Kuvendi i Republikës së Kosovës me 65 vota për asnjë abstenim dhe asnjë votë kundër ka zgjedhur Vjosa Osmanin si kryeparlamentare. The post Vjosa Osmani zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës appeared first on ALSAT-M.
Author: almakos
Qeveria kineze akuzon ShBA se ka shkaktuar “panik” në përgjigjen ndaj shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës.Bëhet fjalë për vendimin e ShBA për të deklaruar gjendjen e emergjencës shëndetësore dhe ndalimin e hyrjes së të huajve që kishin vizituar Kinën në dy javët e fundit. Deri tani konfirmohen më shumë se 17 mijë raste me virus në Kinë dhe 361 raportohen të vdekur. Ndërkohë jashtë Kinës raportohen 150 raste të konfirmuara me virus dhe vetëm një person i vdekur, në Filipine. Virusi i cili shkakton infeksion respirator akut duket se nis me një të ftohur. Shpërthimi ndodhi të hënën, ditën e Vitit…
Alsat 2020-02-03T17:57:27+01:00 Qeveria Kurti ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës. Ishin 66 deputetë që votuar pro qeverisë së re, dhe 10 abstenime. Seanca nisi me prezantimin e programit nga Albin Kurti, tanimë kryeministër i Kosovës, për të vazhduar me deklaratat e grupeve parlamentare dhe prezantimin e kabinetit qeveritar nga Kurti. Ndërkohë, për më shumë se tri orë, qeveria VV-LDK u kritikua nga deputetët e opozitës. Qeveria do t’i ketë 15 ministri, ku prej tyre gjashtë i takojnë Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe tri minoriteteve. Kabineti i qeverisë Kurti përbëhet nga zëvendëskryeministri i parë Avdullah…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Irani ka pushuar bashkëpunimin me Ukrainën në hetimet për aeroplanin e rrëzuar ukrainas nga një raketë iraniane muajin e kaluar.Si pasojë e këtij incidenti kanë vdekur 176 persona që kanë qenë në bord. Ky lajm vjen pasi disa të dhëna tregojnë se Irani ka pasur njohuri menjëherë se ka rrëzuar aeropanin. Irani fillimisht nuk ka pranuar rrëzimin e aeroplanit më 8 janar, mirëpo presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy ka thënë se një bisedë e publikur e pilotit me zyrtarë të kontrollit ajror, ka treguar se Irani e ka ditur menjëherë se ka qëlluar aeroplanin me raketë. Në atë kohë, Irani ka…
Alsat 2020-02-03T16:01:34+01:00 Aleanca për Shqiptarët në mbledhjen e organeve të partisë do të diskutojë për koalicionimin e mundshëm parazgjedhor. Nga ky takim i cili fillon në ora 17.00 pritet një vendim konkret nga ana e partisë së Selës. Koalicioni më i mundshëm është vetëm ai dypalësh me Alternativën duke qenë se kjo e fundit ka qenë decide se nuk dëshiron koalicion trepalësh në të cilin do të ishte edhe Lëvizja Besa. Vendimi për një koalicion mes këtyre tre partive pritej të merrej që në fillim të muajit janar me formimin e Qeverisë teknike. Ai është shtyrë për shkak të mos-pajtimit të…
Pas më shumë se një ore pauzë, deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.Kuvendi shkoi në pauzë pas kërkesës së LDK-së. Kujtojmë që ende nuk është hedhur në votim kabineti qeveritar i propozuar nga mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti. Para se të shkohet në pushim, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci njoftoi se janë paraqitur për të marrë fjalën edhe 13 deputetë të tjerë./GazetaExpress/
Alsat 2020-02-03T15:13:56+01:00 Në Qytetin e Shkupit për herë të parë është punësuar personi me sindromin Daun. Aleksandar Matovski – CAKO do të angazhohet në sektorin për çështje sociale dhe mbrojtje shëndetësore dhe arsimore të fëmijëve. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, deklaroi se ndjehet krenar që merr pjesë në heqjen e paragjykimeve dhe stereotipeve për këtë kategori të qytetarëve. Ndërsa Cako i bindur për kontributin që ai do të japë, apeloi tek prindërit e tjerë që të mbështesin fëmijët e tyre me nevoja të posaçme. [embedded content] Kolegu ynë i ri është person me sindromin ‘Dawn’, me arsim të…
Me kërkesë të LDK’së, seanca ku pritet të zgjedhet Albin Kurti kryeministër është ndërprerë për një orë pauzë.Deputetët do të kthehën në sallë në orën 15:45 për t’i vazhduar diskutimet e më pas edhe për të votuar Qeverinë Kurti. Një gjë të tillë e ka miratuar nënrkyetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci./Express/
Alsat 2020-02-03T13:40:03+01:00 Në një konferencë të përbashkët që u mbajt në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë ditën e sotme, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli, ky i fundit u shpreh se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut meritojnë hapjen e negociatave me BE-në. Një pikë e fortë e Shqipërisë është legjislacioni mbi energjinë”, shprehet kreu i PE në fjalën e tij. Nga ana tjetër, kryeministri i Shqipërisë shton se duhet ndryshim metodologjie, por pavarësisht se nuk u hapën negociatat puna vijon, dhe paketë “Anti-KÇK”…
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari ka shkruar se për herë të parë në historinë e Kosovës, në kabinet qeveritar janë 30% gra, raporton Gazeta Express.Kusari ka shkruar se ky është një fakt i bukur e që duhet theksuar. “Përderisa po prezantohen emrat e kabinetit Qeverisë Kurti, një FAKT i bukur për të gjithë për t’u theksuar, hera e parë në historinë e Kosovës në kabinetin qeveritar janë pesë gra të zonja që së paku e bëjnë 30% të kabinetit Qeveritar. Bravo e madhe”, ka shkruar Kusari./Express/
Alsat 2020-02-03T12:31:14+01:00 Bashkimi Europian shpreson se do të njihet me vështirësitë që do të hasen në të ardhmen, kur Komisioni Europian do të bëjë të ditur, javën e ardhshme, metodologjinë e tij për zgjerimin, shkruan euobserver.com. “Qëllimi ynë nuk është të riprojektojmë zgjerimin, por të forcojmë procesin”, deklaroi një zëdhënës i Komisionit. ”Propozimet e Komisionit synojnë që fillimin e negociatave t’i bëjnë sa më efektive, të besueshme, të parashikueshme, objektive, politike dhe dinamike”, shtoi zëdhënësi. ”Propozimet janë ideuar gjithashtu për të marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga disa vende anëtare”, shtoi zëdhënësi. Metoda aktuale e zgjerimit kërkon që BE të…

