Alsat 2020-01-31T15:51:24+01:00
Në seancën e sotme për “Reketin” në detaje u treguan shtëpitë e Katica Janevës, Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevski – Kiçeec, si dhe sendet që u sekuestruan. Ish-prokurorja speciale kishte një mini-palestër, të pajisur me një korsi dhe një biçikletë vrapimi si dhe një thes boksi. Prokuroria, tek Janeva gjeti edhe shënime me emrin e Bokit, por nuk u shpjegua çfarë saktësisht shkruante në to. Sidoqoftë, avokatët e Janevës mohuan se çanta e sekuestruar “Louis Vuitton” ishte e njëjtë me atë që shihej në pamjet nga shtëpia e Orce Kamçevit.
Dje dolën disa artikuj dolën se bëhej fjalë për çantën “Louis Vuitton” të marrë nga Katica Janeva, se ishte e njëjta çantë që përmendi dëshmitari. Sot keni pasur mundësinë të shihni se nuk ishte e njëjta çantë – tha Irena Fërçkovska, Avokate e Katica Janevës.
Përveç veshjeve dhe mobileve luksoze, prokuroria gjeti katër armë në një apartament të Boki 13 në lagjen Taftalixhe. Nuk u tha se të kujt janë dhe nëse janë me leje. Përndryshe, Boki dhe Katica sot kërkuan të shohin se çfarë u gjet gjatë bastisjes tek Kiçeeci, i cili është dënuar tashmë me tre vjet burg. Nga fotografitë e Prokurorisë u pa një sasi e madhe e armëve dhe municioneve. Përveç pistoletave, u prezantuan edhe pushkë snajper, thika si dhe pushkë automatike.
Ndërkohë, për dëshminë e prokurores Lile Stefanova, kur ajo pretendoi se gjykatësja Dobrila Kacarska ka qenë e pranishme, kur u përcaktua paraburgimi i biznesmenit Orce Kamçev, me letër u prononcua vetë Kacarska. Ajo i kërkon Këshillit Gjyqësor të përcaktojë nëse ka diçka të vërtetë në pretendimin e Stefanovës, por siguron se ajo nuk ka kryer presion.
Në pjesën e pohimeve të saj se jam “lodhur” në gjykatë ditën, kur vendosej për paraburgimin e Jordan Kamçevit, theksoj se ishte një ditë pune, dhe unë punoj çdo ditë nga ora 8 e mëngjesit, dhe nga janari i vitit 2018 deri në korrik të vitit 2019, isha në punë çdo ditë, nga herët në mëngjes deri vonë natën – deklaroi Dobrila Kacarska, gjykatëse.
Gjykimi për rastin Reket vazhdon më 6 shkurt. Për atëherë është njoftuar se do të shihen dhe dëgjohen regjistrimet video dhe audio të dorëzuara në Prokurori, nga Orce Kamçev.
Igor Stefanovski
Loading…




