Author: almakos

Prej së shtunës Bashkimi Evropian është më i vogël pasi humbi për herë të parë një nga shtetet anëtare.Do të jenë 66 milionë banorë më pak, por ajo që do të rëndojë më shumë është pjesa e bilancit të kontributeve financiare dhe në fakt do të ketë 13 miliardë më pak. Analistët tashmë theksojnë se kjo faturë që mungon nga dalja e Britanisë do të mbulohet nga shtetet e tjerë kontribuues në Evropë. Tashmë në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë 3.4 milionë banorë që kanë mbërritur atje prej vendeve të BE. Mes tyre rreth 400 mijë janë italianë. Sipas marrëveshjes së…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që i bie që së paku duhet t’i ketë 61 vota.Në Kushtetutën e Kosovës, është paraparë edhe procedurat tjera në rast se Qeveria nuk merr shumicën e votave të nevojshme. “Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë…

Lexo më Shumë

Gjendja që po dukej se po shkonte e qetë drejt seancës së nesërme të Kuvendit të Kosovë ka eskaluar pasdite.Kandidatja për Kryeministre e LDK’së, Vjosa Osmani, është përplasur me krerët e partisë rreth mënyrës se si kanë vendosur t’i ndajnë resorët qeveritare. Vjosa Osmani e kishte kërkuar pozitën e Ministres së Punëve të Brendshme dhe atë të Zëvendëskryeministres. Mirëpo, kjo gjë nuk ka ndodhur për shkak se Isa Mustafa ka anuar në drejtim të Agim Veliut. Ajo i ka paralajmëruar në orët e pasdites se nuk e pranon pozitën e Kryetares së Kuvendit. Ndërkohë, kur kishte përfunduar procesi elektoral, zyrtarët…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-02T16:07:09+01:00 Ndërtimi i shkollës së re në Idrizovë edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm premtim deklarativ. Në teren nuk ka asnjë lëvizje që dëshmon fillimin e punimeve dhe përfundimin e tyre për 3 muaj, siç premtoi Komuna e Gazi Babës. Kreu i saj, Boris Georgievski nuk iu përgjigj pyetjeve të Alsat se çfarë përmban dokumentacioni që e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit më 2 dhjetor të vitit të kaluar. Nga ana tjetër Këshilli i prindërve kërkon nga Ministria e Arsimit të zbardhë se deri ku është procedura dhe nëse punimet do të nisin së…

Lexo më Shumë

Një aeroplan me 250 qytetarë të Francës dhe të vendeve të tjera evropiane ka arritur nga epiqendra e koronavirusit, Wuhani i Kinës, në Istres të Francës.Shumë shtete janë duke bashkëpunuar me Kinën për t’i kthyer qytetarët e tyre në atdhe nga provinca kineze, Hubei, ku janë shënuar më së shumti raste të vdekjeve dhe infektimeve. Rreth 65 shtetas francezë do të vendosen në karantinë në një qendër për trajnimin e zjarrfikësve, njoftoi sekretari shtetëror për mbrojtjen e fëmijëve, Adrien Taquet. Ndërkohë ministri i jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, tha se në këtë aeroplan ndodhen qytetarët e 30 shteteve të ndryshme…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-02T15:11:43+01:00 Zgjidhja ligjore që duhet tua ndryshojë fatin rreth një mijë personave, që nuk kanë asnjë lloj identifikimi është para miratimit në Kuvend. Autoritetet dhe OJQ-të, shpresojnë që deri në shpërbërjen e Kuvendit, të miratohet ligji i ri i Evidencës amë.  Zëvendës Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Sanela Shkrijelj në “Magazinën Ekonomike”, në Alsat theksoi se megjithëse dy vjet më parë shteti lëshoi thirrje, të paraqiten të gjithë personat pa asnjë identifikim, u ngritën ekipe speciale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për të provuar t’i gjejnë ata personalisht dhe ti regjistrojnë këta persona dhe në rrugë,…

