Alsat 2020-01-30T16:16:08+01:00
Veshje luksoze të paketuara në 71 thasë, gjësende luksoze, vepra arti. Prokuroria tërë ditën prezantoi në gjykatë, çfarë ka marrë gjatë bastisjes së shtëpisë së Bojan Jovanovskit. Më shumë se 120 palë këpucë, mbi 60 pallto dhe xhaketa, 77 pantallona, 63 bluza dhe 88 palë syze, janë pjesë e veshjeve të marra. Nga shtëpia në Orman gjithashtu i është sekuestruar mobilje nga marka Zebrano, jastëk, katër kolltukë, një divan, tavolinë, një komodë, llambadarë, si dhe një figurë në formë majmuni dhe një në formë qeni.
Gjësendet Prokuroria i tregoi përmes fotove, ndërsa nga banesa luksoze ato janë transferuar me furgon të vjetër në Agjencinë për menaxhim me prona të konfiskuara. Jovanovski kërkoi gardëroba dhe gjësendet të prezantohen para gjykatës, të gjitha një nga një, por gjykata e refuzoi kërkesën. Prokurorja Villma Ruskovska tha se gjithçka që i është konfiskuar konsiderohet se është blerë me paratë e “Reketit”. Ajo nuk e di sa kushtojnë gardëroba, pikturat dhe stolitë.
Jo. Nuk kam bërë vlerësim, pasi kjo as që është element cilësor i veprës. Këto prova janë për veprën penale pastrim parash. Dhe prandaj prezantohen dëshmitë, pasi ne vlerësojmë se gjithë kjo që është blerë është si rezultat i veprës penale pastrim parash dhe për këtë shkak prezantohen këto prova”-pohoi Vilma Ruskovska, prokurore.
Nga ajo që Prokuroria gjithashtu e tha në Gjykatë është se Jovanovski ka pasur listë të rrobave ndërsa numër një ka qenë brendi “Prada”. Në fletën tjetër ka qenë edhe nënshkrimi i Frosina Remenskit ku ka shkruar:”Frosina propozon”, por nuk kishte sqarim përse këto detaje janë pjesë e rëndësishme për ta dëshmua aktakuzën. Gjatë bastisjes, tek e ëma e Jovanovskit janë gjetur dhe konfiskuar 5000 euro. Nga shtëpia e ish prokurores speciale, Janeva janë marrë një çantë lëkure e kompanisë “Lui Viton”. Boki 13 dorëzoi letër pranë Gjykatës dhe kërkoi që të dërgohet deri tek prokurori shtetëror Joveski lidhur me akuzën e tij për korrupsion nga prokurorja Ruskoska. Ajo sot e inkurajoi që gjithçka që di ta raportojë në polici. Ruskovska në pyetje të gazetarëve e komentoi edhe dëshminë në rastin “Reket” të prokurores Lile Stefanova në lidhje me deklaratën e saj se gjykatësja Kacarska ka qenë e pranishme në Gjykatë kur është vendosur për paraburgimin e Kamçevit. Është e papranueshme që dyshimet e tilla të paraqiten në gjykatë pas një viti e gjysmë pa u njoftuar Këshilli Gjyqësor, tha Ruskovska. Gjykimi për rastin Reket, ku Jovanovski dhe Janeva akuzohen për zhvatje të 1.5 milion eurove të Kamçevit, vazhdon nesër.
Igor Stefanovski
Loading…




