Author: almakos

Shihet qartë insistimi i diplomacisë së BE-së dhe i asaj të SHBA-së për ta rinisur sa më shpejt dialogun Kosovë – Serbi. Në anën tjetër në Kosovë ka gjithnjë e më shumë zëra, ndër ta edhe i mandatarit për formimin e qeverisë Albin Kurtit se dialogu Prishtinë – Beograd duhet të rishikohet dhe të rivlerësohet.Ndonëse dialogu Kosovë – Serbi ka stagnuar tash e më shumë se një vit për shkak të tarifës së vendosur nga pala kosovare për mallrat serbe (si përgjigje për lobimin kundër Kosovës nga Serbia te shtetet që kanë njohur Kosovën) Shtetet e Bashkuara të Amerikës e…

Lexo më Shumë

Më së shumti pasaporta gjermane kanë marrë njerëzit nga Turqia (16.700), Iraku (4,000) dhe Kosova (3,800).Është gjithnjë duke u rritur numri i qytetarëve të BE-së që po marrin pasaportën gjermane. Siç njofton Instituti Federal për Kërkime të Popullsisë në Wiesbaden, rreth 36,000 njerëz nga vendet e tjera të BE-së kanë marrë nënshtetësinë gjermane gjatë vitit 2018, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Kjo do të thotë që çdo e treta pasaportë e lëshuar rishtas i shkon një qytetari të BE-së. Megjithatë, shumica e njerëzve të natyralizuar vazhdojnë të vijnë nga vendet jashtë BE-së, të ashtuquajturat vende të treta, transmeton albinfo.ch.…

Lexo më Shumë

Britania nuk është më pjesë e Bashkimit Evropian.Ky vend i ka dhënë fund anëtarësisë 47-vjeçare në bllokun evropian, duke e lënë atë me 27 anëtarë. Britania tani e tutje do të konsiderohet nga BE-ja si shtet i tretë dhe Përfaqësimi i saj i Përhershëm në këtë bllok do të shndërrohet në mision të jashtëm. Pas largimit, Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në një periudhë tranzitore 11-mujore, në të cilën do të zbatojë rregullat e bllokut evropian mirëpo nuk do të përfaqësohet në institucionet e tij, përcjell REL. Kjo periudhë pritet të zgjasë deri më 31 dhjetor të këtij viti.…

Lexo më Shumë

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka thënë se nuk do të ketë qeveri të pakicës për shkak se nuk mund të bëhen 61 vota.“Nuk do të ketë qeveri të pakicave sepse nuk janë 61 vota për t’u formuar qeveria”, është shprehur Shala. “Ose do të ketë qeveri, ose qeveri të pakicës nuk do të ketë sepse nuk do të votohet”, ka thënë Shala. E për një koalicion të mundshëm deri të hënën, Shala beson se do të realizohet. “Unë besoj që do ta gjejnë një gjuhë të përbashkët…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-31T22:35:09+01:00 “Të mos harrojmë se Britania po largohet nga BE, por mbetet në Evropë”, kështu tha në edicionin e sotëm të emisionit “360 gradë” në Alsat, zv/ministri i Jashtëm, Andrei Zhernovski.  Duke folur për investimet ekonomike nga Britania në vendin tonë, Zhernovski theksoi se investimet më të mëdha britanike janë nga kompanitë “Xhonson Kontroll” dhe “Xhonson Meti”, mbi të cilat Brexit nuk do të ketë ndikim. Zhernovski vlerëson se largimi i Britanisë nga BE nuk do të ketë ndikim as në politikën e jashtme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe. “Ne po humbasim një mbështetës të rëndësishëm…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur gjendje emergjente si përgjigje ndaj Coronavirusit që ka prekur rreth 10 mijë veta anekënd botës.Ata kanë vendosur që të mos lejojnë hyrjen në vend të personave që kanë udhëtuar në Kinë në 14 ditët e fundit, shkruan Hill. “Rreziku i infektimit të amerikanëve mbetet i vogël. Me këto dhe veprimet e mëparshme ne jemi duke punuar që rrezikun ta mbajmë të ulët”, ka thënë Alex Azar nga Departamenti i Shëndetit të Shërbimeve nda Qytetarëve. Ndërsa, ambasadori kinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot kundër “panikut të panevojshëm” dhe masave të tepërta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka sulmuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është caktuar mandatar për formimin e qeverisë së re të vendit.Molliqaj ka paralajmëruar në emisionin “A Show”, në televizionin T7, se Kurti si kryeministër i Kosovës “do ta zvogëlojë demokracinë në vend”. “Marrëdhënia me media dhe shoqërinë civile do të jetë edhe më e keqe”, ka shtuar ish-sekretari i VV’së. Sipas Molliqajt, qeveria e mundshme e Kurtit do të karakterizohej me dështime “në rrafshet makro”. “E ka një model të dështuar ekonomik, vetëm nga forcat e brendshme”, është shprehur ai. Megjithatë, Molliqaj ka thënë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se derisa bota rreth nesh po ndryshon, shqiptarët ende po vazhdojnë me të vjetrën.Sipas tij, dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, është një çështje e cila do të duhej të nxiste analiza më serioze në raportin e shqiptarëve me BE-në, dhe për raportet ndër-shqiptare në Ballkan. Sipas Muratit, kjo nuk është një punë që duhet të kaloj dhe të thuhet se nuk ka ndodhur asgjë, do nuk do të duhej që ngjarjet e së ardhmes të na zënë të papërgatitur. “Në anën tjetër këto ndryshime në arkitekturën evropiane do të…