Lexo më Shumë

Në disa pamje të publikuara në internet shihet se si policia kineze e rrëzon një grua në dysheme dhe e arreston një grua, e cila refuzonte ta vendoste maskën si masë mbrojtëse nga koronavirusi.Gruaja, e identifikuar me mbiemrin Qiu, raportohet se u arrestua në momentin kur refuzoi ta respektonte urdhrin e autoriteteve që të gjithë personat që dalin në vende publike të vendosin maska të fytyrës. Rasti ndodhi në provincën Guangdong, e cila shtrihet në pjesën jugore të Kinës. Qeveria rajonale, e cila është përgjegjëse për rreth 113 milionë banorë, e futi në fuqi këtë urdhër dhe mori vendim që…

Lexo më Shumë

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur procesin e referendumit për t’i pyetur anëtarët nëse janë pro apo kundër marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Në fletvotimin e siguruar nga Express nuk ka opsion të abstenimit por vetëm pro dhe kundër.Në mëngjes, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, paralajmëroi see sot do të nisë referendumi në partinë e tij për të aprovuar marrëveshjen e arritur me LDK’në për bashkëqeverisje. Në konferencën për shtyp pas arritjes së pajtimit me LDK’në, Kurti ka thënë se Vetëvendosje ka filluar përgatitjet për referendum partiak. “Punët veç kanë nisur për referendumin në Vetëvendosje. LDK do ta çojë…

Lexo më Shumë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doruntina Maloku, ka kujtuar babain e saj të vrarë, Enver Malokun.Ajo ka publikuar një fotografi me nënkryetaren e LDK’së, Vjosa Osmanin dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shalën, duke shkruar se Kosova është projekti i tyre i përhershëm. Maloku ka shkruar se Kosova është projekti i tyre i përhershëm. “Një kafe, sot, për ditëlindjen e atij që nuk u dorëzua kurrë, para asgjëje, Enver Malokut!”, ka shkruar Maloku. /Express [embedded content]

Lexo më Shumë

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se prej nesër PDK, AAK e NISMA dalin në opozitë. Ka thënë se tash fjalët do të kthehen në vepra dhe premtimet do të realizohen.Ajo ka kërkuar të ndërtohet një standard i ri në politikën kosovare dhe të mos bëhen krahasime ndërmjet qeverisjes LDK-VV me PAN’in. “Tash fjalët do të kthehen në vepra. Premtimet do të realizohen. Ndryshimi do të ndodhë në secilën pjesë të shoqërisë. Nuk do të krahasohemi me PAN-in dhe keqqeverisjen e tyre. Ata po shkojnë në opozitë të gjatë. Ne do të ndërtojmë standard të ri për të ecur…

Lexo më Shumë

Alsat 2020-02-02T11:09:54+01:00 Sot rreth orsës 00:30 pas mesnatës në rrugën “Novo Projektuar” në zonën e Gjorce Petrov, policia nga SPB-Shkup ka arrestuar personin B.D. (39) nga fshatit Kondovë. Gjatë një inspektimi tek ai janë gjetur pistoletë e kalibrit 7.62, me kornizë municioni dhe revolver “ekol vaiper 4.5” si dhe tre patronë. Policia ka informuar Prokurorinë Publike. Loading…

Lexo më Shumë

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh të nominuarit për zëvendëskryeministër, Haki Abazit, me arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV’së dhe LDK’së, fillon epoka e mirëfilltë e pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan, raporton Express.Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka uruar të gjithë qytetarët për arritjen e kësaj marrëveshje. “Urime Kosovës, qytetarëve dhe secilit votues, këtu dhe në mergatën tonë. Këtu fillon epoka e mirëfillët e lirisë, pavarësisë, shtetësisë dhe faktorizimit në Ballkan -drejt jetës me prosperitet dhe përmbyllje te procesit të integrimit Euro- Atlantik”, ka shkruar Abazi. /Gazeta Express [embedded content]

Lexo më Shumë