Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi akuzohen të kenë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, ndërsa janë proceduar penalisht dy qytetarë të tjerë që kanë marrë pjesë në protestën për vrasjen e Klodian Rashës. Disa të rinj kishin dalë për të protestuar ditën e djeshme, në një mënyrë të pazakontë, duke u shfaqur me arkivol, flamur shqiptar mbi të dhe me parrullën ”Drejtësia ka vdekur”. Dyshohet se një prej të arrestuarve është Artjon Bajrami, kreu i FRPD në Durrës i cili dje u ndalua pas debateve me policët që i kërkonin të ndalej protesta pasi nuk lejohesin…
Author: almakos
Gjatë ditës së djeshme (15.12.2020) Sektori për Punë të Brendshme-Shkup në bashkëpunim me Sektorin për Punë të Brendshme-Veles kanë konfiskuar 100 kilogram marijuhanë dhe kanë arrestuar tre persona. Sipas njoftimit të policisë në pikë-pagesën Sopot në autostradën “Miqësia” policia ka tentuar të ndaloj një makinë të tipit BMW me targa të Shkupit të drejtuar nga J.B. ndërsa bashkudhëtar ishte vëllai i tij S.B. nga Bllaca e epërme, por vozitësi nuk i është bindur urdhrit të policisë dhe ka tentuar të largohet, me çrrastë ka dëmtuar një makinë të policisë dhe një shtyllë të Ndërmarrjes Publike për Rrugë shtetërore. Pas masave…
Efektivi Fadil Allaraj, i cili mbeti i lënduar në sy gjatë protestës për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i “Shqiponjave”, është nisur mbrëmjen e kaluar drejt Turqisë për një ndërhyrje më të specializuar. Në fotot e postuara nga kryeministri Edi Rama, Allaraj është shoqëruar në Rinas nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe nga drejtori i përgjithshëm i Pòlicisë së Shtetit Ardi Veliu. “Efektivi i plágosur i Pòlicisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit…
Presidenti i vendit Stevo Pendarovski sot në mesditë do të paraqitet para deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. – Advertisment – Kjo do të jetë paraqitja e dytë vjetore e Pendarovskit në shtëpinë ligjvënëse pasi u zgjodh në këtë funksion në maj të vitit 2019, ndërkohë paraqitja e tij e parë para kësaj përbërje parlamentare. Sipas nenit 85 nga Kushtetuta Presidenti i Republikës e njofton Kuvendin për çështjet në kompetenca të tija së paku njëherë gjatë vitit.
Qeveria e ardhshme e kryesuar nga VMRO-DPMNE do e braktiste marrëveshjen me Bullgarinë nëse pala bullgare nuk heq dorë nga qëndrimet e saja për, siç tha, asimilimin e këtij populli. – Advertisment – Nëse pas një periudhë të caktuar kohore më këmbëngulje vazhdohet në asimilimin e këtij populli, do braktiset marrëveshja dypalëshe e nënshkruar me Bullgarinë. Qeveria që do e udhëheq unë do e braktisë atë marrëveshje. Sepse ajo marrëveshje nuk ka ofruar prosperitet ose mundësi për prosperitet për këtë popull, pavarësisht grupeve të ndryshme etnike që janë pjesë e shtetit…dhe do kërkojmë marrëveshje të re me Bullgarinë”, tha Mickovski.
Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, i pyetur nëse do të pranonte, nëse PS do ta kandidonte për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, tha se kjo është një çështje e partive politike. Lleshaj theksoi se në rast se propozohet si emër si kandidat për deputet, do ta vlerësojë situatën dhe më pas do të vendosë. “Nuk e kam projektuar vetë rrugëtimin tim politik e ushtarak. Gjithë karriera ime nuk është projektuar, por është rezultat i rrethanave të caktuara, kur jam thirrur që të bëj një shërbim. Sigurisht kandidimi për…
Lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare nuk mërzitet kur është në pyetje masiviteti në protestat e organizuara nga partia që ai drejton. – Advertisment – Siç tha në emisionin e mbrëmshëm “200” në Alsat M, përshtypja e përgjithshme e qytetarëve është se në vend nuk jetohet më mirë dhe se në vend të përparimit shënohet kthim mbrapa. Nëse në ato protesta që i kemi organizuar janë bashkëngjitur , 10, 500, 5000 ose 50 mijë njerëz, kjo aspak nuk na brengos, e as që duhet ta brengos pushtetin, sepse pakënaqësia është e madhe. Ndërsa si do kulminojë ajo, do të shohin kur të…
Dy trupa të pa jetë janë gjetur mbrëmjen e së martës në Prizren, të cilët dyshohet se janë vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se dy viktimat kanë lidhje familjare, janë babë e bijë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala. “Jemi të njoftuar nga vendi i ngjarjes rreth orës 19:00, janë dy viktima që dyshohet se janë vrarë nga arma e zjarrit, dyshohet se njëri nga ta është zyrtarë policor dhe se të dy kanë lidhje familjare, janë babë e bijë. Të tjera detaje nuk dihen ende, por njësitet e…
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka thënë se buxheti i shtetit po shkon për PPP-të. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, kreu i shtetit shkruan se duhet të shkurtohen pagesat për koncesionet e qeverisë, pasi po jepen shumë para në këtë lloj forme. Postimi i presidentit Ilir Meta Do RRITEN gati me DY HERË pagesat për PPP-të me mbështetje buxhetore, nga 7.9 MILIARD LEKË në vitin 2020, në 14.5 MILIARD LEKË në vitin 2021. TË SHKURTOHEN pagesat për PPP-të dhe TË SHTOHEN fondet për GRUPET më TË PREKURA nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2 902 testime për koronavirus dhe prej tyre 881 kanë rezultaur pozitivë, ose 30 per qind e testeve të kryera. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 22 pacientë te diagnostikuar me COVID, ndërsa jano shëruar 806 persona. – Advertisment –
Dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe janë gjetur në Firenze të Italisë. Ata janë gjendur në aksin Firence -Pisa-Livorno, pranë burgut të Solliçianos. Autoritetet italiane kanë dyshime se trupat mund t’i përkasin një çifti shqiptarësh nga Vlora, që janë zhdukur që prej vitit 2015. Shpëtim dhe Teuta Pasho, shkonin çdo tre muaj në Vlorë, ktheheshin në Itali. Ata shkuan në 2015 për disa kontrolle mjekësore. Më 1 nëntor, Teuta ka folur me motrën, por më 2 nëntor, ata s’u përgjigjën më në telefon. Raportohet se ata kanë pasur debate me të dashurën e djalit, por s’kanë…
Ky është Anton Keli, 51-vjeçari që u qëllua sot ndërsa ndodhej në automjetin e tij ‘taxi’ dhe humbi jetën në spital. Ai punonte si taksist dhe është rreth orës 17:40 të ditës së sotme është qëlluar në mjetin e tij nga autorët shumë pranë banesës. Ndonëse vetë nuk figuron me precedentë penalë, viktima është i afërm i Armando Gjinit, i vrarë më 12 gusht 2019 në një atentat në qendër të Rrëshenit, në prani të gruas dhe djalit. Armando Gjini ishte pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”. Kujtojmë se vëllait të Armando…

