Alsat 2020-02-02T10:06:01+01:00 Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e kanë bërë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy liderët hanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës. Kurti tha se Qeveria do t’i kenë 15 ministri dhe 33 zëvendësministra. Postit i kreut të Kuvendit do ti takojë LDK-së, ndërsa çështja për presidentit do të zgjidhet në të ardhmen mes dy liderëve të partive. Sipas kësaj marrëveshjeje, LVV pritet të udhëheqë 6 ministri, aq sa…
Author: almakos
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pritet ta vizitojë Teheranin të hënën. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme e Iranit.“Borrell do ta vizitojë Iranin nesër për herë të parë që nga zgjedhja në detyrë. Ai pritet të takohet me ministrin e jashtëm iranian, Javad Zarif, dhe zyrtarë tjerë të lartë”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Moussavi. Moussavi nuk dha hollësi për kohën e saktë të arritjes së Borrell-it dhe për atë se sa do të qëndrojë në Iran zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian. Vizita e tij në Iran vjen në kohën kur…
Në afërsi të liqenit të Batllavës, një qytetar ka gjetur një mjet shpërthyesRasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Brainë të Podujevës, ku një dëshmitar ka njoftuar policinë se në afërsi të liqenit të Batllavës, ka hasur në një mjet shpërthyes. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë për deminim të KFOR’it dhe FSK’së, në mënyrë të kontrolluar e kanë bërë asgjësimin e mjetit./Express/
Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd.Kjo ishte edhe nisma e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Ky dokument së pari iu dorëzua Beogradit, e pak orë më vonë Ahtisaari mbërriti edhe në Kosovë. Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij, synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës ishte të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar. Ai plan përfshinte masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të…
Pavarësisht se është një nga vendet më të fuqishme të botës, Kina duket se është gjunjëzuar përpara koronavirusit.Presidenti i Këshillit të Kinës, Li Keqiang i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndihmojë urgjentisht me ndihma medicinale. Keqiang mësohet se ka telefonuar Presidenten e KE, Ursula von der Leyen dhe i ka thënë se kërkon të blejë ilaçe medicinale përmes kanaleve tregtare. Presidenti i Këshillit kinez ka thënë se për vendin e tij prioritare tashmë është siguria shëndetësore e qytetarëve të Kinës dhe asgjë tjetër. Ndërkohë Ursula von der Leyen ka shprehur angazhimin se do të bëjë çka të jetë e…
Austria dhe vendet e tjera do të vendosin veton për buxhetin afatgjatë të Bashkimit Europian lidhur me periudhën pas Brexit-it, nëse kontributet e planifikuara nga anëtarët nuk ulen, deklaroi sot kancelari austriak, Sebastian Kurz.Ndërsa Komisioni Europian po nxit për kontribute prej 1,11% si një pjesë e të ardhurave bruto (GNI), shtetet konservatorë në aspektin fiskal, si Gjermania, Austria dhe Holanda dëshirojnë një maksimum prej 1%. “Unë mendoj se nëse prezantohet ky propozim, ne nuk do ta mbështesim dhe as kontribuesit e tjerë neto të BE-së”, deklaroi Kurz, duke iu referuar grupit të vendeve që paguajnë më shumë në buxhetin e…
Ndërsa virusi i ri me origjinë në Kinë ka nxitur amerikanët të veshin maska në metro dhe të anulojnë udhëtime ndërkombëtare nga frika se mos sëmuren, një vrasës shumë më vdekjeprurës po kërcënon Shtetet e Bashkuara, gripi.Ashtu si koronavirusi i ri, gripi mund të përhapet nga personi në person përmes ajrit dhe mund të shkaktojë ethe dhe kollë. Por ndryshe nga koronavirusi, që deri më tani nuk ka shkaktuar viktima në SHBA, gripi ka vrarë afro 10 000 amerikanë që nga muaji tetor, sipas të dhënave federale. “Këtu në SHBA, kjo është ajo që po na vret. Pse duhet të…
E derisa në QKMF-në e Podujevës s’ka oksigjen, një sasi prej 2 milionë kilogramësh është importuar vetëm në vitin 2019 në Kosovë.Ndërsa prej kësaj sasie, vetëm në QKUK shpenzohen diku 37 mijë litra oksigjen. Nga dogana tregojnë se oksigjeni importohet nga Serbia. Vetëm gjatë muajit janar janë importuar mbi 100 mijë kg oksigjen, Serbia vend i origjinës. Brenda klinikave të Qendrës Klinike e Universitare të Kosovës, mes tjerash një prej produkteve medicinale më të rëndësishme është oksigjeni. Mbi 37 mijë litra sasi e oksigjenit të lëngët shpenzohet në këtë institucion shëndetësor vetëm brenda një muaji. Kështu konfirmojnë nga zyra e…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fitim Uka thotë se formimi i Qeverise me në krye shefin e tij në parti Albin Kurti është çështje orësh.Nëpërmjet një shkrimi në Facebook ai shpjegon se vendi së shpejti do të ketë qeverinë e re. “Tik-tak… Qeveria Kurti!”, ka shkruar Uka në Facebook. Ndërkohë, Gazeta Express ka mësuar se arritjen e një marrëveshje në mes të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka mundësuar dorëheqja e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, gjë e cila pritet të ndodh shpejt. Të njëjtat burime thanë se ish-shefi i Grupit Parlamentar të VV’së do të…
Presidenti i Irakut, Barham Salih emëroi sot kryeministrin e ri të vendit, duke i dhënë fund krizës politike, e cila zgjati për më shumë se dy muaj, njoftoi televizioni shtetëror.Mohmmed Tawfiq Allawi do të udhëheqë qeverinë e vendit, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Ai ka afat një muaj që ta formojë qeverinë. Ky njoftim vjen teksa irakianët po vazhdojnë protestat anti-qeveritare, të cilat kanë hyrë në muajin e katërt. Në nëntorin e vitit të kaluar, ish-kryeministri Adel Abdul-Mhadi dha dorëheqje pas protestova për korrupsion dhe standardeve të jetesës. Pothuajse 500 protestues janë vrarë nga forcat e sigurisë, që…
Disa nga deputetët e pakicave jo serbe ende nuk janë përfundimisht të vendosur nëse do ta votojnë qeverinë Kurti. Deputetët e Grupit 6+ kanë qenë të pakoordinuar kur janë pyetur nga Gazeta Express nëse do të votojnë pro qeverisë Kurti të hënën. Rasim Demiri nga koalicioni Vakat pjesë e 6 + ka thënë për Gazetën Express se do ta votojnë qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, por skeptik ka qenë deputeti Fikrim Damka që poashtu bënë pjesë në grupin 6+. Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka thënë se do ta votojnë qeverinë Kurti nëse kanë një ofertë proporcionale…
Alsat 2020-02-01T16:23:35+01:00 Lecka, lëvozhga pemësh, mbeturina ndërtimore, gurë dhe lloje tjera të mbeturinave me vite kanë vështirësuar funksionimin normal të sistemit kolektor, por edhe të kanalizimit fekal të Ohrit dhe Strugës. Për këtë, pengesat me sistemin janë të mëdha. Fillimi i riparimit të kolektorit për mbrojtjen e liqenit të Ohrit në sipërfaqe ka nxjerrë problemet, për shkak të të cilave sistemi në fjalë nuk ishte në funksion. [embedded content] Pjesa më e madhe janë rrënjë dhe si pasojë më pas grumbullohen mbeturina tjera, të cilat bllokojnë gypat dhe kanalizim fekal. Në pjesën më të madhe ka lecka, dru, urë e…

