Author: almakos

Kreu i opozitës, Kadri Veseli e ka kritikuar sot Albin Kurtin, mandatarin për kryeministër, teksa ja ka përmendur rastin e Astrit Deharit të cilit iu është referuar si vrasje, raporton Gazeta Express.Veseli i tha Kurtit se nuk e ka përmendur rastin Dehari dhe nuk ia ka përmendur as familjen. “Do të flasim edhe për vrasjen e Astrit Deharit, s’ja përmende as familjen”, ka thënë Veseli që i ka pasur edhe disa kritika tjera për Kurtin./Express/

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri dhe drejtuesi aktual i LSDM-së, Zoran Zaev, dëshmoi sot në gjykatë se çfarë materialesh kishte dëgjuar për çështjen “Monstra” dhe ku janë ato aktualisht. “Të gjitha dëshmitë audio dhe transkriptimet që kisha për këtë rast, në fund të vitit 2015, ia dorëzova Prokurorisë Speciale. Unë kam pasur një milion apo më shumë biseda dhe mesazhe me tekst që nga regjistrimi, disa prej tyre kanë qenë edhe në këtë rast, këto janë ndarë me publikun, por është një pjesë e vogël. Pashë biseda në formën e transkriptimeve, të cilat ishin pjesë e materialit, dhe u identifikuan me emrin dhe mbiemrin…

Lexo më Shumë

Zyrtarët shëndetësorë në Kaliforni të Shtetet e Bashkuara njoftuan se e kanë konfirmuar rastin e 11-të të infektimit me koronavirus.Në rajonin Santa Clara, një grua dhe familja me të cilën ishte duke qëndruar janë vendosur në karantinë dhe është izoluar në shtëpi, bënë të ditur zyrtarët. Kjo grua nuk ishte aq e sëmurë, sa për t’u dërguar në spital. Gruaja që kishte ardhur ditëve të fundit nga epiqendra e virusit, qyteti Wuhan i Kinës. Santa Clara ndodhet rreth 64 kilometra në juglindje të San Franciskos, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express. Qendra Për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve i informoi zyrtarët…

Lexo më Shumë

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, për votimin e Qeverisë së re të Kosovës.Ai ka shkruar në Twitter se “pa marrë parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të qytetarëve, në një demokraci të brishtë”. “Tani vijnë punët e vështira, e monitorimi. Ka kohë edhe për qeverinë edhe për opozitën”. Pa marr parasysh se a pajtohemi me këtë qeveri apo jo, çfarëdo koalicioni tjetër edhe pse ligjor, do të ishte shtrembërim pervers i vullnetit të…

Lexo më Shumë

Shtatë burra vendosën ta organizojnë një aksion simbolik para hyrjes së një konsullate kineze në shenjë përkrahjeje për banorët e Wuhan-it.Pasi brohoritën në përkrahje të Kinës, ata i lanë tri kuti me maska në hyrje të konsullatës. Konsullata e njoftoi policinë për shkak të dyshimeve rreth përmbajtjes së këtyre kutive, thuhet në raportin e zjarrfikësve, transmeton Gazeta Express. Sidoqoftë, pas shpërthimit të këtyre kutive nga njësiti i specializuar i policisë për deminim, u pa se në këto kuti nuk kishte asgjë të dyshimtë, përpos maskave.

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-03T08:48:09+01:00 Takim i ri në format më të gjerë do të mbahet sot për tejkalimin e dallimeve rreth ligjit për Prokurorinë Publike. Sipas paralajmërimeve, së pari do të mbahen takime të ndara, ndërsa pas tyre edhe takime të përbashkëta të grupit të punës, i përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve, në tentim për t’u harmonizuar versioni i propozim-ligjit, i cili më vonë do të parashtrohet në Kuvend. Pas takimit të grupit të punës të premten e kaluar disa grupe të deputetëve parashtruan amandamente për ligjin për prokurorinë publike, ndërsa disa lutën për kohë shtesë për t’i formuluar…

Lexo më Shumë

Dega e grupit Al-Qaed në Jemen e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një bazë ajrore të Shteteve të Bashkuara në Florida, në të cilin ishin vrarë tre persona.Grupi militant nuk ofroi ndonjë dëshmi për lidhjen me këtë sulm, kur një student i aviacionit nga forcat ajrore të Arabisë Saudite i kishte vrarë tre kolegë në një klasë dhe i kishte plagosur dy policë para se të qëllohej për vdekje. Marrja e përgjegjësisë u raportuar nga grupi i inteligjencës “SITE”, i cili merret me përcjelljen e mesazheve nga Al-Qaeda. Departamenti i Drejtësisë vlerësoi se sulmi i 6 dhjetorit në bazën…

