Alsat 2020-01-31T11:32:11+01:00
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski gjatë hapjes së kufirit Bellanoc-Stançiq, deklaroi se ky është një projekt i cili bashkon dhe një projekt i cili thellon edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
“Republika e Maqedonisë së Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme. Projektet sikur ky i sotmi vetëmse thellojnë edhe më shumë këtë bashkëpunim. Përmirësojmë infrastrukturën mes dy vendeve tona, siç është autostrada Shkup-Bllacë. Në kemi raporte të shkëlqyeshme dhe nuk kemi asnjë çështje të hapur”, tha Spasovski.
Edhe Zv. kryeministër i Kosovës, Enver Hoxhaj u shpreh se sot po realizohet një ëndërr e kamotshme e banorëve të kësaj zone si nga ana e Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut.
“Kjo është një ditë shumë e veçantë që do të mbahet mend nga të dyja vendet. Hapja e kësaj pike kufitare ka qenë një ëndërr e kamotshme e qytetarëve të ët dyja vendeve. Hapja e këtij kufiri është një përafrim edhe më i madh mes Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Enver Hoxhaj.
Loading…




