Një qytetar i shqetësuar e ka incizuar policinë në Conakry të Guinesë duke e përdorur një grua si mburojë njerëzore për t’u mbrojtur nga sulmuesit.Në pamjet e publikuara në internet shihet se si një polic e mban një grua para vetes dhe e shtynë me forcë para tij së bashku me disa policë të tjerë. Policia ishte duke u përballur me disa të rinj, të cilët po protestonin kundër mandatit të tretë të presidentit Alpha Conde. Tre policë shihen duke e shtyrë për disa metra me qëllim që ta mbrojnë veten nga sulmet me gurë të protestuesve të rinj. Në…
Author: almakos
Alsat 2020-02-01T13:53:43+01:00 Temperatura më të ulëta, reshje të shiut dhe të borës, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike nga e marta e javës së ardhshme. Nga DPHM sot kumtuan se moti stabil me temperatura relativisht të larta për këtë periudhë të vitit do të përqendrohet deri të martën kur nga fundi i ditës do të paraqitet ndryshim me rritje të vranësirave, erë të përforcuar dhe rënie të dukshme të temperaturës. Gjatë natës drejt të mërkurës dhe të mërkurën në viset më të ulëta do të ketë reshje të shiut dhe të borës, ndërsa në male dhe viset më të larta do…
Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, bëri thirrje për përparim të vërtetë në marrëdhëniet dypalëshe mes Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit që e pati me presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenka.“Kemi besim që së bashku mund të arrijmë përparim të vërtetë në çdo dimension”, tha Pomepo gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me Lukashenka-n. Në anën tjetër, presidenti i Bjellorusisë i tha kryediplomatit amerikan: “Është shumë mirë që rrezikuat të vinit në Minsk pas disa keqkuptimeve mes Bjellorusisë dhe Shteteve të Bashkuara.” Vizita historike e Pompeo-s është e para e një sekretari amerikan të shtetit në Bjellorusi që nga…
Një kosovar që ka firmë në Gjermani po kërkon punëtorë nga Kosova. Ata do punojnë 8 orë në ditë, do të iu sigurohet banimi dhe do të paguhen prej 1500 deri në 1700 euro, raporton Express.Xhabir Mziu, pronar i Firmës “XM Bau GmBH”, i ka thënë Gazetës Express se po kërkon 70 punëtorë që kanë përvojë me knauf. Firma gjendet ne Hannover të Gjermanisë. Mziu ka thënë se punëtorët duhet të jenë pajisur me dokumente të rregullta dhe kanë të drejtë pune në Gjermani. “Jam Xhabir Mziu, pronar i Firmës: XM Bau GmBH. Firma gjendet në Hannover të Gjermanisë. Kërkoj…
Alsat 2020-02-01T12:15:15+01:00 Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim ka dorëzuar në Kuvend propozim Ligjin për veting. Siç kumtojnë nga BDI, ligji parasheh themelimin e agjencisë për kontroll të bartësve të funksioneve dhe kandidatëve për bartës të funksioneve ku parashihet zgjedhja e një trupi rregullator në Kuvend i cili do të bëjë vetingun e politikanëve, bartësve të funksioneve publike, gjykatësve, prokurorëve. Nga ky subjekt njoftojnë se përmes ligjit mes tjerash parashihet kontrolli i të gjithë bartësve aktual të funksioneve, por edhe të gjithë atyre që kandidojnë për funksione, para se të zgjidhen, dhe botimin publik të një çertifikate me informacione…
Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për mashtrim ndaj Telekomit të Kosovës në vlerë prej 105 mijë e 840 euro, raporton Gazeta Express.Në raportin 24-orësh të Policisë është njoftuar se i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës. I dyshuari është arrestuar në Ferizaj, kurse njësia përkatese policore është duke trajtuar rastin. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Maqedonisë Veriore, nën dyshimin e bazuar se i njëjti duke përdorur dokumente të falsifikuar ka arritur të mashtrojë Telekomin e Kosovës duke e dëmtuar me…
Alsat 2020-02-01T11:08:33+01:00 Gjatë mbrëmjes së djeshme në afërsi të parkingut “Miletkovo” në autostradën Gjevgjeli-Demir Kapi është arrestuar 25-vjeçari S.A. nga fshati Studeniçan i Shkupit. I arrestuari po drejtonte makinën e tipit Folgsvagen Fejton me targa të një veture tjetër. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur rreth 14 emigrantë në makinë (12 nga Afganistani dhe dy nga Siria). S.A. dhe emigrantët janë dorëzuar në SPB-Strumicë për procedurë të mëtutjeshme. Loading…
Aeroplanët luftarakë të Izraelit i kanë sulmuar lokacionet e Hamasit në Rripin e Gazës të shtunën pas shkëmbimeve të zjarrit nga militantët palestinezë.Në një deklaratë të ushtrisë izraelite thuhet se janë sulmuar shënjestrat terroriste të Hamasit, përfshirë depot e armëve dhe një strukturë e nëndheshme, e cila është përdorur nga kjo organizatë. Nuk është raportuar për viktima në njerëz. Këto sulm erdhën pas të shtënave nga Gaza dhe lëshimit të balonave të pajisur me mjete shpërthyese, shkruan “France24”, transmeton Gazeta Express. Vala më e re e dhunës mes rivalëve të vjetër erdhi pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i zemëroi palestinezët…
Alsat 2020-02-01T10:16:25+01:00 Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut procesi “Zhan Mone” sot përfundon me konkluzione dhe rekomandime për hapat e ardhshëm, të cilët sipas paralajmërimeve do të duhet t’i realizojë përbërja e ardhshme parlamentare në lidhje me ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit. Siç është paralajmëruar, tre eurodeputetët eurodeputetët Ilhan Quçuk, raportues i përhershëm për vendin në PE, Andreas Shider, kryetar i Delegacionit në Komitetin e përzier parlamentar BE-Maqedoni e Veriut, si dhe Marion Valsman, nënkryetare e Delegacionit të Komitetit të përzier parlamentar dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në konferencë për media do ta kumtojnë…
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të përgatiten për “shpërthime lokale” të koronavirusit të ri.Njoftimi i sotëm vjen pasi Kina tha se numri i viktimave nga virusi është rritur në 259. Kina ka raportuar po ashtu se janë 11,791 raste të konfirmuara me virusin e ri, duke u shndërruar në shpërthim më të madh sesa ai i virusit SARS më 2002-2003. Më herët gjatë javës, OBSH-ja shpalli emergjencë botërore mbi koronavirusin e ri. Kjo organizatë shprehu shqetësimin se disa raste të raportuara jashtë Kinës me këtë virus, mund të paraqesin raste të…
Nga janari i vitit të kaluar e deri më tani në Klinikën Infektive në QKUK, 106 pacientë kanë filluar me terapi për të trajtuar sëmundjen e Hepatit B. Kështu tha infektologu Valbon Krasniqi, sipas të cilit vetëm brenda një muaji përafërsisht janë deri 12 raste të pacientëve që i fusin në terapi kronike. “Zakonisht brenda muajit kemi diku 10-deri 12 raste të cilët i fusin në terapi kronike kështu një mesatare, psh nga janari i vitit të kaluar e deri tash kemi futur diku 105-106 pacientë të ri për herë të parë në terapi për hepatitin kronik B”, tha ai.…
Alsat 2020-02-01T08:08:42+01:00 Moti në vend do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus një deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë nga shatë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht në drejtim veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri minus dy, ndërsa temperatura e ditës deri në 12 gradë Celsius. Vijon periudhë e motit stabil me temperatura…

