjet e hapura mes pushtetit dhe opozitës dhe përfundimisht Propozim-ligji të gjendet në seancë plenare. Takimi, siç shkroi në Fejsbuk ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, është me qëllim që të harmonizohet teksti që do të hyjë në procedurë kuvendore. Sipas Deskoskës, ky Propozim-ligj nënkupton ndërtimin e Prokurorisë së fuqishme për Ndjekjen…
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti, me rastin e 23-vjetorit të rënies.Konfjuca theksoi se do ta nderojnë dhe kujtojnë gjithmonë veprën e Zahir Pajazitit së bashku me shokët e tij, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. “Jemi mbledhur këtu edhe me deputetët e Kuvendit të Kosovës për të bërë homazhe heroit të popullit Zahir Pajaziti i cili ra se bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën. Kur okupatori fillon të frikësohet dhe të ndihet i pasiguritë ky është akti i parë i çlirimit të një populli. Pas rënies se Zahirit me…
Alsat 2020-01-31T09:18:12+01:00 Mëngjesin e sotëm në vend temperaturat kanë qenë nën zero. Më ftohtë ka qenë në Berovë, ku janë matur -7 gradë, ndërsa në Kriva Pallankë, Manastir dhe Shkup-Petrovec -5 gradë. Më ngrohtë ishte në Dojran, 0 gradë. Në Shtip, Prilep, Lazaropole, Kumanovë, Demir Kapi, Strumicë, Mavrovë janë matur -4 gradë, në Ohër, Tetovë, Pretor, Dibër – 3, dhe në Krushevë dhe Gjevgjeli – 2 gradë Celsius.Trashësia e dëborës e matur në orën 7 është 18 centimetra në Kodrën e Diellit dhe 2 centimetra në Hanet e Mavrovës. Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të…
Demokratëve në Shtetet e Bashkuara u është dhënë një goditje e madhe në përpjekjet e tyre për të thirrur dëshmitarë në gjyqin ndaj presidentit amerikan, Donald Trump.Ata kishin nevojë për katër vota të senatorëve republikanë, për të votuar në mënyrë që të lejohet paraqitja e dëshmitarëve, por njëri nga senatorët tha se nuk do ta mbështes kërkesën e demokratëve. Senatori, Lamar Alexander, tha se demokratët e kanë dëshmuar se Trump kishte vepruar në mënyrë të papërshtatshme, por kjo nuk ishte një vepër për shkarkim. Njoftimi i hap rrugën lirimit të mundshëm të presidentit nga Senati qysh ditën e premte. Në…
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell arrin sot për vizitën e tij të parë zyrtare në Beograd, ku do të takohet me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq.Borrell gjithashtu do të takohet me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile gjatë vizitës dyditore, atje, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. Zyrtari i lartë evropian gjatë së enjtes qëndroi për vizitë në Kosovë ku u takua me presidentin Hashim Thaçi dhe krerët e partive politike, përpos kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj që e bojkotuan atë. Borrrell tha në Prishtinë se është koha e duhur për…
Alsat 2020-01-31T08:07:37+01:00 Në Bellanocë sot zyrtarisht do të lëshohet në përdorim vendkalimi kufitar Bellanocë – Stançiq. Në hapjen e vendkalimit kufitar fjalim do të kenë kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili njëherit është edhe koordinator i Qeverisë për realizimin e këtij projekti. Në këtë ngjarje pritet që të marrin pjesë edhe personalitete të tjera nga të dyja vendet. Loading…
“Kemi dy raste të konfirmuara të koronavirusit në Itali”. Kështu deklaroi dje kryeministri italian Giuseppe Conte duke shtuar se ata janë dy turistë kinezë, burrë e grua 67 dhe 66 vjeç nga provinca Wuhan. Kryeministri italian tha më tej se të gjitha masat paraprake tashmë janë marrë: të dy janë izoluar në spitalin Spallanzani në Romë. Trafiku ajror drejt dhe nga Kina u mbyll.“Nuk e gjetëm veten të papërgatitur, Ministri Speranza sapo ka miratuar një urdhër që mbyll trafikun ajror drejt dhe nga Kina. Ne jemi vendi i parë i BE që miraton një masë të tillë paraprake,” tha Conte.…
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka thënë se nuk kanë qenë të informuar se Kurti do të kërkojë seancën për votimin e kabinetit qeverisës më 3 shkurt.Ai ka thënë se janë bërë njëjtë me befasitë e Kurtit, ndonëse thotë se obligim kushtetues i tij është thirrja e seancës. Ai thotë se marrëveshja politike nuk e sakrifikon dikë por dikush duhet të lëshojë rrugë. Beqiri ka thënë se është optimist dhe duhet bërë më e mira për t’u arritur koalicioni mes dy partive. Ai tutje ka shtuar se beson që as në Vetëvendosje nuk mungon vullneti…
Të dielën, makinat do të ndalohen në Milano e zyrtarët lokalë po diskutojnë edhe mundësinë që të ndalohet duhanpirja në stacionet e autobusëve, masa këto që janë pjesë e përpjekjeve për të reduktuar nivelet e larta të ndotjes në qytet. Italia është një nga vendet më të ndotura të Europës e dhjetëra qytete dhe fshatra atje janë përballur këtë muaj me alarme nga smogu.Banorë e turistët do të detyrohen të përdorin vetëm biçikletat e skuterat elektrikë të dielën ndërsa transporti publik do të jetë I mundur vetëm ndërmjet 10:00 të mëngjesit dhe 6 pasdite. Tifozëve do tu lejohet megjithatë të…
Alsat 2020-01-30T21:25:34+01:00 Ministri i Arsimit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se subjekti i tij ka bërë thirrje dashamirëse që blloku opozitar të bashkohet. Ai theksoi se BDI nuk shqetësohet nga koalicioni i mundshëm për shkak se siç thotë ai, sipas të gjitha sondazheve BDI rezulton partia me besimin më të madh në vend. “Aspak nuk jemi të shqetësuar, përkundrazi ne kemi bërë thirrje tejet të sinqertë dhe dashamirëse që opozita të bashkohet që mos të pushkatohen mandatet e shqiptarëve. Në 2016 BDI fitoi zgjedhjet, por humbën shqiptarët 10 mandate.…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë kërkesë për thirrje të seancës, ku do të dalë në votim Qeveria e tij. Lideri i LVV’së do që seanca të mbahet me 3 shkurt. Kush do ta votonte Qeverinë Kurti?Gazeta Express Pa marrëveshje me LDK’në dhe pas disa takimeve me përfaqësuesit e minoriteteve, Albin Kurti ka vendosur ‘të matët’ në Kuvend më 3 shkurt, një ditë para se t’i skadojë edhe afati kushtetues për formimin e Qeverisë. Bedri Hamza, shef i Grupit Parlamentar të PDK’së me 24 deputetë, thotë se partia e tij është e përcaktuar që të mbajë qëndrim opozitar.…

