Alsat 2020-01-31T14:59:41+01:00
Presidenti i Parlamentit Evropian (PE), David Sasoli theksoi se institucioni të cilin e drejton po angazhohet për hapjen e negociatave me Shkupin e Tiranën, të cilat sipas tij veçmë do të duhej të kishin filluar. Sasoli tha se në këtë moment është i rëndësishëm dialogu mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për shkak të së ardhmes së përbashkët.
Takova krerët e Parlamenteve të Ballkanit Perëndimor këtë javë. Ishte rast i mirë jo vetëm për dialogun mes institucioneve, në këtë rast mes Parlamenteve, por edhe për të diskutuar mbi të ardhmen. E dini se proceset e negociatave për anëtarësim janë strikte dhe shpresojmë që negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë. Parlamenti Evropian ka theksuar se ky proces tashmë duhej të kishte filluar – deklaroi David Sasoli, President i Parlamentit Evropian.
Alsat
Loading…