Lexo më Shumë

Pas panikut nga lajmet e shpërndara në mediet online se koronavirusi po shpërndahet nga kafshët, ka bërë që shumë pronarë ‘gjakftohtë’ të hedhin kafshët e tyre shtëpiake nga ballkoni ose t’i vrasin.Në disa foto të shpërndara në media shihen se trotuaret janë mbushur nga qen dhe mace të gjakosur dhe të ngordhur. Rastet të tilla janë hasur në Tianjin City në Provincën Hebei aty ku shpërtheu edhe virusi. Por jo vetëm pasi qen dhe mace të hedhura nga lartësitë janë gjetur edhe Shanghai. Një banor ka rrëfyer edhe një rast ku qeni ishte hedhur nga pallati nga pronarët e tij.…

Lexo më Shumë

Kur Pablo Escobar vendosi ta shndërronte fermën e tij në një kopsht zoologjik, ai nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte 27 vjet më vonë.Edhe 27 vjet pas vdekjes së tij , Pablo Escobar vazhdon të shkaktojë probleme në Kolumbi dhe dhimbje koke për autoritetet, por këtë herë nga kafshët e tij. Hipopotamët, Escobar i kishte sjellë në mënyrë të paligjshme në fermën e tij. Nga 4 hipopotamë tani janë bërë 80. Autoritetet janë mjaft të shqetësuar, pasi gjitarët po shkatërrojnë ekosistemin. Dhe jo vetëm kaq, kafshët e njohura për agresionin e tyre, shfaqen të dendura në rrugët…

Lexo më Shumë

Trashëgimtarët e dinastisë fisnike Hohenzollern arritën një marrëveshje me përfaqësuesit e qytetit të St. Goar në Rhineland në lidhje me pronësinë e Kështjellës Rheinfells. Ata e cilësuan këtë marrëveshje si një shembull për zgjidhjen e konflikteve për shkak se këto familje po kërkojnë kthimin e pronës nga Gjermania.“Marrëveshja për Rheinfells është një shembull pozitiv i një zgjidhje për konfliktin”, tha Georg Friedrich, Princ i Prusisë pas një zgjidhjeje jashtëgjyqësore midis familjes Hohenzollern dhe shtetit, njoftojnë media gjermane. Një zëdhënës i dinastisë Hohenzollern tha se një marrëveshje ishte e mundur “nëse të dy palët janë të drejta”. Përfaqësuesit e qeverisë qendrore…

Lexo më Shumë

Deputeti i VV’së, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në Facebook se, deklarimi i Listës Serbe që do ta votojë qeverinë e Kurtit, atë kohë kur VV dhe LDK nuk kishin ende marrëveshje, ishte tentimi që të komprimitonte Lëvizjen Vetëvendosje, duke e improvizuar një situatë në Kuvend ku votën pro Qeverisë Kurti, do ta jepnin vetëm 2 grupe parlamentare, VV’ja dhe Lista Serbe.Ai thotë se LVV ka përballuar shumë inskenime të tilla nga kasta e krimit politik në Kosovë e Ballkan por u ka mbijetuar e është forcuar. Postimi i plotë: Para dy ditësh, kur mendohej se nuk do të arrihej koalicioni,…

Lexo më Shumë

Sekretari i Shtetit të SHBA’së, Mike Pompeo, ka kërkaur nga Kazakistani që t’i bashkohet Uashingtonit për të bërë presion mbi Pekinin për çështjen e minoriteteve myslimane në këtë vend.Kjo është nj temë e ndjeshme për shtetin e Azisë Qendrore që ka lidhje të ngushta me Kinën. Duke folur për medie pas një vizitëe në Nur-Sultan, kryeqytetin e Kazakistanit ish-Astana, Pompeo ngriti kauzën në biseda me ministrin e jashtëm kazak, Mukhtar Tleuberdi. “Ne diskutuam trafikimin e njerëzve dhe thirrjen e më shumë se një milion Ujgurëve dhe kazakëve etnikë, që Partia Komuniste Kineze ka ndalaur në Xianjiang, shumë afër kufirit me…

Lexo më Shumë