Lexo më Shumë

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju-Jork, Albert Veliu është dënuar me nëntë vjet burgim për trafikim me armë dhe pastrim parash, raporton New York Daily News.Sipas këtyre raportimeve, Veliu është dënuar të enjten nga Gjykata Federale e Bruklinit. 37-vjeçari ishte kapur në gusht 2017, teksa organizonte shitjen e një numri pushkësh AK-47 dhe të një raketë. Ai po ashtu raportohet se ka bërë shpëlarje parash – plot 800 mijë dollarë. “Jam shumë i turpëruar”, ka thënë Veliu në gjykatë. “Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”. Veliu mburrej se puna…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-31T18:58:12+01:00 Derisa vazhdojnë mosmarrëveshjet mes pushteti dhe opozitës për propozim ligjin për Prokurorinë Publike, kreu i LSDM-së, Zoran Zaev sot nga Tetova tha se Ligji për Prokurorinë gjithsesi se do të vihet në votim dhe se është optimist se do të sigurohet shumica e nevojshme për miratim. Zaev theksoi se miratimi i Ligjit për Prokurorinë Publike do të jetë arsye shtesë dhe motivim që vendet anëtare të sjellin vendim pozitiv për datën për zgjerim. “Ka nisur, kishte debat punët filluan të lëvizin. Ligji do të vjen në votim. Shpresoj se Qeveria do ta miratojë javën tjetër që të mund…

Lexo më Shumë

Ambasadori kinez në Organizatën e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi sot kundër “panikut të panevojshëm” dhe masave të tepërta parandaluese, të marra nga disa vende përballë epidemisë së pneumonisë virale.“Nuk është e nevojshme të frikësohemi në mënyrë të panevojshme dhe as të marrim masa të tepërta parandaluese”, deklaroi përfaqësuesi kinez, Xu Chen, në një konferencë shtyp në Gjenevë duke nënvizuar se OBSH-ja kishte shprehur besim të plotë tek Kina. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencën globale për shkak se epidemia e re e koronavirusit të shfaqur në Kinë dhe që është përhapur në disa rajone të botës, përbën një urgjencë…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-01-31T18:02:16+01:00 Përderisa prej ditësh në kalimin kufitar Bogorodicë janë bllokuar 11 kamionë me 268 ton mbeturina, ministri i ekologjisë Naser Nuredini, tha se nuk do të lejojë që Maqedonia të shndërrohet në deponi. Ai paralajmëroi kontrolle të rrepta për llojin e mbeturinave që importohen në vend. Sa i takon propozim ligjit të dorëzuar në Kuvend, ne e mirëpresim të njëjtin. Gjithashtu dua të ju informoj se gjatë dy viteve të fundit kemi punuar për ligj të ri për menaxhim me mbeturinat. Besoj se do të votohet, sepse është në përputhje me direktivat e BE-së. Sigurisht që do të donim…

Lexo më Shumë